Unë jam bërë i krishterë! Po tani çfarë duhet të bëj?

krishterimi.al Fëmijët

ema.pngUnë jam bërë i krishterë! Po tani çfarë duhet të bëj?

Ja përgjigjja:

Mirë se vjen në familjen e Perëndisë!

Kur pranove dhuratën e shpëtimit të Perëndisë, ti u bëre një fëmijë ose një vajzë e Perëndisë. Mos u shqetëso – ti je akoma pjesë e familjes tënde këtu mbi tokë. Por kur besove në Jezusin, ti iu bashkove edhe një familje të dytë, një familje qiellore.

Bibla mëson se kur besove në Zotin Jezus Krisht për jetën e përjetshme, ti u bëre një krijesë e re! Atëherë, çfarë duhet të bësh tani? Si ta fillosh ta jetosh jetën për Jezusin?

jonasiTregoji dikujt. Kur ke lajme të mira, është normale që t’ia tregosh dikujt! Mendo për t’ia treguar këtë prindërve ose mësuesve të takimit të fëmijëve të kishës, nëse frekuenton takimet e fëmijëve të kishës.

Gjej një vendtakim të besimtarëve (nëse nuk je akoma pjesë e shokëve të krishterë). Zakonisht njerëzit e quajnë këtë vend një kishë. Në të vërtetë, kisha nuk është një godinë. Ajo është një grup njerëzish që e duan Jezusin. Këta njerëz do të të ndihmojnë të mësosh më shumë për Perëndinë dhe se si të jetosh jetën e re në Krishtin.

Njihe më mirë Perëndinë duke lexuar Biblën dhe duke u lutur. Ti mund të flasësh me Perëndinë për çdo gjë! Të lexosh Biblën është si të lexosh atë librin e udhëzimeve për jetën. Kur merr një lodër të re, udhëzimet të mësojnë se si t’i bashkosh pjesët dhe se si ajo punon. Fjalët e Biblës janë udhëzimet e Perëndisë për jetën tënde. Ajo të thotë se si të jetosh.

Gjej shokë dhe shoqe që e duan Jezusin gjithashtu. Miqtë e krishterë mund të të ndihmojnë dhe të të inkurajojnë. Kjo nuk do të thotë që do t’i largosh të gjithë miqtë që nuk e njohin Jezusin. Tregoju atyre për Jezusin dhe le ta dinë ata se do t’i thuash “jo” nëse ata duan që ti të bësh gjëra të gabuara.

Si një fëmijë ose vajzë e Perëndisë, ti do të kesh pyetje. Kthehu prapë këtu dhe na bëj çfarëdo pyetje që ke për jetën e re me Perëndinë. Të bësh pyetje është një mënyrë e mirë për të mësuar dhe për t’u rritur.

e-verteta-e-biblesE vërteta e Biblës

“Sa e madhe është dashuria që Ati na ka dhënë falas! Tani ne mund të quhemi fëmijë të Perëndisë. Dhe kjo është ajo që jemi në të vërtetë!” (1 Gjonit 3:1)

“Kushdo që beson në Krishtin është një krijesë e re. E vjetra ka ikur! E reja ka ardhur!” (2 Korintasve 5:17).

Shpërndaje këtë