BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Joeli ishte për Judenë, ndoshta nga sundimi i Joashit deri te Ahazi. Fraza e tij çelës është «dita e Zotit», një kohë gjykimi të egër e simbolizuar në fund nga një mori karkalecash. Ai njihet si «profeti i Rrëshajës», sepse ai paratregon derdhjen universale të Frymës së Shenjtë, në Ditën e Rrëshajave (50 ditë pas ringjalljes së Krishtit), i cili ishte premtim. Joeli gjithashtu parashikon gjykimin e kombeve johebre dhe bekimin e Izraelit në Mijëvjeçarin e ardhshëm. Premtimi i tij se «kushdo që do të thërrasë në emrin e Zotit do të çlirohet» (Joeli 2:32) është cituar nga Pali në Romakeve 10:13 për të treguar se shpëtimi është për këdo që beson në Zotin Jezus Krishtin si Shpëtimtar personal.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PËRSHKRIMI I PLAGËS SË KARKALECAVE (kapitulli 1)
II. PËRSHKRIMI I PUSHTIMIT ARMIK (2:1-11)
III. THIRRJA HYJNORE DREJTUAR JUDËS PËR PENDIM (2:12-14)
IV. SHPALLJA E NJË FESTE (2:15-17)
V. PREMTIMI I ÇLIRIMIT HYJNOR (2:18-3:21)