BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Pas vdekjes së Jozueut, Izraeli hyri në një periudhë kur, pa qeverisje të fortë qendrore, njerëzit bënë çfarëdo që ata dëshiruan. Si ndëshkim, Perëndia i dorëzoi ata në duart e shtypësve paganë. Kur izraelitët i bënë thirrje Zotit, Ai ngriti udhëheqës ushtarakë (këtu të quajtur gjyqtarë) për t’i shpëtuar ata dhe për të shërbyer në një periudhë paqeje. Kjo strukturë në formë rrethi mund të përshkruhet si mëkat, skllavëri, përgjërim dhe shpëtim, ose si rebelim, shpagim, pendim dhe pushim. Gjyqtarët më të mirënjohur ishin Othnieli, Ehudi, Shamgari, Deborahu, Gideoni, Jefthahu dhe Samsoni. Pesë kapitujt e fundit të Gjyqtarëve japin shembuj të gjendjes së ulët fetare, morale dhe politike, që mbizotëroi në këtë periudhë.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. NJË PASQYRË DHE SHQYRTIM (1:1-3:6)
II. KOHËT E GJYQTARËVE (3:7-16-31)
III. KALBJA FETARE, MORALE DHE POLITIKE (kapitujt 17-21)