1 Kronikave 6

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Pasardhësit e Levit

6:1 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

6:2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.

6:3 Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

6:4 Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;

6:5 Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.

6:6 Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;

6:7 Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;

6:8 Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.

6:9 Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.

6:10 Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);

6:11 Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;

6:12 Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;

6:13 Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;

6:14 Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;

6:15 Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.

6:16 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

6:17 Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.

6:18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.

6:19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.

6:20 Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,

6:21 bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.

6:22 Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,

6:23 bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,

6:24 bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.

6:25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,

6:26 bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,

6:27 biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.

6:28 Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.

6:29 Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,

6:30 bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.

6:31 Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.

6:32 Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.

6:33 Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,

6:34 bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,

6:35 bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,

6:36 bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,

6:37 bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,

6:38 bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.

6:39 Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,

6:40 bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,

6:41 bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,

6:42 bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,

6:43 bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.

6:44 Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,

6:45 bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,

6:46 bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,

6:47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.

6:48 Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.

6:49 Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.

6:50 Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,

6:51 bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,

6:52 bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,

6:53 bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.

6:54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;

6:55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;

6:56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.

6:57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,

6:58 Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,

6:59 Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.

6:60 Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.

6:61 Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.

6:62 Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.

6:63 Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.

6:64 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.

6:65 Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.

6:66 Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.

6:67 Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,

6:68 Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,

6:69 Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.

6:70 Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.

6:71 Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.

6:72 Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,

6:73 Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.

6:74 Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,

6:75 Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.

6:76 Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.

6:77 Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.

6:78 Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,

6:79 Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.

6:80 Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,

6:81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.

[previous][next]