Nehemia 7

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Lista dhe numri i mërgimarëve që u kthyen me Zorobabelin

7:1 Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,

7:2 komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.

7:3 Dhe u thashë atyre: “Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre”.

7:4 Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.

7:5 Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t`i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga

7:6 Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

7:7 Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:

7:8 bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.

7:9 Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.

7:10 Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.

7:11 Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.

7:12 Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.

7:13 Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.

7:14 Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.

7:15 Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.

7:16 Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.

7:17 Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.

7:18 Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.

7:19 Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.

7:20 Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.

7:21 Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.

7:22 Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.

7:23 Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.

7:24 Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.

7:25 Bijtë e Gabaonit, nëntëdhjetë e pesë veta.

7:26 Burrat e Betlemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë veta.

7:27 Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë veta.

7:28 Burrat e Beth-Azmavethit, dyzet e dy veta.

7:29 Burrat e Kirjath-Jearimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre veta.

7:30 Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.

7:31 Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.

7:32 Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.

7:33 Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.

7:34 Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.

7:35 Bijtë e Harimit, treqind e njëzet veta.

7:36 Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.

7:37 Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.

7:38 Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.

Priftërinjtë

7:39 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.

7:40 Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy veta.

7:41 Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë veta.

7:42 Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë veta.

Levitët

7:43 Levitët: bijtë e Jeshuas, nga familja e Kadmielit, bijtë e Hodevahut, shtatëdhjetë e katër veta.

7:44 Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e dyzet e tetë veta.

7:45 Derëtarët: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, njëqind e tridhjetë e tetë veta.

7:46 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit,

7:47 bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit,

7:48 bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait,

7:49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,

7:50 bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës,

7:51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut,

7:52 bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit,

7:53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,

7:54 bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,

7:55 bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut,

7:56 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas.

7:57 Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,

7:58 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,

7:59 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit.

7:60 Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta.

7:61 Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;

7:62 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.

7:63 Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre.

7:64 Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;

7:65 qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.

7:66 E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,

7:67 përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.

7:68 Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,

7:69 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

7:70 Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.

7:71 Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.

7:72 Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh.

7:73 Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.