Kërko ta njohësh Atë

«Le të kërkojmë ta njohim Atë te Fjala. Është te Fjala që ne do të gjejmë Frymën e Shenjtë. Mos lexo shumë gjëra të tjera. Disa nga ju do të thonë: “Shiko kush po flet!” Po, mirë, vazhdo dhe thuaje atë, mua nuk më prish punë; por unë jam duke lexuar gjithnjë e më pak gjëra ndërsa plakem, jo sepse po më humbet interesimi për këtë botë të madhe, të vjetër, që vuan, por sepse jam duke e shtuar interesimin në atë botën tjetër lart. Pra, po them, mos u përpiq të dish gjithçka. Nuk mundesh. Gjeje atë në Fjalën, pasi Fryma e Shenjtë e shkroi këtë libër. Ai e frymëzoi atë dhe Ai do të zbulohet në faqet e tij».

–A.W. Tozer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *