BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Interpretimi i zakonshëm i këtij libri është se ai përshkruan dashurinë e Salomonit për një vajzë shulamite dhe se simbolizon dashurinë e Krishtit për Izraelin ose për kishën.
Një pikëpamje tjetër sheh tre personazhe kryesore – Salomonin, shumaliten dhe të dashurin e saj bari. Salomoni kërkon ta marrë shumaliten në haremin e tij, por ajo është besnike ndaj të dashurit të saj dhe në kapitullin e fundit ajo kthehet në fshatin e saj për t’u martuar me të. Sipas kësaj pikëpamje, libri është një protestë ndaj pabesisë martesore si ajo e treguar nga Izraeli ndaj Perëndisë.
Gjuha origjinale e Dhiatës së Vjetër tregon nëse folësi është mashkull apo femër dhe nëse është vetëm një folës apo një grup. Disa versione moderne të Biblës mundohen të tregojnë këta dallime.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. TITULLI (1:1)
II. SHULAMITJA NË OBORRIN E SALOMONIT MENDON PËR TË DASHURIN E SAJ QË MUNGON DHE U RRËFEN ZONJAVE TË OBORRIT RRETH TIJ DHE VETES (1:2-8)
III. SALOMONI I VJEN RROTULL VAJZËS SHULAMITE, POR AJO BËHET E SHURDHËT NDAJ MIKLIMIT TË TIJ (1:9-2:6)
IV. PËRGJËRIMI I VAJZËS NDAJ BIJAVE TË JERUSALEMIT (2:7)
V. KUJTIMI I SHULAMITES RRETH VIZITËS NGA I DASHURI I SAJ, NDËRPRERË NGA URDHRI I VËLLEZËRVE TË SAJ PËR T’U NISUR PËR PUNË (2:8-17)
VI. ËNDRRAT E VAJZËS E NJË TAKIMI ME TË DASHURIN E SAJ (3:1-4)
VII. PËRSËRITJA E PËRGJËRIMIT TË BIJAVE TË JERUSALEMIT (3:5)
VIII. KARVANI I SALOMONIT MBËRRIN NË JERUSALEM (3:6-11)
IX. PËRSËRI SALOMONI PËRPIQET TA BËJË PËR VETE VAJZËN, POR AJO NUK U DORËZOHET MAGJEPSJEVE TË TIJ (4:1-6)
X. BARIU I RI MBËRRIN DHE I KËRKON VAJZËS TË LARGOHET NGA JERUSALEMI, NGA SHTËPIA QË KISHIN PLANIFIKUAR NË VEND DHE AJO SHPREH GATISHMËRINË E SAJ (4:7-5:1)
XI. SHULAMITJA KUJTON NJË ËNDËRR SHQETËSUESE, NË TË CILËN NUK E KISHTE PARË ATË PËR SHKAK TË LETARGJISË SË SAJ (5:2-8)
XII. GJATË PYETJEVE TË ZONJAVE TË OBORRIT AJO NGRE NË QIELL BUKURITË E TË DASHURIT TË SAJ, DUKE I BËRË EDHE ATO TË DONIN TA SHIKONIN (5:9-6:3)
XIII. SALOMONI PËRTËRIN THIRRJET E TIJ TË DASHURA (6:4-10)
XIV. AJO U SHPJEGON ZONJAVE TË OBORRIT MËNYRËN E PAPRITUR ME TË CILËN U ÇUA NË PALLAT (6:11-13)
XV. AFRIMI PËRFUNDIMTAR I SALOMONIT DEL I KOTË (7:1-10)
XVI. AJO BASHKËBISEDON ME TË DASHURIN E SAJ QË KA MBËRRITUR PËR TA MARRË ME VETE (7:11-8:2)
XVII. PËRGJËRIMI I FUNDIT NDAJ BIJAVE TË JERUSALEMIT (8:3,4)
XVIII. ÇIFTI MBËRRIN NË VENDBANIMIN E TYRE, SHKËMBEJNË ZOTIMET DHE JETOJNË MË PAS TË LUMTUR (8:5-14)