Isaku (Zanafilla 25:19 – 26:35)


1. Familja e Isakut (Zanafilla 25:19-34)

25:19-26 Përreth njëzet vjet pas martesës së saj, Rebeka […] ishte shterpë. Pastaj, në përgjigje të lutjes së Isakut, ajo u ngjiz. Beteja e dy bijve në barkun e saj e shqetësoi derisa iu tha se bijtë e saj do të bëheshin krerët e dy kombeve rivale (Izraelit dhe Edomit). I parëlinduri mori emrin Esau (leshtor). Tjetri Jakob (zëvendësues). Edhe gjatë lindjes Jakobi u përpoq të fitonte përparësi mbi vëllanë e tij duke i kapur thembrën e këmbës së Esaut! Isaku ishte gjashtëdhjetë vjeç [jo «shtatëdhjetë» vjeç siç thotë gabimisht në version Diodati i Ri] kur lindën binjakët e tij.

25:27,28 Ndërsa dy fëmijët u rritën Esau flinte jashtë dhe u bë një gjahtar i sprovuar. Jakobi nga ana tjetër ishte një tip i qetë, rreth shtëpisë, që jetonte në çadra. Isaku e donte Esaun më tepër, por Rebeka nga ana e saj donte Jakobin. Mbase ai ishte një «çun mamaje».

25:29-34 Si i parëlindur Esau kishte të drejtën e pjesës së dyfishtë të pasurive të të atit – pra, dyfishin e asaj që mund të trashëgonin bijtë e tjerë. Ai gjithashtu u bë kreu i fisit apo i familjes. Kjo njihet si parëbirni. Në rastin e Esaut do të kishte përfshirë edhe të drejtën e paraardhjes së Mesias. Një ditë, ndërsa Esau po kthehej nga gjuetia, pa Jakobin duke gatuar supë me thjerrëza. Ai kërkoi nga ajo supë e kuqe me aq përgjërim, saqë mori nofkën «Kuqo» (Edom) dhe i ngeli atij dhe pasardhësve të tij, edomitëve. Kur Jakobi i ofroi pak supë në shkëmbim të parëbirnisë së Esaut, Esau në mënyrë të marrë pranoi. «Asnjë ushqim përveç frytit të ndaluar [në lidhje me Adamin dhe Evën], nuk ishte blerë me një “çmim” aq të lartë sa ky lëng mishi»1D. L. Moody, Notes From My Bible, f. 23.. Profecia e vargut 23 është përmbushur pjesërisht në vargjet 29-34. Perëndia nuk e anashkalon matrapazllëkun e Jakobit, por një gjë është e dukshme – Jakobi e vlerësonte parëbirninë dhe një vend në gjenealogjinë e perëndishme, ndërsa Esau parapëlqeu më tepër kënaqësinë e mishit të oreksit të tij fizik sesa bekimet frymërore.

Kapitulli mbyllet duke theksuar trajtimin prej Esaut të parëbirnisë së tij më tepër sesa me trajtimin e Jakobit të vëllait të tij. Pasardhësit e Esaut ishin armiq të egër të Izraelit. Shkatërrimi i tyre përfundimtar shpallet te profeti Abdia.

2. Isaku dhe Abimeleku (Kapitulli 26)

26:1-6 Isaku veproi para mungesës së ushqimeve ashtu si i ati (kapitujt 12 dhe 20). Ndërsa udhëtoi për në jug, Zoti iu shfaq atij në Gerar dhe e paralajmëroi të mos shkonte në Egjipt. Gerari ishte një lloj shtëpie në gjysmë të rrugës për në Egjipt. Perëndia i tha Isakut të qëndronte përkohësisht2Fjala qëndro në vargun 3 është një folje e ndryshme në hebraishte nga ajo në vargun 6 dhe hedh idenë e një qëndrimi jo të përhershëm. në Gerar, por Isaku banoi atje. Perëndia gjithashtu i ripohoi atij besëlidhjen pa kushte që kishte bërë me Abrahamin.

26:7-17 Isaku u soll me frikë ashtu siç kishte bërë i ati. Ai ua keqparaqiti gruan e tij si motrën e tij njerëzve të Gerarit. Kjo është historia e hidhur e dobësisë së një ati që përsëritet tek i biri. Kur mashtrimi u zbulua dhe u qortua, Isaku rrëfeu. Rrëfimi çon në bekim. Isaku u bë i pasur në Gerar – aq i pasur saqë Abimeleku që po mbretëronte në atë kohë iu lut të largohej që andej. Kështu Isaku lëvizi nga Gerari për në luginën e Gerarit, jo shumë larg nga vendi ku ishte.

26:18-25 Filistejtë i kishin mbyllur puset që kishte hapur Abrahami – një vepër jomiqësore, që tregonte se ardhja e Isakut me njerëzit e tij nuk ishte e mirëpritur. Isaku i pastroi puset. Grindja me filistejtë ndodhi në Esek (zënkë) dhe Sitnah (armik). Së fundi Isaku u largua nga toka e filistenjve. Këtë herë nuk pati zënka kur hapi një pus që e quajti Rehoboth (vende apo dhoma të gjera). Ai u ngjit në Beer-Sheba, ku Zoti e siguroi përsëri me premtimine bekimit dhe ku Isaku ndërtoi në atë vend një altar (adhurimi) ngriti edhe çadrën (për të banuar) dhe me shërbëtorët e tij hapën një pus (për t’u freskuar). Ashtu siç është uji një gjë thelbësore në botën fizike, po kështu është i tillë uji i Fjalës në botën frymërore.

26:26-33 Rreth vargjeve 26-31 Uilliamsi (Williams) thotë:

Kur Isaku e ndan përfundimisht veten e tij nga njerëzit e Gerarit, ata shkojnë tek ai për t’i kërkuar bekimet e Perëndisë…. I krishteri e ndihmon më tepër botën kur jeton i veçuar nga ajo…3Williams, Student’s Commentary, f. 31..

Shërbëtorët e Isakut thanë: «Kemi gjetur ujë» po atë ditë kur Isaku bëri një besëlidhje joagresive me Abimelekun. Abrahami më parë e kishte quajtur atë vend Beer-Sheba, sepse kishte bërë një besëlidhje të përkohshme me Abimelekun (Zanafilla 21:31). Tani, në rrethana të ngjashme, Isaku ia vë emrin Shibah apo Beer-Sheba.

26:34 Martesa e Esaut me Juditin dhe Basemathin, dy gra pagane, u shkaktoi hidhërim prindërve të tij, siç ka pasur shumë martesa midis besimtarit dhe jobesimtarit që atëherë [shih 2 e Korintasve 6:14-15 «zgjedhë bashkë me të pabesët, besimtar me jobesimtar»]. Ky veprim nxori në pah papërshtatshmërinë e tij për parëbirninë.

[previous][next]


POSHTËSHËNIME

  • 1
    D. L. Moody, Notes From My Bible, f. 23.
  • 2
    Fjala qëndro në vargun 3 është një folje e ndryshme në hebraishte nga ajo në vargun 6 dhe hedh idenë e një qëndrimi jo të përhershëm.
  • 3
    Williams, Student’s Commentary, f. 31.