BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Pasardhësit e Beniaminit
8:1 Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,
8:2 Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.
8:3 Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,
8:4 Abishua, Naamani, Ahoahu,
8:5 Ghera, Shefufani dhe Hurami.
8:6 Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):
8:7 Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.
8:8 Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,
8:9 lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,
8:10 Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.
8:11 Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.
8:12 Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
8:13 Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.
8:14 Ahio, Shashaku, Jeremothi,
8:15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,
8:16 Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.
8:17 Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
8:18 Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,
8:19 Jakimi, Zikri, Zabdi,
8:20 Elianai, Tsilethaj, Elieli,
8:21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.
8:22 Ishpani, Eberi, Elieli,
8:23 Abdoni, Zikri, Hanani,
8:24 Hananiahu, Elami, Anthothijahu,
8:25 Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.
8:26 Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,
8:27 Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.
8:28 Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.
8:29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.
8:30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
8:31 Gedori, Ahio, Zekeri,
8:32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
Pasardhësit e Saulit
8:33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
8:34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
8:35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.
8:36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.
8:37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
8:38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.
8:39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.
8:40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.