Lidhja e parëndësishme e islamit me Jerusalemin

Lidhja e parëndësishme e islamit me Jerusalemin [Fragment]

Pavarësisht 1,300 viteve të sundimi arab mysliman, Jerusalemi nuk ka qenë kurrë kryeqyteti i një entiteti arab. Çuditërisht, Besëlidhja Kombëtare e OÇP-së (Organizata për Çlirimin e Palestinës), e shkruar më 1964, nuk e përmend kurrë Jerusalemin. Vetëm pasi Izraeli rifitoi kontrollin e tërë qytetit kemi një “azhurnim” të Besëlidhjes së OÇP-së për të përfshirë Jerusalemin. Muhamedi, i cili themeloi islamin më 622 p.K., lindi dhe u rrit në Arabinë Saudite siç është sot, ai nuk shkeli këmbë kurrë në Jerusalem.

Lidhja e tij me qytetin u bë disa vjet mbas vdekjes së tij pasi u ndërtuan faltorja e Shkëmbit (Dome of the Rock) dhe xhamia al-Aksa më 688 dhe 691, përkatësisht, ndërtimi i të cilave u shpua nga konkurrenca politike dhe fetare. Më 683 p.K., Kalifi Omar (ose pasuesi i Muhamedit) dhe ushtritë e tij pushtuese morën Jerusalemin nga Perandoria Bizantine. Një arsye përse ata donin të ngrinin një strukturë të shenjtë në Jerusalem ishte për të shpallur epërsinë e islamit mbi krishterimin dhe faltoren e tij më të rëndësishme, Kishën e Varrit të Shenjtë.

Më e rëndësishme ishte beteja për pushtet brenda vetë islamit. Kalifët Umayyad me bazë në Damask që kontrollonin Jerusalemin donin të caktonin një vend të shenjtë alternativ nëse rivalët e tyre do të bllokonin hyrjen për në Mekë. Kjo ishte e rëndësishme, pasi Haxhi ose pelegrinazhi në Mekë ishte (dhe mbetet sot) një nga të Pesë Shtyllat e islamit. Si rrjedhim, ata ndërtuan atë që u bë e njohur si faltorja e Shkëmbit si dhe xhamia aty pranë.

Për të rritur prestigjin e “Mekës zëvendësuese”, xhamia e Jerusalemit u quajt “al-Aksa”. Do të thoshte “xhamia më e largët” në arabisht, pro ka nënkuptime shumë më të mëdha, pasi është e njëjta frazë e përdorur në një pjesë kyç në Kuran me titull “Udhëtimi i natës”. Në atë pjesë, Muhamedi arrin në “al-Aksa” i hipur mbi një kalë me krahë, i shoqëruar nga kryeengjëlli Gabriel, prej andej ata ngjiten në qiell për një takim hyjnor me Allahun, paskëtaj Muhamedi kthehet në Mekë. Duke e quajtur xhaminë e Jerusalemit “al-Aksa” ishte një përpjekje për të thënë që faltorja e Shkëmbit ishte pikërisht vendi nga ku Muhamedi u ngjit në qiell, duke e lidhur kështu Jerusalemin me zbritjen ose zbulesën hyjnore të besimit islamik. Megjithëkëtë, problemi është që Muhamedi vdiq në vitin 632, pothuaj 50 vjet para se të përfundohej ndërtimi i parë i Xhamisë “al-Aksa”.

Vërtet, rëndësia e Jerusalemit në botën islamike bëhet e dukshme vetëm kur jo-myslimanët (duke përfshirë kryqtarët, britanikët dhe judenjtë) kontrollojnë ose pushtojnë qytetin. Vetëm në ato kohë të historisë e kanë pretenduar drejtuesit islamikë Jerusalemin si qytetin e tretë më të shenjtë mbas Mekës dhe Medinës. Po ky ishte rasti edhe më 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor të kontrolluar nga Jordania (dhe Qytetin e Vjetër) gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve 1967.

(Hertz, "Islam’s Tenuous Connection to Jerusalem," March 28, 2012, http://www.thejerusalemconnection.us/blog/2012/03/28/islams-tenuous-connection-to-jerusalem.html).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *