Puthadorë për lajkatarë

Pavarësisht nga ky plan dhe qëllim i qartë i shpengimit hyjnor që shtrihet përmes Shkrimit, sot ka shumë autorë të krishterësh deklarues që e trajtojnë fenë izraelite sikur të ishte një zhvillim krejt natyror. Ata zgjedhin me kujdes çdo rast të një vëzhgimi besëtytnor ose të një largimi nga ligji ose të një mosbindje ndaj urdhërimeve hyjnore, sikur këto të përfaqësonin fenë e vërtetë të Izraelit të lashtë. Ata i copëtojnë librat dhe i falsifikojnë dokumentet dhe e ndryshojnë tekstin dhe e shtrembërojnë kuptimin, për t’iu përshtatur pikëpamjes së prishur të imagjinatës së tyre. Ata duket se mendojnë që e dinë më mirë se si duhet të ketë qenë Shkrimi, më mirë se profetët dhe apostujt dhe madje se Zoti Vetë! Ata na thonë se kur duhet të jenë bërë zbulimet dhe sa dhe ku u janë dhënë dhe se çfarë duhet të ketë qenë përmbajtja e tyre, sikur ata të dinë më shumë për këto çështje se Perëndia Vetë.

Përfytyroni një njeri duke shkruar historinë e një mijë e tetëqind vjetëve të fundit dhe të mohojë se Dhiata e Re ka qenë në ekzistencë gjatë gjithë kësaj kohe, të mohojë se kisha e krishterë me të gjitha doktrinat e saj shpëtuese dhe organizmat dashamirës dhe sistemin social mirëbërës që kanë rrjedhur nga Dhiata e Re, pra, të mohojë se ka qenë aktive dhe, në një kuptim, triumfuese për të paktën një mijë e pesëqind vjet, thjesht sepse ai mund të zgjedhë mijëra shembuj të zakoneve besëtytnore dhe veprimeve djallëzore dhe fjalëve jofetare dhe agnostikë të përbetuar dhe ateistë që e sfidojnë qiellin, që kanë turpëruar faqet e historisë gjatë kësaj kohe!

Le të mos bëhemi puthadorë për brumbuj dhe krimba toke [lajkatarë] të besimeve pothuaj të harruar që mbase mund të zbulohen nën gurët dhe shtresën e poshtme të Dhiatës së vjetër, ndërsa vjollcat dhe zambakët e luginës së një besimi të ëmbël dhe modest çelin në çdo faqe dhe çdo orakull të zbuluar brenda Fjalës së Perëndisë, e mbushur me këngë të ngazëllyera të gëzimit të përjetshëm. Feja e vërtetë e Izraelit erdhi nga Perëndia e stolisur me rrobat e bukura të drejtësisë dhe jetës. Ne nuk mund ta zëvendësojmë këtë veshje të bërë në qiell me një rrobë të fabrikimit njerëzor, sado e stërholluar të jetë.

(Robert Dick Wilson, Ph.D., D.D., «A është kritika e lartë prej dijetari?», Botuar fillimisht më 1992).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *