Danieli

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Ashtu si Ezekieli, Danieli profetizoi gjatë mërgimit. Ai trajtoi veçanërisht «kohët e johebrenjve» kur katër fuqi botërore do të mbanin popullin hebre nën sundim. Këta fuqi ishin Babilonia, Medo-Persia, Greqia dhe Roma, të simbolizuara nga një shëmbëllim i përbërë nga katër lloje metalesh dhe gjithashtu të simbolizuara nga katër egërsira. Këta katër fuqi botërore do të vazhdonin nga një perandori e pestë, mbretëria e Zotit Jezus Krisht, e simbolizuar nga një gur i madh, copëtues.

Libri i Danielit përmban gjithashtu edhe dëshminë drithëruese të tre hebrenjve, të cilët u ngritën në krye të drejtimit politik krahas refuzimit të tyre për kompromis (kapitulli 1); mbrojtjen e tyre të mrekullueshme në furrën e ndezur (kapitulli 3); dhe përvojën e paharrueshme të Danielit në gropën e luanëve (kapitulli 6).

Vegimi profetik i Danielit për 70 «javët» (490 vjet) të superioritetit të johebrenjve (kapitulli 9) mbulon ardhjen e parë të Krishtit, e kalon epokën e kishës së sotme dhe pastaj trajton periudhën e Shtrëngesës së madhe (menjëherë para ardhjes së dytë të Krishtit).

Kapitujt e fundit të Danielit (11 dhe 12) paratregojnë pushtimin e Medo-Persisë nga Greqia, rënien e Perandorisë Greke, ngritjen e Antikrishtit të ardhshëm dhe ardhjen e Shtrëngesës së Madhe.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. BESNIKËRIA E QËNDRUESHME E DANIELIT DHE E SHOKËVE TË TIJ (kapitulli 1)
II. VEGIMI I NEBUKADNETSARIT I FIGURËS SË PËRBËRË NGA KATËR METALE (kapitulli 2)
III. IDHULLI I ARTË I NEBUKADNETSARIT DHE FURRA E ZJARRTË (kapitulli 3)
IV. ËNDRRA E NEBUKADNETSARIT E PEMËS SË RRËNUAR DHE DOMETHËNIA E SAJ (kapitulli 4)
V. RRËNIMI I BELSHATSARIT SHPALLUR NGA DORA QË SHKRUAN NË MUR (kapitulli 5)
VI. DEKRETI I DARIT DHE GROPA E LUANËVE (kapitulli 6)
VII. ËNDRRA E DANIELIT E KATËR BISHAVE QË PËRSHKRUANIN KATËR PERANDORITË BOTËRORE (kapitulli 7)
VIII. VEGIMI I DANIELIT I KOMBEVE QENGJ DHE DHI (kapitulli 8)
IX. VEGIMI I DANIELIT TË SHTATËDHJETË JAVËVE TË EPËRSISË SË PAGANËVE (kapitulli 9)
X. VEGIMI I LAVDISË SË PERËNDISË, PARAQITJA HYRËSE E NGJARJEVE TË ARDHSHME (kapitulli 10)
XI. PROFECITË E SË ARDHMES SË AFËRT (11:1-35)
XII. PROFECITË E SË ARDHMES SË LARGËT (11:36-12:13)