Letra drejtuar Filipianëve

Një vëllim i vogël i hirshmërisë, lidhur me kapakun e hirit.J. H. Jowett

I. Vendi unik në Kanun

Një emërtim “Kisha e parë” në çdo qytet ka një prestigj të veçantë në sytë e aderuesve të tij. Atëherë imagjinoni rëndësinë e Kishës së parë të njohur si të tillë – më parë nuk kishte ndonjë denominacion [sekt]- jo thjesht vetëm brenda një qyteti, por në gjithë Europën! E tillë ishte asambleja në Filipi, në Maqedoninë e lashtë (Greqia veriore). Sa shumë duhet të gëzoheshin të krishterët në Perëndim (madje edhe ata që nuk ishin të krishterë, nëse do të dinin rrjedhojat e bekuara të Krishterimit që ata gëzojnë) që Pali i vuri veshin “thirrjes Maqedonase” dhe u kthye në Perëndim dhe jo në Lindje gjatë ungjillizimin e tij në Perandorinë Romake! Ndoshta kontinenti i Azisë sot do të ishte duke dërguar misionarë në Europë dhe në Amerikën e Veriut në vend të së kundërtës, nëse ungjilli nuk do të ishte çuar në Europë.

Asambleja e Filipianëve ishte zemërgjerë, duke i dërguar shpesh herë mbështetje Palit. Dhe duke folur sipas njerëzve, kjo është arsyeja e kësaj “letre falënderimi.”

Por Letra e Filipianëve është shumë, shumë më tepër. Është me të vërtetë Letra e gëzimit – format e “gëzimit” shfaqen mbi dymbëdhjetë herë në katër kapitujt e saj. Pali dinte të gëzonte në kohë të mira dhe të këqija (Filipianeve 4:11). Gjithashtu, nuk ka shumë polemikë ose qortim negativ në këtë Letër “që të ngre lart.”

Arsyeja kyçe për të cilën të krishterët mund të gëzohen është që Biri i Perëndisë pati dëshirë të vinte në tokë si një Njeri – dhe si një Shërbëtor! Duke mos reshtur së shëruari dhe mësuari, Ai shkoi deri në vdekje – deri në vdekje të kryqit. Filipianeve 2:5-11 shpreh të vërtetën e madhe në një paragraf të mrekullueshëm që shumë besojnë se është një himn i hershëm i krishterë, qoftë i cituar nga Pali apo edhe i shkruar nga ai. Madje edhe ky paragraf është përfshirë për të mësuar unitet nëpërmjet përulësisë. Doktrina nuk ndahet kurrë nga detyra në DhR, siç ndodh shpesh në mes njerëzve modernë nëpër kisha – me rezultate të trishtueshme.

Atëherë kjo është Filipianëve, një nga librat më të gëzueshëm dhe më tërheqës në gjithë Fjalën e Perëndisë.

II. Autorësia

Përderisa shumica e studiuesve të Biblës pranojnë pa dyshim autorësinë e Palit për letrën drejtuar Filipianëve, nuk ka nevojë për shumë bisedë rreth kësaj pike. Megjithatë, ne i citojmë studiuesit vetëm që ju mund të dini faktet. Disa studiues mendojnë se shohin gjurmë të dy letrave kombinuar në Filipianëve, ose të paktën që paragrafi i Shërbëtorit (Filipianeve 2:5-11) ishte futur prej një burimi tjetër. Asnjë evidencë dorëshkrimesh nuk ekziston për këto teori.

Evidenca e jashtme është e fortë. Ata që e citojnë Letrën që herët – shpesh duke e përmendur atë si të Palit – janë Ignatius, Klementi i Romës, Polikarpi, Ireneus, Klementi i Aleksandrisë dhe Tertuliani . Si “kanuni” Marcionit ashtu edhe ai Muratorian e përshkruajnë librin si të Palit.

Përkrah referencës së dukshme të Palit në Filipianeve 1:1, i gjithë stili dhe fjalët tingëllojnë si tonet e Palit. Argumentet kundër autorësisë së Palit kanë prirjen të jenë hollësi të parëndësishme, duke qëndruar në atë që referenca ndaj “peshkopëve dhe dhjakëve” në Filipianeve 1:1 kërkon një datë më të vonshme sesa koha në të cilën jetoi Pali. Kjo mund të ishte e vërtetë nëse ne lexojmë idetë e më vonshme përreth peshkopëve në shekullin e parë. Por Pali përdor fjalën peshkop (episkopoi, fjala greke për mbikqyrësit apo superintendentët) si në Letrat Baritore ashtu edhe në Veprat e Apostujve 20:28 si sinonime me pleqtë. Gjithashtu duhet vënë re që asambleja e vetme së cilës i është adresuar kishte një numër të madh peshkopësh.

H. A. A. Kennedy përmbledh shumë bukur evidencën e brendshme:

<

blockquote>

Ndoshta asnjë nga letrat e Palit nuk e mbart në mënyrë kaq vendimtare vulën e autenticitetit. Ekziston një thjeshtësi, një delikatesë ndjenjash, një zbrazje e sinqertë e zemrës që tregojnë se nuk mund të jetë diçka e falsifikuar.{{1}}

[/x_blockquote]

III. Data

Ashtu si Efesianëve, Kolosianëve dhe Filemonit, Filipianëve ishte shkruar nga burgu, kështu që hyn në kategorinë e “Letrave të Burgut.” Por ndërkohë që tre të tjerat ishin shkruar dhe dërguar pothuajse në të njëjtën kohë (rreth 60 e.s.) Filipianëve duket qartë që është shkruar pak më vonë. Marcioni veçanërisht thotë që Pali e shkroi Filipianëve nga Roma dhe kjo përputhet me Filipianeve 1:13 dhe Filipianeve 4:22, vargje të cilat sugjerojnë Romën si vendi i origjinës. Pali kaloi dy vjet nën arrest në Romë; aluzione të gjetura në letër sugjerojnë që Filipianëve ishte shkruar aty afër fundit të asaj kohe. P.sh., Filipianeve 1:12-18 mund të nënkuptojnë një gjatësi të veçantë kohe për predikim në Qytetin e Përjetshëm [Romë] që kur arriti Pali. Në Filipianeve 1:12, 13, 29, 23-26 shihet që çështja e Palit ishte gati për t’u vendosur (dhe ndoshta në një mënyrë pozitive – me një lirim).

Këto fakte plus koha e lejueshme për letra, vizita dhe dhurata parash që janë përmendur tërthorazi në Letër, na japin ne një datë që i takon fundit të 61 e.s.

IV. Sfondi dhe Tema

Ishte një ditë e rëndësishme në historinë e misioneve të krishtera kur apostulli Pal erdhi deri në Troas në Udhëtimin e Tij të Dytë Misionar. Troasi ndodhej në bregdetin veri perëndimor të Azisë së Vogël, përmes Detit Egje nga Greqia. Një natë, në një vizion, një burrë nga Maqedonia iu shfaq apostullit, duke i thënë, “Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo” (Veprat e Apostujve 16:9). Menjëherë Pali u përgatit për të lundruar për në Maqedoni bashkë me Timoteun dhe gjithashtu me Llukën dhe Silën. Ata shkelën për herë të parë tokën Europiane në Neapolis dhe më pas udhëtuan për në Filipi me rrugë tokësore. Ky i fundit ishte një qytet në atë kohë një koloni Romake, i drejtuar nga krerë romakë që u siguronin të drejta dhe privilegje të nënshtetësisë Romake banorëve aty.

Shabatin predikuesit e ungjillit zbritën në anë të lumit ku një grup grash kishin zakon të mblidheshin për lutje (Veprat e Apostujve 16:13). Një nga këto ishte Lidia, një shitëse të purpurtash nga qyteti i Tiatirës. Kur ajo pranoi mesazhin e ungjillit, ajo u bë e kthyera e parë në Krishterim në kontinentin e Europës.

Por qëndrimi i Palit në Filipi nuk ishte plotësisht i qetë. Një grua e re që zotërohej nga një frymë profetizuese (që tregonte ngjarjet e ardhshme) takoi shërbëtorët e Zotit dhe për një kohë i ndoqi ata, duke thirrur: “Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallin udhën e shpëtimit” (Veprat e Apostujve 16:17). Duke mos dashur të pranojnë dëshminë e dikujt që ishte pushtuar nga një frymë e keqe, apostulli e urdhëroi demonin të dilte prej saj. Kur zotërinjtë e saj, të cilët kishin përfituar nga parashikimet e saj, panë atë çfarë ndodhi u zemëruan me Palin. Ata i çuan Palin dhe Silan drejt tregut të qytetit për t’u ballafaquar me përfaqësuesit e Romës. Këta magjistratë urdhëruan rrahjen dhe futjen në burg të tyre.

Nuk dihet shumë mirë se çfarë ndodhi në atë burg filipian. Në mesnatë Pali dhe Sila ishin duke u lutur dhe duke i kënduar lavde Perëndisë. Papritur u bë një tërmet që hapi të gjitha dyert e burgut dhe që shkaktoi hapjen e prangave të të burgosurve. Rojtari i burgut duke menduar që të burgosurit kishin shpëtuar donte të vriste veten, por Pali e siguroi atë që të tjerët nuk kishin ikur. Atëherë rojtari i burgut thirri “Çfarë duhet të bëj që të shpëtoj?” dhe mori si përgjigje atë fjalë të paharrueshme “Beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh” (Veprat e Apostujve 16:31). Hiri i Perëndisë kishte fituar një triumf tjetër në Filipi. Në mëngjes autoritetet lokale e urdhëruan Palin dhe shokët e tij të largoheshin nga qyteti sa më shpejt që të ishte e mundur. Pali refuzoi ta bënte këtë gjë. Ai u kujtoi atyre që ata e kishin rrahur atë, një qytetar romak dhe e kishin burgosur atë pa një gjyq të drejtë. Pas thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve për t’u larguar nga qyteti, Pali dhe shokët e tij së pari shkuan të vizitonin shtëpinë e Lidias dhe më pas u larguan (Veprat e Apostujve 16:40).

Rreth dhjetë vjet më vonë, Pali u shkroi filipianëve. Ai ishte përsëri në burg. Filipianët kishin dëgjuar që Pali ishte në burg, dhe kështu i dërguan atij të holla. Epafroditi ishte ngarkuar me detyrën për t’i çuar Palit këtë dhuratë. Pasi e dorëzoi atë, ai vendosi të qëndronte atje për pak kohë dhe të ndihmonte apostullin me problemet e tij. Vetë Epafroditi u sëmur duke përmbushur këto detyra; në fakt ai gati sa nuk vdiq. Por Perëndia pati mëshirë për të dhe e ngriti edhe njëherë në një gjendje të mirë shëndetësore. Ai është tani gati për t’u kthyer në Filipi, në asamblenë e tij mëmë dhe kështu apostulli dërgon këtë letër njoftimi me të.

Filipianëve është një nga letrat më personale dhe më të dashura të Palit. Duket qartë që ky kuvend kishte një vend të veçantë vlerësimi në zemrën e tij. Ndërkohë që e lexojmë atë, ne vëmë re lidhjen e ngrohtë që ekzistonte midis apostullit dhe kësaj kishe që ai e kishte formuar.

PËRMBLEDHJE

  1. PËRSHËNDETJA, LAVDËRIMI DHE LUTJA E PALIT (1:1-11)
  2. BURGIMI I PALIT, SHPRESAT DHE APELI PËR KËMBËNGULJE (1:12-30)
  3. THIRRJE PËR UNITET TË BAZUAR NË SHEMBULLIN E PËRULËSISË DHE SAKRIFICËS SË KRISHTIT (2:1-16)
  4. SHEMBULLI I PALIT, TIMOTEUT DHE EPAFRODITIT, SHEMBULL I NGJASHËM ME ATË TË KRISHTIT (2:17-30)
  5. PARALAJMËRIM KUNDËR MËSUESVE TË RREMË (3:1-3)
  6. TRASHËGIMIA E PALIT DHE ARRITJET E TIJ PERSONALE TË BRAKTISURA PËR KRISHTIN (3:4-14)
  7. THIRRJE PËR NJË ECJE QIELLORE, SIÇ ËSHTË ILUSTRUAR ME SHEMBULLIN E APOSTULLIT (3:15-21)
  8. THIRRJE PËR HARMONI, NDIHMË RECIPROKE, GËZIM, VETPËRMBAJTJE, LUTJE, DHE NJË JETË TË DISIPLINUAR MENDIMESH (4:1-9)
  9. FALËNDERIMET E PALIT PËR DHURATËN FINANCIARE NGA SHENJTORËT (4:10-20)
  10. PËRSHËNDETJET E MBYLLJES (4:21-23)
    [1] H. A. A. Kennedy, “Philippians,” The Expositor’s Greek Testament. III:407.[[1]]
[previous][next]