BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
PËRMBLEDHJE
Ndërsa koha kalonte dhe Izraelitët u shumuan në Egjipt, një Faraon i ri erdhi në fuqi, i cili i skllavëroi ata. Perëndia thirri Moisiun për t’i dorëzuar ultimatumin Faraonit: «Lëre popullin tim të shkojë!» Por Faraoni nuk e linte. Nëntë plagë të tmerrshme dështuan për të ndryshuar mendjen e tij, por e dhjeta pati sukses. Izraelitët e mbajtën Mbikalimin, një festë fetare, në të cilën gjaku i një qengji, i spërkatur në derën e një shtëpie, shpëtoi të parëlindurit nga shkatërrimi. Kjo, në mënyrë dramatike portretizon shpëtimin nëpërmjet besimit në Krishtin, Qengjin e Perëndisë, gjaku i të cilit u derdh për faljen e mëkateve tona.
Pas Pashkës, Izraelitët u larguan nga Egjipti. Nëpërmjet një mrekullie të fuqishme, Perëndia u bëri të mundur të kalonin Detin e Kuq, por ushtria Egjiptiane që i ndiqte u mbyt. Udhëtimi i tyre i çoi ata te Maja frikë-frymëzuese Sinai, ku Perëndia u dha atyre Dhjetë Urdhëresat. Gjithashtu, në këtë kohë, Perëndia dha edhe shumë udhëzime në lidhje me një Tabernakull (një tendë e përdorur për adhurimin e Jehovës), një priftëri dhe një sistem flijimesh. Në fund të Eksodit, Tabernakulli ngrihet dhe njerëzit janë akoma në kamp në Malin Sinai.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. SKLLAVËRIA E IZRAELIT NË EGJIPT (Kapitulli 1)
II. LINDJA, SHPËTIMI DHE PËRGATITJA E MOISIUT (Kapitulli 2)
III. THIRRJA E MOISIUT (Kapitujt 3,4)
IV. PËRBALLJA E MOISIUT ME FARAONIN (5:1-7:13)
V. NËNTË PLAGËT E PARA (7:14-10:29)
VI. PASHKA DHE VDEKJA E TË PARËLINDURIT (11:1-12:30)
VII. EKSODI NGA EGJIPTI (12:31-15:21)
VIII. UDHËTIMI PËR NË SINAI (15:22-18:27)
IX. DHËNIA E LIGJIT (Kapitujt 19-24)
X. TABERNAKULLI DHE PRIFTËRIA (Kapitujt 25-40)