Nehemia 6

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Pengesa të tjera për ta tërhequr Nehemian në një kurth, për të shpifur kundër tij dhe për ta shtyrë të mëkatojë

6:1 Kur Sanballati, Tobiahu dhe Geshem Arabi dhe armiqtë tanë të tjerë mësuan që unë kisha rindërtuar muret dhe që nuk kishte mbetur asnjë e çarë në to (megjithëse atëherë nuk i kisha vënë akoma kanatet e portave),

6:2 Sanballati dhe Geshemi më çuan për të thënë: “Eja dhe takohemi bashkë me një nga fshatrat e luginës së Onos”. Por ata mendonin të ma punonin.

6:3 Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t`u thënë: “Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?”.

6:4 Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.

6:5 Atëherë Sanballati më dërgoi shërbëtorin e tij që të më thotë po atë gjë për të pestën herë me një letër të hapur në dorë,

6:6 në të cilën ishte shkruar: “Éshtë përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmu e pohon këtë, që ti dhe Judejtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t`u bërë mbreti i tyre,

6:7 dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: “Ka një mbret në Judë!”. Tani, këto gjëra do t`i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë”.

6:8 Por unë i çova për të thënë: “Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde”.

6:9 Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thonin: “Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar”. Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!

6:10 Atëherë unë shkova në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, që ishte bir i Mehetabeelit, që ishte mbyllur aty brenda; ai më tha: “Takohemi bashkë në shtëpinë e Perëndisë, brenda tempullit, dhe

6:11 Por unë u përgjigja: “A mundet një njeri si unë të marrë arratinë? A mundet një njeri si unë të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën? Jo, unë nuk do të hyj”.

6:12 Kuptova pastaj që Perëndia nuk e kishte dërguar, por kishte shqiptuar atë profeci kundër meje, sepse Tobiahu dhe Sanbalati e kishin paguar.

6:13 Ishte paguar pikërisht për këtë: për të më trembur dhe për të më shtyrë të veproj në atë mënyrë dhe të mëkatoj, dhe kështu të më dilte një nam i keq dhe të mbulohesha me turp.

6:14 O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!

Plotësimi i mureve

6:15 Muret u përfunduan ditën e njëzetepestë të muajit Elul, brenda pesëdhjetë e dy ditëve.

6:16 Kur tërë armiqtë tanë e mësuan këtë gjë dhe tërë kombet që na rrethonin e panë, e ndjenë veten shumë të dëshpëruar, sepse e kuptuan që kjo vepër ishte kryer me ndihmën e Perëndisë tonë.

6:17 Në ato ditë edhe paria e Judës i dërgonte shpesh letra Tobiahut dhe merrte letra prej Tobiahut.

6:18 Shumë në Judë ishin në fakt të lidhur me të me anë të betimit, sepse ai ishte dhëndër i Shekanijahut, birit të Arahut, dhe biri i tij Jehohanan ishte martuar me bijën e Meshulamit, birit të Berekiahut.

6:19 Edhe në praninë time ata flisnin mirë për të dhe ia njoftonin fjalët e mia. Dhe Tobiahu dërgonte letra për të më trembur.

[previous][next]