1 Samuelit 27

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Davidi vendoset midis Filistejve

27:1 Davidi tha në zemër të tij: “Një ditë ose një tjetër unë do të vritem nga dora e Saulit; prandaj nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shpëtoj kokën në vendin e Filistejve; kështu Sauli do të heqë

27:2 Prandaj Davidi u ngrit dhe shkoi, bashkë me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete, te Akishi, bir i Maokut, mbret i Gathit.

27:3 Kështru Davidi qëndroi me Akishin në Gath, ai vetë dhe njerëzit e tij, secili me familjen e vet; Davidi me dy bashkëshortet e tij: Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.

27:4 Pastaj i njoftuan Saulit që Davidi kishte ikur në Gath, dhe ai nuk e kërkoi më.

27:5 Davidi i tha Akishit: “Në rast se gëzoj hirin tënd, të më jepet një vend në një qytet të fushës ku unë të mund të banoj. Pse duhet që shërbëtori yt të banojë me ty në qytetin mbretëror?”.

27:6 Kështu atë ditë Akishi i dha Tsiklagun; për këtë arësye Tsiklagu u ka përkitur mbretërve të Judës deri ditën e sotme.

27:7 Davidi qëndroi në vendin e Filistejve një vit e katër muaj.

27:8 Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.

27:9 Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjallë as burra as gra; pastaj merrte dele, lopë, gomarë, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.

27:10 Kur Akishi e pyeste: “Ku keni plaçkitur sot?”, Davidi i përgjigjej: “Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejve”.

27:11 Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: “Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: “Kështu ka bërë Davidi””. Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve.

27:12 Kështu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: “Ai u bë i urrejtshëm nga populli i Izraelit dhe kështu do të jetë gjithmonë shërbëtori im”.

[previous][next]