Ligji i Përtërirë

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Këto fjalë nënkuptojnë «ligjin e dytë». Për arsye se një brez tjetër kishte lindur qëkur izraelitët ishin larguar nga Egjipti, ishte e nevojshme që populli të udhëzohej në Ligjin e Perëndisë para se të hynte në Tokën e Premtuar. Kështu në Ligjin e Përtërirë, ne gjejmë Moisiun duke i kujtuar popullit se ata do ta shijonin bekimin e Perëndisë në tokën e premtuar vetëm, nëse do të ishin të bindur ndaj Fjalës së Perëndisë. Ai ua kujtoi historinë e kaluar me qëllim që të nxirrnin mësime nga ajo. Ai rishikoi ligjin, veçanërisht duke i paralajmëruar njerëzit kundër tradhtisë bashkëshortore dhe martesave të përziera. Ai dha ligje shtesë për sa i përket jetës në Kanaan dhe paratregoi rezultatet e bindjes dhe mosbindjes së tyre. Në fund të librit, Moisiu vdiq dhe drejtimi u pasua nga Jozueu Të gjitha ngjarjet në Ligjin e Përtërirë zënë vend në fushat e Moabit, ku populli po fushonte në fund të librit të Numrave.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. LIGJËRATA E PARË E MOISIUT – AFËR TOKËS SË PREMTUAR (kapitujt 1-4)
II. LIGJËRATA E DYTË E MOISIUT – PASTËRTIA NË TOKËN E PREMTUAR (kapitujt 5-28)
III. LIGJËRATA E TRETË E MOISIUT – BESËLIDHJA PËR TOKËN E PREMTUAR (kapitujt 29,30)
IV. DITËT E FUNDIT TË MOISIUT – VDEKJA JASHTË VENDIT (kapitujt 31-34)