Nehemia

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Gjatë sundimit të sundimtarit persian Artakserksi, Nehemia u autorizua të kthehej në Jerusalem me urdhër që të rindërtonte murin. Pasi puna përfundoi në 52 ditë, pati një ringjallje frymërore si rezultat i leximit publik të Fjalës së Perëndisë.

Kur Nehemia u kthye në Persi, njerëzit në Jerusalem ranë në mëkat. Ata lejuan që Tempulli të mos mbahej si i shenjtë, dështuan në mbështetjen e Levitëve, nuk mbajtën Shabatin dhe u martuan me gra johebre. Nehemia u kthye përsëri në Jerusalem, i reformoi këta abuzime dhe e udhëzoi popullin me Fjalën e Zotit.

Historia e Dhiatës së Vjetër mbyllet në këtë pikë, afërsisht 400 vjet para Krishtit. Megjithëse libri i Esterit e ndjek atë në ndarjen e librave historik të Biblës, në fakt ngjarjet në të zunë vend para ngjarjeve në Nehemian. Dhiata e Vjetër është e heshtur rreth periudhës 400 vjeçare midis librit të fundit të Dhiatës së Vjetër dhe librit të parë të Dhiatës së Re. Disa u shkruan gjatë kësaj periudhe dhe përmbajnë ca informacion të dobishëm (megjithëse me gabime) rreth «400 vjetëve të heshtur» të periudhës midis dhiatave.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. VIZITA E PARË E NEHEMIAS: RIPËRTËRITJA E JERUSALEMIT (kapitujt 1-12)
II. VIZITA E DYTË E NEHEMIAS: REFORMA E JERUSALEMIT (kapitulli 13)