Malakia

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Ngjarjet në Malakia paralelizohen me ata në Nehemia, në mbyllje të historisë së Dhiatës së Vjetër. Tempulli dhe muret e Jeruzalemit janë rindërtuar, por një seri abuzimesh kanë depërtuar brenda. Malakia u mundua t’i korrigjonte këta abuzime si mosdashuria, ofrimet e ndotura, divorcet, martesat e përziera dhe neglizhimi i të dhjetës. Ai parashikoi ardhjen e parë të Krishtit, të paraprirë nga mesazh-sjellësi i Tij, të cilin e dimë se është Gjon Pagëzori. Ai gjithashtu parashikoi kohën kur Krishti do të vijë si Dielli i Drejtësisë, i paraprirë nga profeti Elia. Atëherë Krishti do të gjykojë të paperëndishmit, por do të sjellë bekim atyre që i frikësohen Zotit.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. PADITË E ZOTIT KUNDËR IZRAELIT, PËRGJIGJET E TYRE DHE GJYKIMET E TIJ KËRCËNUESE (1:1-3:15)
II. BEKIMI I PJESËS SË MBETUR DHE GJYKIMI I TË PABESËVE (3:16-4:6)