BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Fjalët çelës këtu janë «gëzim» dhe «ngazëllohuni». Pali mund të ngazëllohet gjatë burgosjes së tij, sepse gëzimi i tij nuk varet në rrethanat tokësore. Në vend të saj, gëzimi i tij është në Krishtin dhe kështu ai është i pandryshueshëm. Për të njëjtën arsye ai u kërkon filipianëve të ngazëllohen gjithmonë. Ai i mëson ata të imitojnë mendjen e Jezusit, ai i paralajmëron ata kundër mësuesve të rremë dhe tregon shembullin e tij se i konsideron të gjitha gjërat një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Krishtit.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
1. PËRSHËNDETJA, LAVDËRIMI DHE LUTJA E PALIT (1:1-11)
2. BURGIMI I PALIT, SHPRESAT DHE APELI PËR KËMBËNGULJE (1:12-30)
3. THIRRJE PËR UNITET TË BAZUAR NË SHEMBULLIN E PËRULËSISË DHE SAKRIFICËS SË KRISHTIT (2:1-16)
4. SHEMBULLI I PALIT, TIMOTEUT DHE EPAFRODITIT, SHEMBULL I NGJASHËM ME ATË TË KRISHTIT (2:17-30)
5. PARALAJMËRIM KUNDËR MËSUESVE TË RREMË (3:1-3)
6. TRASHËGIMIA E PALIT DHE ARRITJET E TIJ PERSONALE TË BRAKTISURA PËR KRISHTIN (3:4-14)
7. THIRRJE PËR NJË ECJE QIELLORE, SIÇ ËSHTË ILUSTRUAR ME SHEMBULLIN E APOSTULLIT (3:15-21)
8. THIRRJE PËR HARMONI, NDIHMË RECIPROKE, GËZIM, VETPËRMBAJTJE, LUTJE, DHE NJË JETË TË DISIPLINUAR MENDIMESH (4:1-9)
9. FALËNDERIMET E PALIT PËR DHURATËN FINANCIARE NGA SHENJTORËT (4:10-20)
10. PËRSHËNDETJET E MBYLLJES (4:21-23)