Pasuria e të pabesit

[Kur] Reverendi Ike ndërroi jetë [ai] e la mbrapa tërë pasurinë e tij, por sigurisht që e diti se si ta mblidhte dhe ta gëzonte atë ndërsa ishte këtu. Shërbesa e tij e ndezur [pompoze] u paraqit në vitet ’60 dhe u përhap në mesin e viteve ’70 dhe qëllimi ishte – paraja.

Më 1956, ai shpiku “Planin e Bekimit”. Plani: Jepjani atë që keni mundësi Reverendit Ike dhe kjo do t’ju kthehet – me interes – atyre që zotërojnë besim të mjaftueshëm. “Premtoni të paktën 100$!” “Merreni borxh nëse është e domosdoshme. Njerëzit marrin borxh për doktorin dhe avokatin dhe kursejnë për shërbimin e funeralit, por ata e zhvatin Perëndinë! MOS LEJONI QË KY TË JENI JU! Dërgoni një ofertë shtesë. Dhe besoni për bekime SHTESË”. Për t’ua bërë më të lehtë atyre që e hëngrën skemën e tij piramidale, Ike kishte një plan pagesash të rregullta, qoftë mujore ose javore.

Ne duhet të japim nderim atje ku duhet. Oral Robertsi njihet si ai që filloi lëvizjen e farës së besimit (që njihet si mësimi i prosperitetit). Robertsi në librin e tij, “Një udhëzues i përditshëm i mrekullive”, regjistron se si 3 Gjonit 1:2 u përdor për të ndryshuar të gjithë perspektivën e tij për jetën. Benny Hinn e atribuon Robertsin për këtë mësim: “Kjo ndryshoi të gjithë pikëpamjen time për dhënien dhe marrjen, për mbjelljen dhe korrjen”. Të tjerë që përqendrohen te predikimi i pasurisë ndjejnë të njëjtën gjë.

Doktrina e “transferimit të pasurisë” u krijua në Amerikën e pasur. Kjo doktrinë tinëzare u bë një virus që filloi me Oral Robertsin (fara e besimit) dhe u fut në kishën nga Avanzini, Murdock, Copeland dhe apostuj të tjerë të prosperitetit. Na është thënë për një transfertë për vite me radhë dhe më në fund tani po ndodh. Një transferim i pasurisë që fillimisht shkoi nga njerëzit te mësuesit e prosperitetit ka ndodhur dhe nga njerëzit te qeveria. Ata premtuan për vite me radhë që kjo do të ndodhë dhe tani po ndodh përfundimisht.

Perëndia filloi të me jepte mua atë zbulesë që pasuria e të pabesit ishte grumbulluar për të drejtin, pasuria e të pabesit ishte grumbulluar për të drejtin” (John Avanzini 1996 TBN Telethon).

Nuk keni pse të shqetësoheni për të parë në Biblën tuaj, por thjesht do të doja të shkruanit Isaia 60:11 – “Portat e tua do të jenë gjithnjë të hapura, nuk do të mbyllen as ditën as natën, që të mund të futin te ti pasurinë e kombeve” (Peter Wagner, “Konferenca profetike ‘Ngrihu’”, Gateway Church, San Jose, CA, 10/10/2004).

Cindy Jacobs, “Unë do të derdh madje vajosjen për pasurinë e mëkatarit që është grumbulluar për të drejtin” (A Word To South Louisiana, 4 qershor, 1998).

Benny Hinn: “Të pabesët janë duke mbledhur fondet dhe më pëlqen mënyra se si mëson John [Avanzini] për këtë. Ai është më i miri që na tregon se si të marrim pasurinë e të pabesit. Oh, më pëlqen!” (Praise-a-Thon, TBN, 6 nëntor, 1990).

Pasuria e të pabesit është mbledhur për të drejtin”, u predikojnë mësuesit e prosperitetit të tjerëve për ta rrokur [zotëruar] atë. Në fakt, ky shkrim [nga Bibla] është një proverbë, jo një premtim për ta shndërruar në doktrinë për të krishterët. “Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin”. Këtu nuk kemi një transferim të ditëve të fundit të pasurisë siç mburren ata, por në kontekst kemi një nxitje për të qenë të mençur me përdorimin e kohës sonë dhe duke thënë që njeriu i drejtë ia kalon pasurinë e tij një mëkatari, pavarësisht se sa shumë ka vënë mënjanë, pasuria e tij përfundon për ata që do të veprojnë drejt më atë.

Fryma e Shenjtë e fundos lakminë, nuk e promovon atë. I riu pasanik shkoi te Jezusi dhe Jezusi iu përgjigj duke i thënë t’ia jepte të gjithë pasurinë Atij dhe shërbesës së Tij dhe ta ndiqte Atë! Jo, Jezusi i tha atij t’ia jepte pasurinë TË VARFËRVE dhe ta ndiqte […] Jezusi e pa problemin se ata që kanë shumë para e kanë të vështirë t’i heqin duart nga ajo, ajo të pengon për të qenë besnik, pasi i prish ose korrupton synimet e dikujt. “Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim. Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje” (1 Tim. 6:9-10).

http://letusreason.org/WF49.htm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *