Skllavëria e Izraelit në Egjipt (Eksodi 1)

1:1-8 Fjalët e para të librit: «Këta janë emrat» (hebr. weelleh shemôth) përbëjnë titullin e Eksodit në traditën judaike. Sa vetjak është Perëndia! Jo numra apo shënime në një skedë kompjuteri, por emrat. Jezusi tha për Bariun e Mirë: «Ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë» (Gjoni 10:3). Kjo gjen vend të përshtatshëm këtu. Izraelitët shkuan në Egjipt si barinj, por tani janë skllevër. Por Perëndia, Bariu i Mirë, ka plane për «t’i nxjerrë jashtë». Për sa u përket shpjegimeve të shtatëdhjetë vetave që kishin dalë nga gjaku i Jakobit, shikoni shënimet te Zanafilla 46:8-27. Shtatëdhjetë njerëzit ishin shumuar në disa milion, duke përfshirë 603 550 burrat e luftës, që nga koha kur judenjtë ishin gati të largoheshin nga Sinai për në Kanaan (Num. 1:46). Vargjet 6 e 7 tregojnë se shumë vite kaluan midis fundit të Zanafillës dhe ndodhive të Eksodit. Domethënia e vargut 8 është se doli […] një mbret i ri, që nuk pa me miratim pasardhësit e Jozefit. Vetë Jozefi kishte vdekur. 1:9-10 Izraelitët ishin rritur aq shumë në numër dhe fuqi, saqë faraoni mendonte se mund të ishin një kërcënim në kohë lufte, kështu që vendosi t’i bënte skllevër dhe të shkatërronte çdo fëmijë mashkull dhe kësisoj të shfaroste fisin e hebrenjve. Tre udhëheqës të ligj në Shkrim kanë urdhëruar vrasjen e fëmijëve të pafajshëm: Faraoni, Athaliahu (2 i Mbreterve 11:1-21) dhe Herodi (Mt. 2:1-23). Këto barbarizma të frymëzuara prej djallit kishin si qëllim shfarosjen e pasardhjes mesianike. Satani nuk e kishte harruar kurrë premtimin e Perëndisë te Zanafilla 3:15. 1:11-14 Faraoni përdori skllevërit judenj për të ndërtuar qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses. Por, në vend që të shfaroseshin nga shtypja e tij, ata shtoheshin gjithnjë e më tepër! Faraoni përdori një skllavëri të vrazhdë për të bërë keq, por Perëndia e përdori për mirë. Kjo i ndihmoi judenjtë që të përgatiteshin për udhëtimin e tyre të zjarrtë nga Egjipti për në Tokën e Premtuar. 1:15-19 Kur Shifrah dhe […] Puah, që ishin mbase kryemamitë hebrease, shikonin nënat judease duke lindur fëmijë në ndenjësen e lindjes, nuk i vrisnin fëmijët meshkuj, ashtu siç kishte urdhëruar faraoni. Ata e përligjën veprën e tyre duke thënë se fëmijët hebrenj lindnin shumë shpejt – pra, para se t’u shkonte mamia pranë nënave. Ky pohim mund të ketë pasur ndonjë të vërtetë brenda. 1:20-22 Shënimet e përditshme të Skripçës Juniën (Scriptures Union) komentojnë mbi mamitë:
Shpërblimi dhënë mamive për sa i përket jetës së begatë familjare (v. 21) iu dha jo për shkak të rremashërisë, po për shkak të sjelljes njerëzore të tyre. Kjo nuk do të thotë se fundi i mirë i diçkaje përligj mjetet, dhe nuk do të thotë që nuk ka standarde absolute të moralit. Por në botën tonë, aq e ngarkuar me mëkat dhe pasojat e tij, mund të ndodhë që bindja ndaj detyrave më të mëdha është mbase vetëm në kurriz të bindjes së gjërave më të vogla. Në këtë, ashtu si në gjëra të tjera: «frika e Zotit është fillimi i diturisë».
I penguar nga mamitë judease, faraoni tashmë i dha urdhër tërë popullit të tij të zbatonin dekretin (vendimin).