Lindja, shpëtimi dhe përgatitja e Moisiut (Eksodi 2)

2:1,2 Njeriu i shtëpisë së Levit në vargun 1 ishte Amrami dhe bija e Levit ishte Jokebeda (Eksodi 6:20). Prandaj të dy prindërit e Moisiut ishin nga fisi priftëror i Levit. Me anë të besimit prindërit e Moisiut e mbajtën fshehur për tre muaj (Heb. 11:23). Kjo mund të nënkuptojë se ata patën ndonjë zbulim se ai ishte një fëmijë i fatit, sepse besimi duhet të mbështetet në ndonjë fjalë të zbuluar të Perëndisë. 2:3-8 Kanistra e Jokebedës, ashtu si arka e Noeut, është një figurë e Krishtit. Motra e Moisiut ishte Miriami (Num. 26:59). Ky kapitull është i mbushur me «rastësi» të ndryshme. Për shembull, pse vajza e faraonit shkoi për t’u larë pikërisht në kohën kur kanistra po lundronte? Pse qau fëmija dhe i ngjalli dhembshuri asaj? Pse nëna e Moisiut u pranua nga e bija e faraonit si gruaja që e mëndi? 2:9,10 Prindërit e krishterë duhet t’i marrin fjalët e vargut 9 si një detyrë të shenjtë dhe një premtim të padështueshëm. Në gjuhën egjiptiane: «Moisi», emri i vënë nga e bija e faraonit, mbase do të thotë fëmijë apo bir. Në hebraishte i njëjti emër do të thotë i nxjerrë nga – pra, i nxjerrë nga uji [1]. Mekintoshi (Mackintosh) vë në dukje me mendimin e tij të zakonshëm:
Djalli u mposht me vetë armët e tij (d.m.th. faraonin). Djalli po e përdorte të prishte qëllimet e Perëndisë, por ai ishte përdorur nga Perëndia për të ushqyer dhe rritur Moisiun, që do të ishte një vegël e tij për të shkatërruar fuqinë e Satanit [2].
2:11,12 Ne mësojmë nga Veprat e Apostujve 7:23 se Moisiu ishte dyzet vjeç kur vizitoi popullin e tij. Vrasja e një egjiptiani nga ana e tij ishte një veprim i keq; zelli i tij kapërceu dëshirën e tij. Perëndia do ta përdorte një ditë Moisiun për të çliruar popullin e tij nga egjiptianët, por koha nuk kishte ardhur akoma. Më së pari, ai duhej të kalonte dyzet vjet në skenën e shkretëtirës, duke mësuar në shkollën e Perëndisë. Perëndia kishte parathënë se populli i Tij do të qëndronte në tokën e Egjiptit si skllav për 400 vjet (Zanafilla 15:13), kështu veprimet e Moisiut ishte dyzet vjet para kohe. Ai kishte nevojë për më tepër përgatitje në vetminë e shkretëtirës. Dhe populli kishte nevojë për më tepër përgatitje në furrën e tullave. Zoti i bën të gjitha gjërat sipas diturisë së Tij të pafund. Ai nuk nxitohet, por as nuk e lë popullin e Tij në pikëllim, asnjë çast më tepër nga ç’është e nevojshme. 2:13-15a Kur doli ditën e nesërme Moisiu u përpoq të ndalte një zënkë midis dy burrave hebrenj, por ata nuk e pranuan udhëheqjen prej tij, ashtu siç nuk pranuan më vonë një më të madh se Moisiu [Krishtin]. Kur mësoi se ata e dinin se kishte vrarë egjiptasin, Moisiun e zuri frika. Kur faraoni dëgjoi të flitej për vrasjen, u përpoq ta vriste Moisiun, kështu Moisiu iku për në vendin e Madianit – që është, Arabia apo zona e Sinait. 2:15b-22 Në pusin në Madian, Moisiu u erdhi në ndihmë shtatë bijavepriftit të Madianit, kundër disa barinjve dhe u dha ujë bagëtive të tyre. Prifti i Madianit ka dy emra – Jethro (3:1) dhe Reuel (v. 18), që është i njëjti me Raguelin (Num. 10:29; shënimet anësore NKJV; LXX). Madianitët ishin kushërinj të hebrenjve (Zanafilla 25:2). E bija e Jethros, Sefora, u bë gruaja e Moisiut dhe lindën një bir […] Gershom (që do të thotë i huaj në atë vend). 2:23-25 Perëndia nuk ishte i pakujdesshëm ndaj lutjeve të popullit të Tij. Kur një mbret i ri u ul në fron, Perëndia dëgjoi, iu kujtua besëlidhja dhe shikoi bijtë e Izraelit dhe u kujdes për gjendjen e tyre. Përgjigjja e Tij ishte të kthente përsëri shërbëtorin e Tij në Egjipt (kapitulli 3) për të nxjerrë popullin e Tij nga ai vend me anë të shfaqjes më të madhe të fuqisë që nga krijimi i botës. Hebraishtja përdor fjalë me nënkuptime edhe në situata serioze, siç është për shembull vënia e emrave të fëmijëve (shikoni, për shembull, vendosjen e emrave të bijve të Jakobit te Zanafilla, kapitujt 29,30).

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (2:9,10) Fjala hebraike mashah, «i nxjerrë jashtë», mund të jetë një përdorim dygjuhësor fjalësh. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (2:9,10) C. H. Mackintosh, Genesis to Deuteronomy, f. 144. ↵ Kthehu mbrapa