Libri i dytë i Samuelit

Mbreti David është figura e madhe e këtij libri; duke ecur në Dritë ai paraqet një simbol të pasur të Mesias Mbret. Pjesa e parë e librit tregon fitoret që shoqëruan jetën e tij të besimit dhe konfliktit; pjesa e dytë shtjellon mundjet që vuajti kur e kishte joshur begatia në shtegun e besimit dhe hapi dyert e vullnetit të vet.George Williams
Për hyrje shikoni Librin e Parë të Samuelit

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. NGRITJA E DAVIDIT NË PUSHTET (kapitujt 1-10)
A. Vajtimi për Saulin dhe Jonathanin (kapitulli 1)
B. Kurorëzimi si mbret i Judës (2:1-7)
C. Konflikti me shtëpinë e Saulit (2:8-4:12)
D. Kurorëzimi si mbret mbi tërë Izraelin (kapitulli 5)
E. Dërgimi i arkës në Jerusalem (kapitulli 6)
F. Besëlidhja e Perëndisë me Davidin (kapitulli 7)
G. Shpartallimi i armiqve të Izraelit (kapitulli 8)
H. Dashamirësia treguar ndaj Mefiboshethit (kapitulli 9)
I. Pushtimet e mëtejshme (kapitulli 10)
II. RËNIA E DAVIDIT (kapitujt 11,12)
A. Krimet kundër Bath-Shebës dhe Uriahut (kapitulli 11)
B. Rrëfimi ndaj Zotit (kapitulli 12)
III. PROBLEMET E DAVIDIT (kapitujt 13-20)
A. Përdhunimi i Tamarës nga Amnoni (13:1-19)
B. Hakmarrja e Absalomit ndaj Amnonit dhe lufta e tij (13:20-39)
C. Kthimi i Absalomit në Jerusalem (kapitulli 14)
D. Revolta e Absalomit dhe lufta e Davidit (15:1-18)
E. Miqtë dhe armiqtë e Davidit (15:19-16:14)
F. Këshilltarët e Absalomit (16:15-17:23)
G. Vdekja e Absalomit dhe vajtimi i Davidit (17:24-19:8)
H. Kthimi i Davidit nga mërgimi (19:9-43)
I. Rebelimi dhe vdekja e Shebës (kapitulli 20)
IV. SHTOJCË
A. Zia e bukës dhe përfundimi i saj (kapitulli 21)
B. Psalmi falënderues i Davidit (kapitulli 22)
C. Njerëzit e mëdhenj të Davidit (kapitulli 23)
D. Regjistrimi i Davidit dhe pasojat e tij (kapitulli 24)