5 të vërteta ungjilli për fëmijët

krishterimi.al Çiftet & Prindërimi

Një mënyrë për t’u mësuar fëmijëve rëndësinë e ungjillit është përmes theksimit të vargjeve qendrore të ungjillit – kjo mund të bëhet përmes mësimit përmendsh të Shkrimit ose thjesht duke studiuar bashkë si një familje vargje kyç.

Fjala ungjill do të thotë “lajm i mirë”. Secili prej 4 librave të ungjijve fillon me frazën “ungjilli sipas…” (Mateu, Marku, Luka & Gjoni) dhe pastaj libri na tregon për lajmin e mirë të Jezusit.

Më poshtë jepen disa vargje, si për të filluar, që fokusohen te lajmi i mirë i shpëtimit:

Përkufizimi i mesazhit të ungjillit – Lexo 1 Korintasve 15:3-5 dhe kushtoji vëmendje katër foljeve kyç (vdiq, u varros, u ringjall, u shfaq). E thënë thjesht, mesazhi shpëtues i ungjillit = Krishti vdiq për mëkatet tona dhe u ngrit prej së vdekurish.

Ndarja e ungjillit me një varg – Përdor Gjonin 3:16 për të ndarë ungjillin duke u përqendruar mbi tre gjëra: (1) dashuria e Perëndisë, (2) dhurata e Perëndisë dhe (3) oferta e shpëtimit prej Perëndisë.

Duke folur për qëllimin e ardhjes së Jezusit në tokë – Lexo Markun 10:45 dhe diskuto se si Jezusi erdhi për ta dhënë jetën e tij si një çmim (“pagesa e plotë për mëkatin tonë”).

Duke kujtuar dashurinë e Perëndisë për ne – Lexo Romakëve 5:8 dhe shiko se si Krishti vdiq për ne kur ishim thellë në mëkate. Inkurajohuni që dashuria e Perëndisë për ne nuk ka të bëjë fare me meritën tonë, për sa i përket jetës së përjetshme. Ne nuk e fitojmë favorin e Tij; Ai na e jep atë falas.

Duke reflektuar mbi shpresën e ungjillit – Lexo vargje si Romakëve 8:1 dhe 1 Pjetrit 1:3. Reflektoni se si nuk ka më asnjë dënim për besimtarët, pasi ne jemi lindur sërish për një shpresë të gjallë.

Shpërndaje këtë