Efesianëve

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Në tre kapitujt e parë, Pali tregon për të vërtetën e madhe të kishës, se hebrenjtë që besojnë dhe johebrenjtë që besojnë kanë formuar një «njeri të ri» në Krishtin Jezus. Armiqësia e vjetër midis dy grupeve është zhdukur, meqë Krishti ka bërë paqe me anë të gjakut të Tij në Kryq. Tani johebrenjtë që besojnë janë bashkë-trashëgimtarë, bashkë-anëtarë dhe bashkë-pjesëtarë. Tre kapitujt e fundit japin udhëzime praktike sesi besimtarët mund të ecin të denjë për thirrjen e tyre qiellore. Vargjet 8-10 të kapitullit 2 janë të rëndësishëm, sepse ata tregojnë se jemi shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, për në vepra të mira. Veprat e mira janë evidenca ose rezultati i shpëtimit tonë- jo mjeti për të siguruar atë.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

1. POZICIONI QË KA BESIMTARI NË KRISHTIN (Kapitujt 1-3)
2. PRAKTIKA E BESIMTARIT NË ZOTIN (Kapitujt 4-6)