2 Kronikave

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt

PËRMBLEDHJE Libri i Parë i Kronikave përmbledh gjerësisht të njëjtën kohë të 1 dhe 2 Samuelit dhe 2 Kronikave ka të bëjë mjaft me të njëjtën periudhë kohore si në 1 dhe 2 Mbretërit. Por ka disa ndryshime të rëndësishme. Ndërsa libri i Samuelit dhe Mbretërve janë të dhëna historike, 1 dhe 2 Kronikave janë më tepër një interpretim frymëror. Për shembull, librat e Kronikave theksojnë më shumë Davidin sesa Saulin, Judenë më shumë sesa Izraelin, mbretërit e mirë sesa të këqijtë, rregullin priftëror sesa atë politik. Gjenden dy ndryshime tjera që duhen përmendur. 1 Kronikave fillon me nëntë kapituj të gjenealogjive, që nuk gjenden në Samuelit dhe 2 Kronikave përfundon me dekretin e Kirit, që nuk gjendet në 2 Mbretërve. Ky dekret i lejonte hebrenjtë të ktheheshin në tokën e tyre që të rindërtonin Tempullin.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. MBRETËRIA E SALOMONIT (kapitujt 1-9)
II. NDARJA E MBRETËRISË (kapitulli 10)
III. MBRETËRIA E JUDËS (11:1-36:19)
IV. ROBËRIA BABILONASE (36:20,21)
V. DEKRETI I KIRIT (36:22,23)

Shpërndaje këtë