Amosi 7

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


7:1 Ja ç`më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.

7:2 Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: ;Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?;.

7:3 Zoti u pendua për këtë: Kjo nuk ka për të ndodhur, tha Zoti.

7:4 Ja ç`më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte ç`ështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.

7:5 Atëherë unë i thashë: Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?

7:6 Zoti u pendua për këtë: As kjo nuk ka për të ndodhur, tha Zoti, Zoti.

7:7 Ja ç`më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.

7:8 Zoti më tha: Amos, çfarë shikon? Unë iu përgjigja: ;Një plumbçe;. Atëherë Zoti tha: ;Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.

7:9 Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit;.

7:10 Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: ;Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.

7:11 Në fakt Amosi ka thënë kështu: Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij.

7:12 Amatsiahu i tha Amosit: Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;

7:13 por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore;.

7:14 Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.

7:15 Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha: Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit.

7:16 Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit: Ti po thua: Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut.

7:17 Prandaj kështu flet Zoti: Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij;

[previous][next]