BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Pasi ai pa ligësinë e Judesë, Habakuku i kërkoi Perëndisë sesi mund ta toleronte atë. Zoti iu përgjigj se ai do ta dënonte Judenë nëpërmjet Babilonasve. Kjo e shqetësoi profetin edhe më tepër. Si mund të përdorte Perëndia një popull më të lig se Judea për të disiplinuar popullin e Tij? Përgjigjja është se të drejtët do të jetojnë me besim, kushdo qofshin ata dhe, se të ligtë do të shkatërrohen. Kjo e kënaqi Habakukun, kështu ai e mbylli profecinë e tij me një këngë gëzimi.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PROFETI ËSHTË NË MËDYSHJE, SE PERËNDIA NUK NDËSHKON PAUDHËSINË E JUDËS (1:1-4)
II. ZOTI PËRGJIGJET SE AI DO TË PËRDORË BABILONASIT PËR TË NDËSHKUAR JUDËN (1:5-11)
III. TASHMË HABAKUKU PYET PERËNDINË PËR ZGJEDHJEN E TIJ TË NJË KOMBI MË TË LIG PËR TË NDËSHKUAR JUDËN (1:12-17)
IV. PËRGJIGJJA E PERËNDISË ËSHTË SE POPULLI I DREJTË I JUDËS DO TË MBIJETOJË, POR KALDEASIT E PADREJTË DO TË SHFAROSEN (kapitulli 2)
V. HABAKUKU LUTET DHE BESON (kapitulli 3)