1 Kronikave 1

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Gjenealogjia nga Adami te Noe

1:1 Adami, Sethi, Enoshi,

1:2 Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,

1:3 Enoku, Methusalehu, Lameku,

1:4 Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.

Bijtë e Jafetit

1:5 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.

1:6 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

1:7 Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

Bijtë e Kamit

1:8 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

1:9 Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.

1:10 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

1:11 Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,

1:12 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.

1:13 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,

1:14 Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,

1:15 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,

1:16 Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.

1:17 Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.

1:18 Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.

1:19 Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.

1:20 Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,

1:21 Hadorami, Uzali, Diklahu,

1:22 Ebali, Abimaeli, Sheba,

1:23 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.

Dhjetë patriarkët nga Semi tek Abrahami. Bijtë e Abrahamit dhe pasardhësit e tyre.

1:24 Semi, Arpakshadi, Shelahu,

1:25 Eberi, Pelegu, Reu,

1:26 Serugu, Nahori, Terahu,

1:27 Abrami, që është Abrahami.

1:28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.

1:29 Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,

1:30 Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,

1:31 Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.

1:32 Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.

1:33 Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

1:34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.

1:35 Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.

1:36 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.

1:37 Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.

1:38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.

1:39 Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.

1:40 Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.

1:41 Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

1:42 Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.

1:43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.

1:44 Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.

1:45 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.

1:46 Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.

1:47 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.

1:48 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.

1:49 Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.

1:50 Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.

1:51 Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,

1:52 shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,

1:53 shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,

1:54 shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.