Supozimi i numrit të jashtëtokësorëve

Astronomët përcaktojnë numrin e jashtëtokësorëve [Fragment]

ne-kerkim-te-jashtetokesoreveDeri në 37.000 qytetërime jashtëtokësore mund të ekzistojnë brenda galaktikës sonë, sipas studimit të ri të botuar në «Revista ndërkombëtare e astrobiologjisë». Duke përdorur një stimulim me kompjuter të një galaktike të ngjashme me tonën, të kombinuar me informata statistikore mbi planete ekstra-diellore që janë zbuluar deri tani, shkencëtarët besojnë se është e mundur teorikisht që ka shumë planetë të tjerë në univers, të aftë për të mbështetur jetë. Studiuesi Dunkan Forgani (Duncan Forgan) nga «Universiteti i Edinburgut», beson se mund të ekzistojnë nga 361 deri në 37.964 qytetërime inteligjente në Rrugën e Qumështit, duke përdorur të dhëna të nxjerra nga një model me kompjuter të galaktikës.

I pari supozoi se është e vështirë të formohet jeta, por e lehtë që ajo të evoluojë dhe sugjeroi se ishin 361 qytetërime inteligjente në këtë galaktikë. Një skenar i dytë supozoi se jeta ishte formuar lehtësisht, por që luftoi për të zhvilluar inteligjencën. Me këto kushte, u llogaritën se ekziston 31.513 forma të tjera të jetës. Skenari i fundit ekzaminoi mundësinë se jeta mund të ketë kaluar nga një planet në një tjetër gjatë një përplasjeje asteroidi – një teori popullore se si erdhi jeta këtu në Tokë. Kjo metodë tha një rezultat prej rreth 37.964 qytetërime inteligjente në ekzistencë.

(http://news.bbc.co.uk/go/pr/fr/-/2/hi/science/nature/7870562.stm).

Sigurisht, modeli u krijua duke përdorur disa supozime kryesore, ku asnjë nuk është faktuar i vërtetë. Supozimi i parë është se planeti Tokë nuk është unik në univers. Shumica e planetëve ekstra-diellorë janë zbuluar përmes metodave të tërthorta, si zbulimi i një “luhatje” në orbitën e një ylli ose zbehjen periodike të dritës së një ylli, ndërsa masa kalon përmes tij dhe Tokës. Por deri tani nuk është gjetur asnjë planet ekstra-diellor që të jetë vërtet në gjendje për të mbështetur jetë. Supozimi i dytë është se jeta është në gjendje të prodhohet vetvetiu nga lënda jo e gjallë. Kjo është vërtetuar e pamundur shkencërisht. Ligji i biogjenezës thotë se jeta mund të vijë vetëm nga jeta. Por evolucionistët duhet të supozojnë se kjo e çarë jo vetëm që ishte e lidhur në të kaluarën, por që ajo vazhdon të lidhet edhe në të tashmen. Supozimi i tretë është se jeta evoluoi në planetin Tokë, më pas ajo duhet të ketë evoluar diku tjetër. Është llogaritur se mundësia që një molekulë e vetme proteine të lindë rastësisht është e njëjtë sikur do të kishim sistemin diellor të mbushur me të verbër të cilët përpiqen të gjithë për të zgjidhur kubin Rubik në të njëjtën kohë. Probabiliteti është kaq i ulët, që është konsideruar një pamundësi matematikore. Studiuesi vazhdon të thotë se edhe nëse do të kishte qytetërime të përparuara aliene të ngjashme me njerëzimin, kontakti me ata do të jetë i pamundur praktikisht. Distancat e përfshira janë thjesht tepër të mëdha, madje edhe përmes komunikimit me radio. Dhe kjo do të thotë të supozojmë që ne mund të komunikojmë me ata me një mënyrë që këto forma jashtëtokësore të jetës ta kuptojnë dhe që ato do të jenë krijesa mirëdashëse me të cilat mund të diskutohet.

http://www.prophecynews.co.uk/content/view/1121/1/

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Siç ka shkruar Dejvi në buletinin e prillit të vitit 1995: «Shumë gënjeshtra mashtruese nguliten në mendjet e të rinjve të sotëm përmes shkollës, literaturës, filmave dhe televizionit. Qarkullojnë mashtrime popullore që mohojnë Perëndinë dhe ungjillin e Jezus Krishtit. Dy konsiderohen të cilat janë pranuar gjerësisht: 1) evolucioni (që mësohet si fakt në shkollat publike); dhe pasoja e tij e pashmangshme, 2) ekzistenca e jetës inteligjente në planetë të tjerë. Nëse jeta evoluoi rastësisht në tokë, atëherë përse jo diku tjetër Mundësia që qenie të tjera të zotërojnë një shkencë dhe teknologji më të përparuar se tona është tejet emocionuese për njerëzimit: ne nuk jemi vetëm në këtë univers!»

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *