Romakëve

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Në këtë letër, Pali jep një shpjegim të qartë të Ungjillit. Së pari ai tregon se të gjithë njerëzit kanë mëkatuar dhe janë nën gjykimin e Perëndisë. Perëndia është i drejtë dhe duhet t’i dënojë mëkatarët, por Perëndia është gjithashtu i mëshirshëm dhe dëshiron t’i shpëtojë ata. Kur Zoti Jezus vdiq, Ai vdiq si Zëvendësues për mëkatarët, duke paguar borxhin të plotë. Kjo i siguroi Perëndisë një bazë të drejtë mbi të cilën Ai mund të shfajësojë mëkatarët e paperëndishëm. Gjithçka që një mëkatar duhet të bëjë, është ta marrë Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot nëpërmjet një veprimi të prerë besimi. Pasi Perëndia e shfajëson një person, Ai vazhdon ta shenjtërojë atë, domethënë, e fuqizon atë të jetojë një jetë të shenjtë. Hapi i fundit i programit të Perëndisë është të përlëvdojë mëkatarin e shpëtuar – ta marrë atë në shtëpi në qiell, përgjithmonë i lirë nga mëkati, sëmundja dhe vdekja. Në Romakëve 9-11 Pali shpjegon se kombi i Izraelit është lënë mënjanë përkohësisht, për arsye të hedhjes poshtë të Mesias dhe se johebrenjve u është dhënë një vend privilegji. Por Izraeli besues do të restaurohet kur Mesia të kthehet. Pesë kapitujt e fundit theksojnë detyrimin praktik të atyre që janë përligjur nëpërmjet besimit.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

DOKTRINA: Ungjilli i Perëndisë. (Kapitujt 1-8)
DOKTRINA: Ungjilli dhe Izraeli (kap. 9-11)
PRAKTIKA: Jeta jonë sipas Ungjillit (Kap. 12-16)

[previous][next]