Jozueu

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Izraelitët tani ishin gati për pushtimin e Kanaanit. Jozueu u dha atyre urdhrat e marshimit, pastaj dërgoi spiunë në Jeriko, të cilët gjetën ndihmë nga prostituta Rahab. Strategjia bazë ishte të ndanin dhe të pushtonin. Së pari, u organizua fushata qendrore, në të cilën ushtria kaloi lumin Jordan, robëroi Jerikon dhe pastaj (pas dështimit fillestar) pushtoi Ain. Fushata jugore vazhdoi më pas. Jozueu dhe trupat e tij mposhtën një ligë prej pesë mbretërish në Gibeon. Së fundi, organizuan ofensivën në veri duke arritur ujërat e Meromit.

Pastaj vendi u nda midis fiseve, me 9,5 fise në perëndim të lumit Jordan dhe 2,5 fise (Reuben, Gad dhe gjysma e fisit të Manasit) në lindje të lumit Jordan. Gjashtë qytete u ngritën për strehimin e të aksidentuarve në luftë dhe 42 qytete u ndërtuan për Levitët.

Mesazhi i lamtumirës i Jozueut tregon për shqetësimin e tij që populli të mos binte në idhujtari. Ashtu siç Jozueu i sfidoi ata me fjalët: «Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni» (Jozueu 24:15), ashtu jemi të sfiduar edhe ne për të zgjedhur Krishtin ose botën, shpëtimin ose mëkatin, qiellin ose ferrin.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. PUSHTIMI I TOKËS SË PREMTUAR (Kapitujt 1-12)
II. VENDOSJA NË TOKËN E PREMTUAR (Kapitujt 13-24)

[previous][next]