Shkencëtarët zbulojnë hallkë munguese të evoluimit

Shkencëtarët zbulojnë hallkë munguese të evoluimit [Fragment]

Shkencëtarët kanë zbuluar një skelet të fosilizuar 47 milion vjet të vjetër të një majmuni, që është pritur si hallka munguese në evoluimin njerëzor.

Kërkimi për një lidhje të drejtpërdrejtë midis njerëzve dhe pjesës tjetër të mbretërisë së kafshëve ka kërkuar 200 vjet – por sot u paraqit para botës në konferencën e një lajmi special në Nju Jork.

Zbulimi i “majmunit lemur” 95% të plotë – që i është vënë nofka Ida – është përshkruar nga ekspertët si “mrekullia e tetë e botës”.

Ata thonë se ndikimi i tij në botën e panteologjisë do të jetë “disi i ngjashëm me rënien e një asteroidi mbi tokë”.

Studiuesit thonë se dëshmia e kësaj specieje kalimtare konfirmon përfundimisht teorinë e evolucionit të Çarls Darvinit dhe idetë radikale dhe të çuditshme në atë kohë që ai nxori gjatë kohës në bordin e Bigëll (ang. Beagle).

Sër David Attenborought tha që Darvini “do të ishte emocionuar” po të kishte para këtë fosil – dhe thotë që ai na tregon se kush jemi dhe se nga kemi ardhur.

Kur [shkencëtari drejtues] pa për herë të parë […] “fosilin më të bukur në mbarë botën” – atë nuk e zuri gjumi për dy ditë.

(Alex Watts, “Shkencëtarët zbulojnë hallkë munguese të evoluimit”, Sky News Online, UK, e martë, 19 maj, 2009).

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Dikush shumë lehtë e humbet numërimin e kushedi sa rasteve që janë zbuluar “hallka munguese”, vetëm për t’ju treguar që na ishte një primat më shumë pa asnjë lidhje me njerëzimin. Është udhëzuese se ajo që është thënë në këtë artikull zbulon pandershmërinë e pohimeve të mëparshme. Për shembull, “ dëshmia e kësaj specie kalimtare konfirmon përfundimisht teorinë e evolucionit të Çarls Darvinit dhe idetë radikale dhe të çuditshme në atë kohë që ai nxori gjatë kohës në bordin e Bigëll”. Mirëpo, sa evolucionistë përsëritin mantrën “evolucioni është një fakt i vërtetuar!” Është e qartë se nuk është. Kjo është ajo që ata po pranojnë.

Prapëseprapë ngelet të shohim se çfarë do të diskreditojë përfundimisht ky “zbulim”, një zbulim që pret të pësojë atë që tingëllon si entuziazëm fetar, duke gjykuar nga komentet e shkencëtarit drejtues. Kur ai pa “fosilin më të bukur në mbarë botën”, ai ishte kaq i ngazëllyer që “atë nuk e zuri gjumi për dy ditë”].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *