Përse është e rëndësishme që t’i bindemi Perëndisë?

krishterimi.al Fëmijët

emaPërse është e rëndësishme që t’i bindemi Perëndisë?

Ja përgjigjja:

Perëndia na krijoi për t’iu bindur Atij!

Kur ne nuk i bindemi Perëndisë, ne bëjmë diçka për të cilën nuk jemi krijuar që ta bëjmë. Mendo për biçikletën tënde. Kur e nget në rrugë ose në park, ajo punon mirë. Por nëse do të provoje ta ngisje biçikletën në ujë, ajo nuk të ecte! Do të fundoseshe deri në fund, sepse biçikleta nuk është krijuar për të punuar në ujë. Perëndia të krijoi për t’iu bindur Atij. Ai e di se çfarë duhet dhe se çfarë të bën të lumtur, prandaj edhe Ai të krijoi për t’iu bindur Atij.

jonasiNe mësojmë t’i bindemi Perëndisë duke lexuar Biblën. Ajo na tregon për Perëndinë dhe se çfarë dëshiron Ai që ne të bëjmë. Njëra nga mënyrat që ne mund t’i bindemi Perëndisë gjendet në Mateu 22:37-39: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me tërë zemrën tënde dhe me tërë shpirtin tënd. Duaje atë me tërë mendjen tënde…. Duaje të afërmin tënd si ç e do veten”. Kur e duam Perëndinë dhe njerëzit e tjerë, ne i bindemi Perëndisë. Dhe e di çfarë? T’i bindemi Perëndisë është mënyra më e mirë për të treguar se e duam Atë!

Perëndia na do më shumë se kushdo tjetër. Ai dëshiron atë që është më e mira për ne. Ja përse është e rëndësishme që t’i bindemi Atij.

e-verteta-e-biblesE vërteta e Biblës

“Të bekuar janë të gjithë ata që kanë respekt për Zotin. Ata jetojnë siç dëshiron Ai të jetojnë” (Psalmi 128:1).

“Ne e dimë se e kemi njohur Perëndinë nëse i bindemi urdhërimit të tij” (1 Gjonit 2:3).

Shpërndaje këtë