DITA E GJYKIMIT!

Libri i Dave Hunt, DITA E GJYKIMIT!, ka përmasa enciklopedike rreth çështjeve më vendimtare dhe jetësore të kohërave tona… Çështjet rreth ‘jetës a vdekjes’ do të ndikojnë te ne si në mënyrë individuale po ashtu edhe në bashkësitë judeo-kristiane. Më 1948, kur shteti i Izraelit sapo ishte rivendosur, 600,000 izraelitë u përballën me 80 milionë arabë!

Gjashtëdhjetë mijë ‘ushtarë’ izraelitë të pastërvitur dhe të papajisur të ushtrisë izraelite të sapoorganizuar (prej gjashtë muajsh) dërrmuan 600,000 (një raport një me dhjetë) ushtarë nga të katër ushtritë arabe, të stërvituar mirë dhe të armatosur rëndë, të përforcuar nga njësitë nga shtatë vende të tjera arabe, për të mos përmendur ndihmën aktive të anglezëve.

Turpi dhe përulësia hutoi tërë botën islamike! Për të eleminuar Izraelin, ishte konceptuar një strategji, duke themeluar ‘trininë jo të shenjtë’: terrorizmi islamik, një Evropë armiqësore e antisemitike dhe një OKB të prishur. Parrulla e pushtimit është: ‘Së pari njerëzit e të Shtunës, pastaj ata të të Dielës’. Evropa ishte pushtuar tashmë nga turmat myslimane.

Flitet për këtë në librin e Dave Hunt, DITA E GJYKIMIT! Kush e ka radhën pas saj? SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS?! Dave Hunt, ashtu si profetët biblikë, ka një vizion dhe nuk ngurron të lëshojë një Thirrje për Luftë. Libri DITA E GJYKIMIT është një libër për t’u lexuar me domosdoshmëri dhe një thirrje për veprim! Pohimi i Jakobit (2:26): ‘Besimi pa vepra është i vdekur’, nuk mund të anashkalohet! Jo vetëm që Besimi do të vdesë, por, fatkeqësisht, edhe besnikët… nëse ne nuk veprojmë! Dave Hunt e bën këtë shumë të qartë te libri DITA E GJYKIMIT! Ky është një libër i fuqishëm!

SHIMON EREM, GJENERALI I FORCAVE TË MBROJTJES IZRAELITE, I DALË NË PENSION NJË PREJ GJENERALËVE IZRAELITË MË TË LAVDËRUAR TË TË GJITHA KOHËRAVE.

KUSHTUAR TË GJITHË DASHËSVE TË SË VËRTETËS DHE LIRISË TË PERËNDISË ME SHPRESËN QË BOTA [MYSLIMANE DHE JOMYSLIMANE] DO T’I SHPËTOJË TIRANISË SË ISLAMIT.

PËRMBAJTJA 

  1. SKENA ËSHTË GATI
  2. “ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE” E URREJTJES
  3. KUSH E TRASHËGON TOKËN E PREMTUAR?
  4. E VËRTETA RRETH “PALESTINËS”
  5. E VËRTETA RRETH “REFUGJATËVE”
  6. THEMELI ISLAMIK PAGAN I TERRORIZMIT
  7. “PAQJA” E URREJTJES
  8. PËRBALLJA ME FAKTET E RËNDA
  9. PAQËSIMI NË KOHËN E SOTME
  10. ZHGËNJIMET DHE FATI
  11. REBELIMI DHE GJYKIMI
  12. DISA DALLIME TË RËNDËSISHME
  13. SHENJAT E SHPRESËS?
  14. BOTA KA NEVOJË PËR NJË MESI
  15. SHKATËRRIMI DHE ÇLIRIMI NGA I PLOTFUQISHMI

SHTOJCA A: PAQJA NË LINDJEN E MESME

SHTOJCA B: HAMASI DHE HIZONERI

SHTOJCA C: LAJME DHE BOTIME TË RËNDËSISHME

SHTOJCA Ç: SHKËPUTJA E RRIPIT TË GAZËS

FJALORTH

BIBLIOGRAFI

TEMAT

[no_toc]