Libra të krishterë falas
Kërkoni libra të krishterë falas në formatin PDF. Librat PDF në këtë faqe janë për t’u shkarkuar, për studim në fushat e teologjisë, trinisë, doktrinës, Biblës, jetës së krishterë, familjes e shumë më tepër.
U largova nga Kisha Katolike për dy arsye. E para kishte të bënte me mësimin e Kishës rreth shpëtimit. Motrat e Kishës na mësuan se për të shkuar në parajsë duhet të besonim në Perëndinë, të besonim te Kredoja e Apostujve, duhej të shkonin në Meshë, duhej të merrnim simbolet – sidomos Eukaristinë – t‘i donim të tjerët si veten, të zbatonim Dhjetë Urdhërimet, të bënim vepra të mira, të thoshim një seri lutjesh dhe të vdisnim pa asnjë mëkat serioz të parrëfyer, që rëndonte shpirtin tonë.
Autori: | James G. McCarthy |
Kategoria: | libra |
Data: | 21/07/2012 |
Apostulli Pal tha, "për mua nuk është e rëndë t'ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri". (Filipianeve 3:1). Sa shpesh ne, që mendojmë se jemi të pjekur, humbasim durimin me një predikues të ri kur e dëgjojmë atë duke folur për gjëra të thjeshta dhe themelore të besimit? Ndoshta ne i themi vetes, "Oh, kur do të mbarojë ky që të vazhdojmë me gjëra më të thella?" Por Pali nuk i përbuzte mësimet e përsëritura. Në fakt, ai tha që kjo është një siguri për ne. Sa e vërtetë është kjo, sidomos me gjënë më themelore të Ungjillit - Si falen mëkatet e njeriut?
Autori: | George Sturm |
Kategoria: | libra |
Data: | 17/07/2012 |
Sa fe mendon se ka sot në botë? A mund të bësh dot listën e tyre? A i numëron dot të gjitha? Si mendon, sa kohë do të të duhej? Sa e madhe do të ishte fleta e letrës që do të të duhej për t'i shkruar të gjitha - të gjitha fetë e botës? A do të çuditeshe nëse do të të thosha se do të ishte gjë e lehtë për tu bërë? Po, vërtet shumë e thjeshtë! Në të vërtetë, në botë shikon se janë vetëm dy fe.
Autori: | Carl Knott |
Kategoria: | libra |
Data: | 17/07/2012 |
Dështimi për të ndarë drejt Shkrimet (2 Tim. 2:15) sjell përshtjellim. Të "ndash drejt" fjalën e Perëndisë do të thotë ta vendosësh secilin varg në kontekstin e tij të duhur dhe të kuptosh dallimet dhe kuptimin. Ky referim bazë biblik do t'i ndihmojë besimtarët të kuptojnë të tilla çështje si "e vërteta pozicionale" dhe "praktika". Mësoni të bëni dallimet midis Izraelit dhe kishës dhe shumë çështjeve të tjera.
Autori: | William MacDonald |
Kategoria: | libra |
Data: | 21/06/2012 |
Le ta zëmë se keni lexuar shumë pak nga Bibla. Nuk jeni familjarizuar me Biblën, por dëshironi të mësoni rreth saj. Ky libër është shkruar që t'ju ndihmojë të mësoni rreth Biblës me përshkrime të lexueshme dhe të kuptueshme, që trajtojnë tamam thelbin e çështjes. Zoti ju bekoftë ndërsa mësoni të shijoni Biblën në atë mënyrë në të cilën duhet kuptuar.
Autori: | William MacDonald |
Kategoria: | libra |
Data: | 19/06/2012 |
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…