BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Ky libër regjistron atë çfarë Salomoni kërkon «nën diell» për përmbushje në jetë. Ai provoi arsimimin, kënaqësinë, materializmin, pasurinë, muzikën, filozofinë dhe seksin, por arriti në konkluzionin se jeta është e pakuptimshme dhe e kotë. Fraza çelës «nën diell» zë vend 29 herë. Libri trajton urtësinë njerëzore në majat e saj, e ndarë nga zbulesa hyjnore, që mundohet të zgjidhë misterin e jetës. Ky libër është përfshirë në Fjalën e frymëzuar të Perëndisë që të na mësojë të shohim mbi diellin me qëllim që të gjejmë jetë kuptimplote. Shekuj më vonë, Jezusi tha se ata që pinë nga uji i kësaj bote do të kenë etje përsëri, por ata që pinë nga uji që Ai siguron nuk do të kenë kurrë etje (Gjoni 4:13, 14). A po kërkojmë në vendin e duhur për kënaqësi?
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PROLOGU: GJITHÇKA ËSHTË KOTËSI NËN DIELL (1:1-11)
II. GJITHÇKA ËSHTË KOTËSI (1:12-6:12)
III. KËSHILLË PËR JETËN NËN DIELL (7:1-12:8)
IV. EPILOGU: GJËJA MË E MIRË NËN DIELL (12:9-14)