BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Ndarja e bijve të Aronit në njëzet e katër klasa
24:1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
24:2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
24:3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
24:4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
24:5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
24:6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
24:7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
24:8 i treti Harimi, i katërti Seorimi,
24:9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
24:10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
24:11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
24:12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
24:13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
24:14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
24:15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
24:16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
24:17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
24:18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
24:19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
Klasifikimi i pjesës tjetër të pasardhësve të Levit
24:20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
24:21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
24:22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
24:23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
24:24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
24:25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
24:26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
24:27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
24:28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
24:29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
24:30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.
24:31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.