BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Qëllimi në 2 Gjonit është të inkurajojë besimtarët të qëndrojnë në të vërtetën. Theksi mbi të vërtetën tregohet nga shfaqja e kësaj fjale pesë herë në të trembëdhjetë vargjet e këtij libri. Besimtarët duhet të qëndrojnë në të vërtetën duke u kapur pas urdhërimit të dashurisë që morën nga Ati (4-6) dhe duke refuzuar mësimin e mashtruesve (7-11).
Mesazhi në 2 Gjonit është: Qëndro në të vërtetën me anë të bindjes ndaj Perëndisë dhe refuzimit të mësimit të rremë. Duke qëndruar në këtë mënyrë, ne mund të përjetojmë një shpërblim të plotë (vargu 8). Pra, ndonëse 2 Gjonit është libri më i shkurtër në Bibël me trembëdhjetë vargje, mesazhi i tij është po aq i rëndësishëm sa çdo libër tjetër.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PËRSHËNDETJA E APOSTULLIT: HIRI, MËSHIRA DHE PAQJA (V. 1-3)
II. GËZIMI I APOSTULLIT: DJEMTË E BINDUR (V. 4)
III. DETYRA E APOSTULLIT: ECJA NË DASHURI (V. 5,6)
IV. SHQETËSIMI I APOSTULLIT: MASHTRUESIT E ANTIKRISHTIT (V. 7-11)
V. SHPRESA E APOSTULLIT: NJË VIZITË PERSONALE (V. 12,13)