BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
 6:1  Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
 6:2  “Ndero babanë tënd dhe nënën tënde“, ky është urdhërimi i parë me premtim,
 6:3  “që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe“.
 6:4  Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
 6:5  Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
 6:6  duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t`u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
Shërbëtorë dhe zotërinj
 6:7  duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
 6:8  duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
 6:9  Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
Armatimi i Perëndisë
 6:10  Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
 6:11  Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
 6:12  sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
 6:13  Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t`i keni kryer çdo gjë.
 6:14  Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
 6:15  dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
 6:16  mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
 6:17  Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
 6:18  duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
 6:19  dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,
 6:20  për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.
Dërgimi i Tikikut; përshëndetje dhe bekime
 6:21  Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t`ju informojë për të gjitha;
 6:22  të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.
 6:23  Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.
 6:24  Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.
