4 parime për t’i ndihmuar besimtarët e rinj të rriten

Kur apostulli Pal e la Thesalonikin, ai nuk i braktisi besimtarët e rinj, por u dërgoi Timoteun për t’i ndërtuar dhe inkurajuar ata në besim (1 Thesalonikasve 3:2). Kur njerëz i besojnë Krishtit, mos i lini ata vetëm! Besimtarët e rinj që e fillojnë jetën e krishterë janë në një pikë kritike. Lënia mbrapa e jetës së vjetër nuk është lehtë. Ndonëse Fryma e Shenjtë siguron fuqinë për të jetuar me fitore, mënyrat e vjetra, zakonet e vjetra dhe tundimet e vjetra janë prapë aty. Ata kanë nevojë për besimtarë të pjekur për të ecur pranë tyre, ndërsa bëjnë hapat e parë drejt rrugës së pjekurisë.

Më poshtë jepen katër parime për t’i ndihmuar besimtarët e rinj me rritjen e tyre fillestare. Ato përfshijnë një përkushtim tepër real, por rezultatet janë të përjetshme.

  1. Një përkushtim ndaj hirit—Mbani një qëndrim të hirshëm ndaj besimtarëve të rinj, që kupton se ku janë ata dhe se për çfarë kanë nevojë.
  • Besimtarët e rinj kanë nevojë për vëmendje prindërore. Pali i konsideroi besimtarët e rinj si të vetët, jo thjesht si fëmijë të Perëndisë. Ky qëndrim e ndihmoi atë të shfaqte hir të bollshëm.
  • Besimtarët e rinj kanë nevojë për një marrëdhënie më tepër se materiale. Ekzistojnë materiale të shkëlqyera për besimtarët e rinj, por burimi më i efektshëm vazhdon të jetë një mik. Ata kanë nevojë për t’i ndihmuar me shumë prej hapave të parë e të thjeshtë.
  • Besimtarët e rinj kanë nevojë për fleksibilitet. Fëmijët rriten me ritme të ndryshme. Pali përçoi në 1 Thesalonikasve 2:11 që ai kishte “këshilluar, ngushëlluar dhe i ishte përbetuar” atyre gjatë procesit të rritjes frymërore. Rrethana, nevoja dhe personalitete të ndryshme kërkojnë që ne të jemi fleksibël në metodën tonë të dishepullimit.
  1. Një përkushtim i kohës dhe i punës së madhe—Të ecësh me besimtarët e rinj në hapat e tyre të parë të rritjes frymërore kërkon kohë dhe shumë punë. Si një minimum, besimtarët e rinj kanë nevojë për dishepullim minimumi një herë në javë për tetë javë. Tetë javët e para janë ndonjëherë koha kur të kthyerit e rinj përballen me përshatjet më domethënëse, me tundimet më të forta dhe dyshimet më të mëdha. Prania e një vëllai ose motre në Krishtin që takohet me ata përbën një ndryshim të dukshëm.
  1. Një përkushtim ndaj pjekurisë—Qëllimi nuk duhet të jetë thjesht që t’i sjellim ata në takimet e kishës, por që besimtarët e rinj të bëhen si Jezus Krishti, të pjekur në qëndrimet dhe veprimet e tyre; t’i shërbejnë Krishtit dhe që t’i ndihmojnë të tjerët ta njohin Atë dhe të rriten në Të (shiko Kolosianëve 1:28-29).
  2. Një përkushtim ndaj përkujdesjes—Përkujdesja dhe interesimi që Pali kishte për besimtarët e rinj u bë e dukshme në mënyrën se si ai e ndau vetë jetën e tij me ata. Kur i ndjek me dishepullim besimtarët e rinj, ata janë më pak të interesuar me atë që ti di dhe më shumë të interesuar me atë se sa përkujdesje tregon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *