MANUALI I DISHEPULLIT

PARATHËNIE

NE KEMI TË GJITHË NJË ROL PËR TË PËRMBUSHUR | nga Xhejb Nikolson

Do të jetë e qartë për lexuesin e mprehtë se ky libër nuk është thjesht një ushtrim akademik i autorit. Për më shumë se një gjysmëshekulli dishepullimi i krishterë ka qenë jeta dhe shërbesa e tij. Libri ka si qëllim të pasojë ndihma praktike si për dishepullin ashtu edhe për atë që bën dishepuj. Nuk është një libër i vogël i shkruar për një lexim të shkujdesur. Edhe pse është shkruar në një mënyrë të gjallë dhe të drejtpërdrejtë, ai kërkon kohë, vëmendje të madhe dhe veprim.

Por për shkak të natyrës së tij gjithëpërfshirëse disa mund të dekurajohen që të përfshihen në dishepullimin e besimtarëve të rinj. Ju mund të përgjigjeni: «Ka gjëra që nuk mund t’ua mësoj të tjerëve, sepse unë vetë nuk i praktikoj».

Por nga që nuk mund të bësh gjithçka, mos e lejo këtë që të të pengojë për të bërë diçka. Nuk pritet nga asnjë mësues në shkollë që të çojë një student nga kopshti në marrjen e diplomës. Nuk pritet nga asnjë projekt ndërtimi po aq kompleks sa një kishë që të drejtohet nga një tregtar. Zoti synon që kushdo të marrë pjesë në projekt.

Pali shkruan këtë pasi ka përshkruar dhuntitë e ndryshme që i janë dhënë kishës: «Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç, ashtu si do vetë» (1 Kor. 12:11). Secilit prej nesh i është dhënë përgjegjësia për të përmbushur një rol strategjik në planin e përgjithshëm të Perëndisë.

Armiku mund të pëshpëritë fjalë dekurajimi në veshin tuaj, duke ju thënë se keni dështuar dhe se për çfarë nuk jeni i pajisur për të bërë. Por mos e dëgjoni atë. Zoti do t’ju japë forcën dhe aftësinë për të bërë çdo gjë që Ai të kërkon të bësh, «sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij» (Fil. 2:13).

Kështu që çfarë kontributi mund t’i jepni kauzës për bërjen e dishepujve? Cilat janë fushat ku besoni se Zoti iu ka ndihmuar të bëni diçka për përjetësinë? Çfarë ju ka mësuar që mund t’ia pasoni një dublanti energjik?

A i vizitoni të sëmurët? A i inkurajoni të vejat? Merrni një të ri me vete dhe i jepni mundësinë të shijojë atë që Jakobi e quan «feja e vërtetë». Tregoji atij si ta bëjë vizitën të shkurtër, të ëmbël dhe të dobishme frymërisht.

A mund të mësoni disa të rinj si të përdorin një indeks të fjalëve a vargjeve apo një program kompjuterik të Biblës, apo të zbulojnë kuptimin e një fjale nga «Fjalori i Vajnit»? Atëherë, ftoji një të diel për drekë dhe më vonë përhapi librat mbi tavolinën e ngrënies. Kjo do të ndryshojë jetën e tyre.

A ka disa të rinj me një prirje për muzikë që kanë nevojë për ndihmë mbi drejtimin e këngëve. Të gjithë besimtarët e rinj mund të përdorin një kurs mbi vlerësimin dhe përdorimin e përshtatshëm të himneve në Darkën e Zotit.

Shumë nga të rinjtë ndjehen si të lënë jashtë kishës lokale. Duke i ftuar në një projekt praktik për disa nga njerëzit në nevojë ose për të moshuarit do t’ju japë atyre një interesim të madh për veprën e Zotit dhe një shijim të punës së lodhshme dhe të ndershme për Shpëtimtarin.

Djali im 10 vjeçar u mor nga një dishepullues i ri që ta ndihmonte për të lëvizur mobiliet e një burri të moshuar. Më vonë ai më tha në telefon: «Babi, po mësoj se është një gjë e mirë që të djersitesh për Zotin». Dhe është vërtet.

Nuk ka asnjë besimtar të ri për të dishepulluar në asamblenë tënde? Marr guximin të them se nëse je i gatshëm që ta ndihmosh dhe t’i kërkosh Dishepulluesit të Madh disa përgjegjësi, me kënaqësi të madhe Ai do t’ju përgjigjet.


Autori: William MacDonald