BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Të mos e tundojme Perëndinë ashtu si bëri Izraeli
10:1 Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
10:2 dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
10:3 të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
10:4 dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
10:5 Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
10:6 Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
10:7 dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: “Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur“.
10:8 Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
10:9 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
10:10 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
10:11 Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokave.
10:12 Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
10:13 Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t`ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
Idhujtaria është kult ndaj demonëve
10:14 Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
10:15 Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
10:16 kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
10:17 Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
10:18 Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
10:19 Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
10:20 Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
10:21 Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
10:22 A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?
Liri në dashuri
10:23 Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
10:24 Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.
10:25 Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
10:26 sepse “toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban“.
10:27 Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t`u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
10:28 Por në qoftë se dikush ju thotë: “Kjo është nga flijim idhujsh“, mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse “toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban“.
10:29 Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
10:30 Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
10:31 Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t`i bëni për lavdinë e Perëndisë.
10:32 Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
10:33 sikurse edhe unë vetë përpiqem t`u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.