Ruthi

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Gjatë kohës së Gjyqtarëve, një familje hebre nga Betlehemi shkoi në një vend johebre të Moabit për t’i shpëtuar një zije buke. Të dy bijtë u martuan me vajza të Moabit, njëra nga të cilat ishte Ruthi. Pastaj tragjedia ngjau. Babai hebre dhe të dy bijtë e tij vdiqën. Ruthi vendosi të shkonte në Betlehem me të vjehrrën e saj, Naomin. Atje Boazi, një i afërm i bashkëshortit të mëparshëm të Ruthit, u martua me të, kështu duke ruajtur emrin e familjes dhe duke mbajtur pasurinë në familje. Biri i tyre, Obedi, u bë gjyshi i Davidit dhe kështu një paraardhës i Krishtit. Boazi simbolizon Zotin Jezus Krisht si I vetmi që u siguron shpengim dhe pushim atyre që i besojnë veten Atij.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. QËNDRIMI NË MOAB (1:1-5)
II. KTHIMI NË BETLEM (1:6-15)
III. RUTHI NË FUSHAT E BOAZIT (kapitulli 2)
IV. I AFËRMI SHPENGUES I RUTHIT (kapitulli 3)
V. SHPENGIMI NGA BOAZI (4:1-12)
VI. GJENEALOGJIA MBRETËRORE E DAVIDIT DUKE FILLUAR NGA OBEDI (4:13-22)