Jona

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Jona është i ndryshëm nga të gjithë profetët e tjerë në atë se përvojat e tij më tepër sesa fjalët e tij përbëjnë profeci. I urdhëruar nga Perëndia për të shkuar dhe predikuar në Niniven pagane, Jona nuk iu bind, u hodh në det, u gëlltit por nuk u tret nga një peshk i madh, u nxor në bregdet, iu dha një shans i dytë dhe ishte mjeti për fillimin e një ringjalljeje të madhe. Në të njëjtën mënyrë, Izraeli u urdhërua të ishte një misionar për johebrenjtë, ishte i pabindur, u shpërnda nëpër kombe të tjerë, por nuk humbi si komb. Kur Izraeli të restaurohet në ardhjen e dytë të Krishtit, Izraeli do të jetë kanali i bekimit mbarëbotëror.

Përvoja e Jonas në lidhje me peshkun është gjithashtu simbolike për vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit (Mateu 12:40).

Jona i profetizoi Izraelit, ndoshta gjatë sundimit të Jeohazit, Joashit dhe Jeroboamit II.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. MOSBINDJA E PROFETIT (kapitulli 1)
II. ÇLIRIMI I PROFETIT (kapitulli 2)
III. SHPALLJA E MESAZHIT TË PERËNDISË PËRMES PROFETIT (kapitulli 3)
IV. PAKËNAQËSIA E PROFETIT (kapitulli 4)