BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Bashkë me Hagain, Zakaria profetizoi gjatë kohës së mbuluar nga Esdra duke inkurajuar mërgimtarët e kthyer për të rindërtuar Tempullin. Në tetë vizione të lartë simbolike, ai parashikoi gjykimin për shtypësit hebre, gjykimin e judaizmit kundërshtar, pastrimin dhe restaurimin e pjesës që kishte mbetur nga hebrenjtë dhe sundimin e lavdishëm të Mesias. Zakaria kujtohet veçanërisht për profecitë e tij në lidhje me Zotin Jezus – hyrjen e Tij triumfale, tradhtinë e Tij për 30 copë argjendi, vdekjen e Tij si Bari i rrahur, shfaqjen e Tij të lavdishme në Malin e Ullinjve dhe sundimin e Tij mijëvjeçar si Prift-Mbret.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. NXITJE PËR PENDIM, BINDJE DHE PARALAJMËRIMI PËR TË NXJERRË MËSIME NGA GABIMET E ETËRVE (1:1-6)
II. SERITË E TETË VEGIMEVE, DHËNË PËR TË NXITUR POPULLIN QË TË RINDËRTOJË TEMPULLIN (1:7-6:8)
III. JOZUEU I KURORËZUAR SI KRYEPRIFT (6:9-15)
IV. JUDENJTË NGA BETHELI PYESIN RRETH VAZHDIMËSISË SË AGJËRIMIT (kapitujt 7,8)
V. ORAKULLI I PARË QË THEKSON ARDHJEN E PARË TË MESIAS (kapitujt 9-11)
VI. ORAKULLI I DYTË QË THEKSON ARDHJEN E DYTË TË MESIAS (kapitujt 12-14)