E VËRTETA RRETH “PALESTINËS”

Kapitulli 4 | DITA E GJYKIMIT

ARABËT NGULIN KËMBË SE “PALESTINA” u përket atyre si pasardhës të “palestinezëve” të parë – dhe se Izraeli nuk ekziston. «Izraeli nuk pranohet si shtet sovran në tekstet shkollore të Arabisë Saudite dhe emri i tij nuk ekziston në ndonjë hartë të tyre [por] vetëm emri Palestinë … i paraqitur si vend mysliman i pushtuar nga të huajt, që i kanë ndotur vendet e tyre të shenjta myslimane…. “Pushtimi” i Palestinës portretizohet si problemi më rrënjësor i arabëve dhe myslimanëve, të cilët duhet të bashkojnë të gjitha forcat për çlirimin e plotë të Palestinës»1Shkëputur nga Paraqitja e David A. Harris, Drejtori Ekzekutiv, Komiteti Amerikano-Jude, para Komitetit të Përvetësimeve të Senatit, Nënkomitetit të Punës, Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore dhe Edukimit; Dëgjesë me temën “Edukimit palestinez – Mëson paqen apo luftën?”, 30 tetor 2003. Mbështetur në një analizë prej 93 tekstesh shkollore të botuara nga Ministria Saudite e Edukimit dhe në qarkullim midis viteve 1999 – 2002 [ku tregohet] përbuzje ndaj civilizimit perëndimor dhe ndjekësve të feve të tjera.. Izraeli mungon edhe në «hartën e Palestinës» të paraqitur pas Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Ananit (Kofi Anan) gjatë fjalimit të OKB-së që kremtonte «Solidaritetin me popullin palestinez» më 29 nëntor 2005.

      Rreth katër milionë “palestinezë” janë regjistruar si refugjatë në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën (UNRWA), nga të cilët 33 për qind jetojnë brenda pesëdhjetë e nëntë kampeve të refugjatëve të UNRWA-së në mbarë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin. Ata pohojnë se janë bij dhe nipër të palestinezëve të cilët ishin pasardhës të “palestinezëve të parë” dhe të cilët supozohet se janë nga shtëpitë, tregtia dhe fermat e tyre nga izraelitët në Luftën e Pavarësisë të vitit 1948. Ata, të përkrahur nga mendësia botërore, OKB-ja, BE-ja dhe pjesa më e madhe e udhëheqësve të botës, kërkojnë një kthim në “Palestinën” e tyre amtare.

      Në atë luftë të vitit 1948, Transjordania (të cilën Anglia e krijoi në vitin 1946 nga ajo tokë që Shpallja e Parimeve të Lidhjes së Kombeve e vitit 1922 e kishte pranuar se i përkiste popullit jude) mori Jeruzalemin Lindor. Disa njësi të Legjionit Arab të Jordanisë u drejtuan nga komandantët britanikë në sulmin ndaj Jeruzalemit. Jordania kishte lëshuar një sulm ajror kundër Izraelit madje para se të shpallej një shtet i pavarur. Artileria e tyre e rëndë dhe bombarduesit ajror ishin të shumtë për mbrojtësit judenj, të cilët nuk kishin as artileri e as avionë luftarakë. Ata e dorëzuan lagjen e tyre judaike të Qytetit të Vjetër në 28 maj të vitit 1948, duke humbur Murin e tyre të çmuar Perëndimor dy javë pasi u shpallën komb. Arabët e kishin bombarduar qytetin me më shumë se dhjetë mijë predha, duke vrarë njëmijë e dyqind civilë dhe duke shkatërruar më tepër se dy mijë shtëpi. Izraelitët e pajisur dobët arritën me trimëri të mbanin Jeruzalemin Perëndimor.

      Muri Perëndimor quhet përgjithësisht “Muri i Vajtimit” nga jojudenjtë, një term relativisht i ri. Megjithatë, izraelitët ngulin këmbë për emrin e mëparshëm dhe për arsye të mira. Analisti politik e ushtarak izraelit Ze’ev Schiff, duke shkruar në një gazetë hebraike, Ha’aretz, shpjegon: «Cila është gjatësia e Murit Perëndimor? A kufizohet nga muri që ka përballë hapësirën e përdorur tradicionalisht nga judenjtë për lutje, i cili është vetëm 58 metra, apo përfshin tërë murin e mbetur perëndimor të malit të Tempullit? Palestinezët kërkojnë që çdo caktim diplomatik të mbështetë gjatësinë më të shkurtër, të njohur si “Muri i Vajtimit”. Izraeli ngul këmbë për “Murin Perëndimor”… gjatësia e të cilit është 485 metra».

      Transjordanisë (që sot njihet si Jordania) i është dhënë më tepër se pesë herë më shumë nga “Palestina” në krahasim me atë që iu dha Izraelit. Lakmues për më tepër, legjionet e tyre arabe morën Bregun Perëndimor dhe Egjipti mori Rripin e Gazës. Të gjithë judenjtë u dëbuan dhe të gjitha pronat e tyre u shkatërruan apo konfiskuan. Kjo është një procedurë standarde për myslimanët sapo t’u jepet rasti. Megjithatë arabët kërkojnë në mënyrë hipokrite që Jeruzalemi të vazhdojë si një qytet ndërkombëtar nga frika se mos Izraeli do të çrrënjosë vendet e shenjta myslimane, diçka që ata nuk ua kanë bërë kurrë vendeve islamike, por që myslimanët ua kanë bërë gjithmonë vendeve judaike. Në mënyrë të pabesueshme OKB-ja dhe udhëheqësit botërorë bëjnë politikë në bazë të gënjeshtrave arabe dhe në mospërfillje të plotë të historisë së njohur.

      Marrëveshjet e Oslos të vitit 1993 e lanë Nablusin (Sikemin e lashtë) nën pushtetin izraelit. Atje ndodhej vendi tradicional i varrit të Jozefit, një vend i dashur jo vetëm për zemrat izraelite dhe për të gjithë judenjtë në mbarë botën, por edhe për të krishterët. Më 7 tetor 2000 kryeministri i asaj kohe Ehud Baraku, duke u mbështetur në një marrëveshje palestineze për të mbrojtur vendin, i urdhëroi trupat izraelite të largoheshin nga Nablusi. Brenda disa orëve u duk tymi të dallgëzohej nga varri si një grumbull i gëzueshëm, duke kremtuar tërheqjen izraelite, dogjën librat e lutjes izraelite dhe gjëra të tjera. Me kazma dhe çekiçë filluan të shembnin ndërtesën prej guri. Dy ditë më vonë buldozerët po pastronin zonën2https://www.wnd.com/2003/02/17434. OKB-ja dhe BE-ja qëndruan të heshtur para kësaj përdhosje – por vazhdimisht gjëmojnë paditë e tyre ndaj Izraelit se e mbron veten.

LAJMËTARË TË PAQES?

      Pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u larguan nga Ramallahu në 3 janar të vitit 1996, Jaser Arafati, duke iu drejtuar turmës me palestinezët e mbledhur që brohorisnin nga çatia e Zyrave të ish-IDF-së, shpalli se Ramallahu dhe Al-Bira «janë çliruar përgjithmonë…. Sot fillojmë udhën tonë drejt shtetit të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet të tij!»3Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, Fundi i javës, 6 janar 1996, f. 3.. Ky ishte “procesi i paqes” për Arafatin dhe i tillë është për Mahmud Abasin (Mahmoud Abbas, Ebu Mazeni), pasuesin e Arafatit si Kreu i Autoritetit Palestinez dhe partnerin e hershëm në terrorizëm. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse retorika do të jetë më e zbutur dhe më mashtruese.

      Mënyra se si IDF-ja u largua nga çdo pozicion që kishin në mirëbesim, duke i lëshuar në bazë të marrëveshjeve të firmosura nga “partnerët e tyre të paqes” dhe mënyra se si palestinezët e kanë marrë kontrollin, demaskon zhgënjimin e çdo dëshire për paqe të vërtetë. Shiko spektaklin e transferimit të Nablusit në duart e Autoritetit Palestinez të Arafatit (PA):
      Skenat në televizion treguan ushtarët izraelitë [duke u larguar] të strukur në makinat e tyre, të goditur me gurë e vezë dhe të mallkuar…. Turma e egërsuar, plot gaz dhe e fuqizuar, dogji flamujt izraelitë…. Është e vështirë të imagjinojmë një panoramë më përulëse [për Izraelin]….

      Skenat e shpërnguljes të Nablusit përforcojnë përshtypjen se ishte vetëm forca arabe [jo mirëdashja e Izraelit] … që e detyroi Izraelin të tërhiqet. Traktet e Fatahut [grupit terrorist të Arafatit] në Nablus brohorisnin fitoren palestineze ndaj «ushtrisë pushtuese naziste», duke u mburrur se ishte zjarri palestinez «ai që e dogji tokën nën këmbët e majmunëve dhe derrave». Përfundimi i natyrshëm është se i njëjti zjarr mund të bëjë Izraelin të largohet nga pjesa tjetër e Palestinës4Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, Fundi i javës, 23 dhjetor 1995, f. 10..

      Bregu Perëndimor dhe Gaza, aq shumë të përmendura në lajme sot, u mbajtën nga Jordania dhe Egjipti për nëntëmbëdhjetë vjet dhe u përdorën si baza lëshuese terroriste kundër Izraelit deri sa ky i fundit u detyrua – për mbrojtjen e vet – t’i pushtonte në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967. Ishin arabët, jo Izraeli, që i futën “refugjatët” në kampe dhe i mbajtën atje deri në ditët e sotme – në vend që t’i vendosnin në “Shtetin e tyre Palestinez”, një mungesë për të cilën bota fajëson Izraelin. Bota që qëndroi në mënyrë të parashikueshme e heshtur kur Jordani dhe Egjipti i rrethuan “refugjatët palestinezë” në kampe dhe nuk nxori asnjë fjalë për t’i qortuar gjatë nëntëmbëdhjetë viteve të sulmeve terroriste kundër Izraelit nga ato zona, tani fajësojnë Izraelin për “shtypje” të këtyre njerëzve dhe i bërtasin Izraelit t’i japë fund “pushtimit të tij të paligjshëm të territorit palestinez”.

      Izraeli, pavarësisht nga hipokrizia e hapur e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP-ja), ka vazhduar t’u japë tokë, fjalë për fjalë duke sjellë shkatërrimin e vet, siç ka parathënë profeti Ezekiel: «“A nuk keni pasur vallë vegime të rreme… [udhëheqësit] kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: ‘Paqe’, kur nuk ka paqe… profetët… që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe” – thotë Zoti, Zoti»5Ezekieli 13:6-16..

A PO KRYEN IZRAELI VETËVRASJE?

      Në një konferencë lajmesh në 7 dhjetor 2004, Kreu i OÇP-së Mahmud Abasi theksoi «të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, kryesisht të drejtat e refugjatëve për t’u kthyer në Izrael dhe për të vendosur një shtet palestinez të pavarur me Jeruzalemin si kryeqytet të tij»6http://www.ipc.gov.ps/ipc_new/english/details.asp?name=1707. Sigurisht që një shtet i tillë nuk ka ekzistuar kurrë, kështu që si mund të “kthehen” në të? Po ashtu edhe arabët nuk e dhanë ndonjëherë idenë për të formuar një shtet të tillë kur e kishin në kontroll këtë zonë që nga 1948 deri më 1967. Pse jo? Ky nuk është qëllimi i tyre, por shkatërrimi i Izraelit.

      Do të ishte e barasvlershme me vetëvrasje kombëtare për vendin e vogël të Izraelit, me më pak se tetë milionë banorë (më tepër se një milion prej të cilëve janë myslimanë arabë që do të donin ta shihnin të shkatërruar), të lejojë brenda kufijve të tij edhe katër milionë të tjerë arabë që janë betuar për asgjësimin e tij. Ky është qëllimi arab që kërkon kthimin e të gjithë “refugjatëve”. Dhe kjo është arsyeja se pse presidenti Bush ka pranuar se e vetmja e drejtë e këtyre “refugjatëve” është të pranohen brenda shtetit të tyre të pavarur palestinez të formuar nga territori i tashëm palestinez, të cilin ka si synim të krijojë harta e tij e paqes.

      Edhe pse “palestinezët” pretendojnë se janë të interesuar në bisedime të ndërmjetësuara nga fuqitë perëndimore për të bërë “paqe” në shkëmbim të dhënies të më tepër toke nga Izraeli, qëllimi i tyre përfundimtar është të zotërojnë të gjithë tokën e Izraelit. Kjo mbetet vendosmëria e tyre e patundur sot. Edhe as nuk mund të kënaqen me diçka më pak pa braktisur islamin dhe profetin e tij themeltar, Muhamedin.

      Këmbëngulja kokëfortë në këtë pohim të paligjshëm dhe në mbështetjen nga pjesa tjetër e botës në kërkimin e një “shteti palestinez”, përbën një refuzim të pajustifikueshëm të dëshmisë së qartë si të historisë ashtu edhe të Shkrimit të Shenjtë. Është një rebelim i hapur kundër Perëndisë së Izraelit. Ky krim i trefishtë ka krijuar krizën e Lindjes së Mesme që po hasim sot. Jo vetëm myslimanët, por edhe udhëheqësit politikë perëndimorë vazhdojnë të sfidojnë Perëndinë e Izraelit. Durimit të Tij i ka ardhur fundi – dhe ky është një mendim i tmerrshëm.

QËLLIMET E ARABËVE

      Nën pohimin se ata janë pasardhës të “palestinezëve të parë” të cilët jetuan në vendin e “Palestinës” para se izraelitët, të udhëhequr nga Jozueu, e pushtuan dhe e zaptuan, refugjatët arabë pohojnë se e tërë toka është e tyrja. Judenjtë, ngulin këmbë ata, janë pushtues të paligjshëm të tokës së tyre të trashëguar dhe duhet të largohen prej saj.

      Dëgjojmë në mënyrë të përsëritur ankesën se pengesa për paqe është “pushtimi” izraelit i Bregut Perëndimor dhe i Rripit të Gazës. Nëse është kështu, pse u krijua Organizata për Çlirimin e Palestinës më 1964, kur Izraeli nuk kishte të bënte fare me ata terroristë, të cilët ishin në atë kohë krejt nën kontrollin e arabëve? Çfarë kishin si qëllim të “çlironin” kur Jordania dhe Egjipti i mbanin “palestinezët” në kthetrat e tyre, të cilët (jo izraelitët) i kishin futur në kampe të neveritshme në ato zona? Pse OÇP-ja dhe tarafi i saj i terroristëve e sulmojnë Izraelin nga këto territore dhe Hezbollahu (Partia e Allahut) e sulmon nga Libani?

      Ka vetëm një përgjigje: të folurit për një shtet palestinez është një perde tymi për të mbuluar qëllimin e vërtetë për shfarosjen e Izraelit. “Palestinezët” janë gur shahu e arabëve.

      Ushtritë arabe që kishin sulmuar shtetin e ri të Izraelit në maj të vitit 1948 u mposhtën rëndë. Ata firmosën me të keq marrëveshje të përkohshme “armëpushimi” (të lejuar nga shembulli i Muhamedit në Hudejbije në vitin 628): Egjipti më 24 shkurt 1949, Libani më 23 mars, Transjordania më 3 prill dhe Siria më 20 korrik. Kufijtë e Izraelit të rëna dakord në atë kohë janë njohur që atëherë si “Vija Jeshile”.

      Fitorja qe e shtrenjtë. Vdekjet izraelite arritën në 6,373 (prej të cilëve 2,400 civilë), rreth 1 për qind e tërë popullsisë (e cila mund të krahasohet me humbjen e afërsisht 3 milionë amerikanëve sot). Vlerësimet e humbjeve arabe ndryshojnë nga 5,000 në 15,000 – rreth 1 e 40-ta e 1 përqindëshit.

      Në 11 tetor 1949, Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Muhamed Saleh el-Din (Muhammad Saleh el-Din), pohoi se «arabët kishin si qëllim që ata [refugjatët] të ktheheshin si pronarë…. Më qartë: ata kishin si qëllim të asgjësonin shtetin e Izraelit…. Populli arab nuk do të vihet në siklet po të pohojë: “Nuk do të jemi të kënaqur veç me zhdukjen përfundimtare të Izraelit”»7Al-Misri, 11 tetor 1949.. Edhe Gjermania naziste nuk kishte si qëllim të “zhdukte” Francën apo Anglinë – por këtë kanë si qëllim myslimanët për Izraelin. Dhe bota fajëson Izraelin se nuk bën paqe me armiq të tillë!

“PALESTINA”?

      Kemi parë tashmë se toka në të cilën Perëndia solli Abrahamin rreth katër mijë vjet më parë, të cilën Ai ia premtoi me anë të besëlidhjes së përjetshme atij dhe trashëgimtarëve të tij, dhe në të cilën ai dhe pasardhësit e tij përmes Isakut dhe Jakobit jetuan më pas për shekuj me radhë, nuk ishte një vend jo ekzistues i quajtur “Palestinë”, siç ngulin këmbë ata që e quajnë veten në mënyrë të gabuar “palestinezë”. Ky ishte vendi historik i Kanaanit: «Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje … tërë vendin e kanaanejve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre»8Zanafilla 17:8.. «Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij … e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut, që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, duke thënë: “Unë do t’ju jap vendin e Kanaanit…”»91 Kronikave 16:15-18..

      Toka e lashtë e Kanaanit dhe banorët e tij identifikohen në mënyrë të pagabueshme si në Bibël ashtu edhe nga arkeologjia. Kanaani nuk iu premtua kurrë arabëve. Ata as nuk kanë jetuar atje, as edhe një person i vetëm, deri në kohët tona. Banorët e hershëm të Kanaanit ishin kenejtë, kenizejtë, kadmonejtë, hitejtë, perezejtë, refejtë, amorejtë, kanaanejtë, girgasejtë dhe jebusejtë, jo “palestinezët”10Zanafilla 15:19-21.. Kur izraelitët u kthyen pas katërqind vjetësh si skllevër në Egjipt (duke i shënuar ata si trashëgimtarët e premtuar), ata ekzekutuan gjykimin e Perëndisë ndaj një populli tejet të paudhë duke pushtuar Kanaanin me urdhrin e Perëndisë: «Është përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t’i dëbojë para teje. Jo, nuk është as nga drejtësia jote…»11Ligji i Përtërirë 9:4-5.. Kanaani u bë Izrael dhe u njoh kështu për më tepër se njëmijë e pesëqind vjet.

      Por pjesa më e madhe e botës, dhe madje pjesa më e madhe e izraelitëve, e quajnë atë vend Palestinë sot. Ky ka qenë emërtimi i saj për shekuj me radhë. Nëse kjo ishte toka e Izraelit, kur dhe si u bë e njohur si “Palestinë”?

      Rreth vitit 132 pas Krishtit, romakët, të cilët e shkatërruan Jeruzalemin në vitin 70 pas Krishtit, filluan ta rindërtonin për perandorin romak Adrianin si një qytet pagan kushtuar atij dhe Jupiterit. Ata filluan ndërtimin e një tempulli kushtuar Jupiterit në Malin e Tempullit në vendin e tempujve të lashtë judaik. Kuptohet se pati një kryengritje nga judenjtë për të parandaluar një përdhosje të tillë. Ai u drejtua nga Simon bar Kokba (Simon bar Kochba), të cilin shumë vetë në atë kohë e konsideronin se ishte Mesia.

      Në fillim revolta qe shumë e suksesshme. Por erdhën më tepër legjione dhe romakët shkatërruan përfundimisht gati një mijë fshatra, vranë rreth pesëqind mijë judenj dhe shitën mijëra në skllavëri. Kur revolta u shtyp përfundimisht në vitin 135 pas Krishtit, pushtuesit romakë nga zemërimi e ndryshuan emrin e tokës së Izraelit, Provincia Syria-Palestina, nga armiqtë e lashtë izraelitë, filistejtë. Që nga ajo kohë e tutje, të gjithë ata që jetonin atje u njohën si “palestinezë”.

JUDENJTË, “PALESTINEZËT”

      Kush jetonte në Palestinën e sapo emërtuar dhe që u njohën më si “palestinezë”? Judenjtë, sigurisht. Përzëri dhe ata do të kthehen në vendin që Perëndia u dha paraardhësve të tyre. Në atë kohë arabët as nuk e kishin ëndërruar se “Palestina” ishte toka e tyre. Ajo ambicie nuk do të ishte ngjallur deri pas pesëqind vjetësh me ardhjen e islamit – madje edhe në atë kohë arabët nuk e quanin veten palestinezë.

      Në Luftën II Botërore Britania kishte një brigadë vullnetarësh të njohur si “Brigada Palestineze”. Ajo përbëhej e tëra nga judenj. Arabët po luftonin në anën e Hitlerit (Hitleri u kishte premtuar, përveç shkatërrimit të Izraelit, liri dhe vetëqeverisje të gjithë shteteve arabe në shkëmbim të ndihmës së tyre. Një Divizion i tërë i SS-ve (Shërbimi Special i Hitlerit) përbëhej nga myslimanë boshnjakë). Kishim edhe Orkestrën Simfonike Palestineze, një orkestër judaike, si edhe Posta Palestineze, një gazetë judaike. Deri në fund të viteve 50 arabët refuzuan të quheshin palestinezë dhe shpallën se nëse ekzistonin njerëz të tillë, ata ishin judenj.

      Për Komisionin Britanik Peel më 1937 një udhëheqës arab dëshmoi: «Nuk ekziston ndonjë vend që të quhet Palestinë. “Palestina” është një term që e shpikën sionistët…». Profesor Filip Hiti (Philip Hitti), një historian arab, i dëshmoi një Komiteti Anglo-Amerikan për hetimin e vitit 1946” «Nuk ka në histori diçka që të quhet Palestinë – absolutisht jo!»12Cituar te Eliyahu Tal, I kujt është Jeruzalemi? (Tel Aviv: Forumi Ndërkombëtar për një Jeruzalem të Bashkuar, 1994), 93.. Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 13 maj 1956 Ahmed Shukeiri (Ahmed Shukairy) i shpalli: «E dinë të gjithë se Palestina nuk është gjë tjetër veç Siria jugore». Tetë vjet më pas, më 1964, Shukeiri u bë kreu themelues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe sajoi kushtrimin e turpshëm: «Ne do t’i shtyjmë judenjtë drejt detit». Dhe ai nuk ishte as “palestinez”! Ai, sikurse Arafati, kishte lindur në Kajro. Organizata për Çlirimin e Palestinës nuk u themelua nga palestinezë, por u përdor për të shfrytëzuar këta njerëz të abuzuar në luftën e islamit kundër Izraelit.

DEMASKIMI I MITIT TË “PALESTINEZËVE” ARABË

       “Palestinezët” e sotëm arabë janë kushërinj të ngushtë me arabët që jetojnë në vendet fqinje, nga të cilët rrodhi pjesa më e madhe e tyre apo e paraardhësve të tyre të afërt. Ata bëjnë një seri pohimesh kontradiktore, të cilat nga vetë absurditeti i tyre tradhtojnë paligjshmërinë e tyre. Edhe sikur të ketë pasur një vend të Palestinës të pushtuar nga palestinezët, arabët nuk mund të ketë rrjedhur prej tyre. Arabët pohojnë se janë pasardhës të Ismaelit, djalit të parë të Abrahamit dhe se ata janë kështu trashëgimtarë të ligjshëm të tokës që Perëndia i dha Abrahamit. Ata kanë shumë gjak ismaeliti në venat e tyre, por nuk ka gjenealogji të drejtpërdrejtë që i çon arabët e sotëm te Ismaeli. Ata janë një racë e përzier.

      Kemi parë tashmë se Isaku ishte djali i premtimit. Edhe sikur arabët të ishin 100 për qind ismaelitë, ata prapë nuk mund të kenë rrjedhur nga banorët e hershëm të vendit. Perëndia ia premtoi tokën Abrahamit para se të lindte Ismaeli. Ajo tashmë kishte shumë banorë. Kështu, si mund të jenë arabët pasardhës të Ismaelit (lindur prej imigrantësh shekuj pas ishte banuar Kanaani) e në të njëjtën kohë pasardhës të “banorëve të parë” të Tokës së Premtuar? E pamundur!

      Vetë Ismaeli nuk ishte pasardhës nga banorët e parë të Kanaanit. Ati i tij, Abrahami, ishte nga Uri i kaldeasve dhe nëna e tij, Agari, ishte egjiptiane. Asnjë prej tyre nuk ishte midis “banorëve të parë të Kanaanit”, as me ndonjë lidhje të largët me një popull të tillë, as ndonjë nga pasardhësit e Ismaelit nuk mund të ketë një lidhje të tillë. “Palestinezët” e sotëm po nxisin një gënjeshtër! Por është një gënjeshtër që bota e do dhe e përdor me gëzim si një kopaçe kundër Izraelit.

      Kanaani ishte tashmë i vendosur kur Abrahami me gruan e tij, Sarën, dhe shërbëtoren e tij, Agarin, mbërritën atje. Kur Ismaeli u bë katërmbëdhjetë vjeç (me nënën e tij), u dëbua nga Sara nga shtëpia e Abrahamit, u largua nga Hebroni dhe Kanaani dhe jetoi më pas në “shkretëtirën e Paranit”13Zanafilla 21:21.. Pasardhësit e Ismaelit nuk kanë jetuar kurrë në Kanaan, por u vendosën në Gadishullin Arabik. Vetëm në shekullin e shtatë pas Krishtit, përmes pushtimeve të xhihadit islamik, arabët erdhën në një numër të konsiderueshëm në tokën e Izraelit, i cili në atë kohë quhej në mënyrë të gabuar Palestinë.

      Si mund të pohojnë pasardhësit e Ismaelit, të cilët as nuk kanë jetuar në “Palestinë”, se janë pasardhës të “palestinezëve të parë”? Ata nuk mund ta bëjnë këtë. Në mënyrë të qartë arabët nuk mund të jenë pasardhës të mundshëm të banorëve të parë të Kanaanit. Kontradikta të tilla nuk sigurojnë një bazë të mirë për pohimet e “palestinezëve” të sotëm. Megjithatë bota i pranon këto fantazira si baza e një kolonizimi që ata kanë si qëllim t’ia detyrojnë Izraelit, pohimet e ligjshme trashëgimore të të cilëve ndaj atij vendi i kanë rrënjët para katër mijë vjetësh!

ASNJË LIDHJE ME FILISTEJTË

      Nëse “Palestina” është kaq e rëndësishme për arabët, pse nuk përmendet asnjë herë në librin e tyre të shenjtë, në Kuranin? Kjo fjalë përdoret katër herë në Bibël14Eksodi 15:14; Isaia 14:29, 31; Joeli 3:4., por asnjëherë nuk i referohet tokës së Kanaanit apo Izraelit. Fjala hebraike nga e cila është përkthyer është pelensheth. Kjo i referohet një zone të vogël të njohur edhe si Filistia15Psalmi 60:8; Psalmi 87:4; Psalmi 108:9., toka e Pelishtee-s apo filistejve. Filistia ndodhej në të njëjtin vend, por më e madhe se Rripi i Gazës së sotme, duke marrë emrin nga qyteti filiste i Gazës. Qytetet e tyre të tjera ishin Ashdodi, Gathi (shtëpia e Goliathit), Gerari dhe Ekroni. Kjo është historia e vërtetë, për të cilën Kurani nuk di asgjë.

      Filistejtë nuk ishin popull semit ashtu si arabët, por e kishin pushtuar Kanaanin përmes detit nga Mesdheu dhe e kishin pushtuar atë zonë të veçantë para se të arrinin izraelitët. Ata nuk ishin “banorët e parë të vendit” (siç pohojnë “palestinezët” e sotëm se kanë qenë paraardhësit e tyre), por i shpërngulën kanaanejtë, sikurse këta të fundit u shpërngulën nga Izraeli. “Palestinezët” arabë (të cilët janë semitë) që jetojnë sot atje nuk mund të pretendojnë as marrëdhënie etnike, as gjuhësore dhe as historike me filistejtë, dhe as nuk mund ta justifikojnë mbi ndonjë bazë emrin e tyre si palestinezë.

      Ata që sot e quajnë veten palestinezë janë arabë nga lindja, gjuha, kultura dhe feja islame. Prindërit dhe gjyshërit e tyre “palestinezë” imigruan nga vendet fqinje arabe, të tërhequr nga begatia e krijuar nga judenjtë që u kthyen në Tokën e tyre të vjetër të Premtuar. Në rastet më të shumta, kjo baticë ndodhi vetëm disa muaj apo vite para se Izraeli të shpallte pavarësinë. OKB-ja e përkufizoi një “palestinez” si dikush që kishte jetuar atje për të paktën dy vjet. Por edhe ky kualifikim kaq i lirë nuk u ndoq në mënyrë të saktë. Sigurisht që ky rregull u zbatua me bujari ndaj arabëve, por jo ndaj judenjve, ndonëse edhe ata jetonin në “Palestinë”.

Ç’MUND TË THEMI PËR JERUZALEMIN?

      Jeruzalemi u caktua si kryeqyteti i Izraelit nga mbreti David tri mijë vjet më parë. Sikurse e kemi përmendur më parë, ai nuk përmendet asnjëherë në Kuran. Edhe kur perandoritë myslimane kontrolluan të gjithë Lindjen e Mesme, Jeruzalemit nuk iu vu rëndësi dhe u la krejtësisht pas dore. Në fund të viteve 1800 nga popullsia e Jeruzalemit prej rreth dyzet mijë vetave, pjesa më e madhe ishte judease, pjesa tjetër e krishterë e formave të ndryshme dhe vetëm disa ishin arabë.

      Gjithashtu nuk kemi asnjë referim për Jeruzalemin në Besëlidhjen Kombëtare të Palestinës të vitit 1964. Ishte një shpikje e re dhe një kthesë e plotë kur bota myslimane filloi të ngulte këmbë se Bregu Perëndimor, Rripi i Gazës dhe vetë Jeruzalemi i takonin përgjithmonë “palestinezëve”.

      Shkrimtarët myslimanë filluan të lavdëronin Jeruzalemin si “të krahasueshëm në shenjtëri” me Mekën e Medinën, apo madje edhe si “vendi ynë më i shenjtë”16Myftiu i AP-s `Ikrama Sabri cituar në Khalid Amayreh: «Myftiu i Palestinës: Alqods është Motra e Mekës dhe Medinës», Shoqata islamike për Palestinën, 6 gusht 2000; Hasan Ebu `Ali, një adoleshent gurëhedhës, cituar në Associated Press, 30 shtator 2000.. Por ky ishte një fabrikim tjetër dhe nuk ishte fakt historik. Organizata terroriste islamike Hezbollahu (Partia e Allahut), me qendër në Siri, shfaq Kubenë e Shkëmbit në materialet e saj reklamuese për të nxitur ndjekësit e vet kundër Izraelit. Arafati ka shpallur se «Al-Kudsi [Jeruzalemi] është në brendësinë e ndjenjave tona, e ndjenjave të popullit tonë dhe në ndjenjat e të gjithë arabëve, myslimanëve dhe të krishterëve në botë»17Posta e Jeruzalemit, 29 gusht 2000.. Nuk është për t’u çuditur që ai la pa përfshirë judenjtë, për të cilët Jeruzalemi është më i rëndësishëm se për çdokënd tjetër!

      OÇP-ja e përmend Jeruzalemin në kushtetutën e saj të vitit 1968 si «selia e Organizatës për Çlirimin e Palestinës». Ajo u përpoq të vendoste këtë pohim mashtrues duke i vendosur Zyrat e Autoritetit Palestinez në Shtëpinë Lindore të nderuar të Jeruzalemit (në shkelje të Marrëveshjeve të Oslos), ku ka zhvilluar aktivitetin dhe mirëpritur delegatët ndërkombëtarë dhe aktivistët e “paqes”. Përfundimisht, izraelitëve u erdhi në majë të hundës me përpjekjet e OÇP-së për të vendosur precedentë për ligjërimin e pohimeve të saj për Jeruzalemin si kryeqytetin e një shteti palestinez. Ata e përzunë OÇP-në dhe e morën Shtëpinë Lindore dhe zyrat e tjera të AP-së në Jeruzalem në 10 gusht 200118www.pna.gov.ps/subject_details2.asp?Docld+263..

      Që nga fillimi, Muhamedi e bëri kiblan (qëndrimin në lutje) drejt Jeruzalemit, siç duket për të tërhequr judenjtë. Por kur kjo manovër dështoi, ai i urdhëroi sërish myslimanët që të drejtoheshin nga Qabeja në Mekë, siç duhet të veprojnë sot. Mirëpo për tetë vitet e para, Qabeja drejt të cilës luteshin myslimanët, ishte e mbushur me rreth treqind e gjashtëdhjetë idhuj, nga të cilët Allahu ishte kryesori.

      Kështu Kurani jo vetëm që nuk e përmend Jeruzalemin, por me nënkuptim e ul si kiblan e gabuar: «Edhe sikur ti, atyre që u është dhënë Libri [pra, judenjve dhe të krishterëve], t’ua sillje tërë argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tënde, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre … atëherë ti, pamëdyshje, do të ishe i padrejtë»19Surja 2:145.. Sigurisht, të krishterët nuk kanë kibla, veç nëse ka të bëjë me [faktin] që i ngrenë sytë në lutje drejt qiellit, siç bëri Jezusi20Gjoni 17:1..

      Mirëpo palestinezët kërkojnë kthimin e Jeruzalemit si kryeqytetin e tyre. Në përkrahje të mitit palestinez, mbreti Fehd i Arabisë Saudite i bëri thirrje shteteve myslimane që të mbrojë «qytetin e shenjtë [që] u përket të gjithë myslimanëve në mbarë botën!»21Reuters, 12 gusht 2000.. Në fakt, gjatë shumë shekujve kur një regjim rival mysliman apo një tjetër ka qenë në kontroll të Jeruzalemit, edhe madje që ka qenë atje Kubeja e Shkëmbit, nuk i është dhënë ndonjë rëndësi e veçantë në islam. Përpjekjet e tanishme myslimane për të pretenduar Jeruzalemin si një qytet i shenjtë islamik do të bënin që myslimanët e shekujve të mëparshëm të tronditeshin. Kjo është thjesht një gënjeshtër tjetër dhe një manovër tjetër në fushatën propagandiste për të dëbuar Izraelin. Suksesi i tyre i spikatshëm do të vazhdojë deri sa izraelitët do të jenë aq të pashpresë, sa të thërrasin me një zë të vetëm që Mesia t’i shpëtojë – dhe Ai do ta bëjë këtë gjë.

NJË RRJETË E NGATËRRUAR

      Ka shumë probleme të tjera me pretendimet “palestineze”. Sigurisht që qumështi i derdhur nuk mblidhet, por kjo është situata. Ishte OKB-ja që e ndau tokën. Izraeli ishte i kënaqur me atë që mori, ndonëse ishte aq ngushtë në disa vende, saqë ishte tokë e pambrojtur. Ata nuk i sulmuan arabët; ishin arabët të cilët, të mbrojtur nga OKB-ja, e sulmuan Izraelin dhe me qëllimin e shpallur publikisht dhe shumë të përsëritur për ta shfarosur. Çdo territor që arabët humbën nga ajo që OKB-ja u dha u mor nga Izraeli në procesin e vetëmbrojtjes nga një armik që e ka sulmuar me shfarosjen në mendje.

      Revista Koha tregon22Revista Koha, 4 prill 1988. se sikur arabët të mos e kishin sulmuar, por të kishin pranuar pjesën e dhënë nga OKB-ja, siç bëri Izraeli, “palestinezët” do të kishin jetuar në Shtetin e tyre gjatë tërë këtyre viteve. Sigurisht që ata kurrë nuk e kanë pasur synim të pranojnë ndonjë bashkëjetesë me Izraelin, sikurse janë përbetuar vazhdimisht udhëheqësit e tyre. Dhe tani, pas pesë luftërash të dështuara, ata kërkojnë atë që OKB-ja iu dha në fillim. Sigurisht që Izraeli nuk ka asnjë detyrim t’u japë tokën sipas kufijve të mëparshëm të OKB-së arabëve, të cilët i refuzuan dhunshëm dhe i bëjnë bazën e përpjekjeve të tyre për ta shfarosur. Ky do të ishte një shpërblim vetëvrasës i agresionit.

      Do të ishte absurde për Izraelin që t’i japë sulmuesve të tij territorin strategjik që duhej të merrte për t’u mbrojtur. Megjithëkëtë, me një veprim të padëgjuar në historinë e luftës, Izraeli fitimtar ka dhënë afërsisht 95 për qind të tokës që ka marrë si vetëmbrojtje dhe palestinezët e kanë përdorur me këmbëngulje atë territor për të lëshuar sulme terroriste kundër mirëbërësit të tyre.

PALESTINEZËT DHE TERRORIZMI

      Nuk mund të arsyetohet me terroristët. Gjithçka që mund të kuptojnë është forca. Pa diskutim, terroristi kryesor i viteve të fundit ka qenë Jaser Arafati, jo Osama Bin Ladeni. I lindur Abd al-Rahman Abd al-Rauf Arafat Al-Qudwa al-Husseini në 27 gusht 1929, ai e shkurtoi emrin për të hequr epitetin al-Hyseini. Qëllimi i tij kryesor ishte të fshinte lidhjen me kushëririn e gjyshit, Haxhi Amin Muhamed al-Hyseinin, të cilin e kemi përmendur, që u caktua Myfti i Madh i Jeruzalemit nga britanikët më 1921. Ky partner me Hitlerin në vrasjen e judenjve (Hitleri i dha atij 500,000 dollarë amerikanë për të luftuar kundër Aleancës dhe judenjve) ishte një terrorist i pavarur dhe «këshilltari dhe drejtuesi» i Arafatit23Benjamin Netanjahu, Një vend midis kombeve: Izraeli dhe bota (Nju Jork: Bantam Books, 1993), 188.. Arafati e quajti veten “Jaser” në përkujtim të Jaser al-Birahut (Yasser al-Birah), «një udhëheqës i mbretërimit të terrorit të Myftiu të Madh në vitet 1930»24Benjamin Netanjahu, Një vend midis kombeve: Izraeli dhe bota (Nju Jork: Bantam Books, 1993), 188.. Arafati kreu vrasjen e tij të parë kur ishte njëzet vjeç – të një palestinezi të pafajshëm me emrin Rork Hamid25Thomas Kierman, Jaser Arafati (Londër: Sphere Books, 1976), 138..

      Organizata për Çlirimin e Palestinës u themelua në vitin 1964, jo në Palestinë, por në Kajro, nga Gamel Abdel Nasser, presidenti i Egjiptit26Jill Becker, OÇP-ja: Ngritja dhe Rënia e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (Nju Jork: St. Martin’s, 1984), 14., me sa duket për të përfaqësuar «popullin e shtypur palestinez». Jaser Arafati, tashmë kreu i grupit terrorist të njohur si Fatahu, u bë kreu i OÇP-së në vitin 1969. Nën Arafatin ajo u bë organizata më e pasur (me të ardhura vjetore që i kalonin 1.2 miliardë dollarët27John Laffin, Lidhjet e OÇP-së (Londër: Transworld, 1982), 18., nga të cilat Arafati fshehu miliarda në llogaritë vetjake zvicerane) dhe organizata më e egër terroriste në mbarë botën, e përfshirë në qindra «bombardime, të shtëna, rrëmbime avionësh, sulme raketash dhe rrëmbime të dhunshme në njëzet e gjashtë vende». Pjesa më e madhe e viktimave dhe më tepër se 90 për qind e mijërave pengjeve nuk ishin izraelitë28John Laffin, Lidhjet e OÇP-së (Londër: Transworld, 1982), 18..

      Bisedimet me Arafatin dhe OÇP-në ishin dhe janë të kota, megjithatë Izraeli është detyruar në atë rol nga mendësia botërore. Statusi Kombëtar Palestinez i OÇP-së i shkruan mjaft qartë qëllimet e tyre. Ata njerëz nuk janë ekstremistë, por myslimanë të zellshëm, kështu që qëllimet e tyre nuk janë thjesht të organizatës së tyre, por të fesë së tyre. Nëse nuk ndryshon ajo fe, qëllimet nuk mund të ndryshojnë. Në procesin e bisedimeve për “paqe” me Izraelin, ata mund të pretendojnë që kanë ndryshuar – por nuk është aspak kështu.

      Arafati i udhëhoqi territoret palestineze ashtu si familja mbretërore udhëheq Arabinë Saudite. Nuk ka liri. Askush nuk guxonte të mos binte dakord apo madje të vinte në diskutim Arafatin dhe Autoritetin Palestinez (AP). Do të jetë edhe më keq nën sundimin e Hamasit. Votimi do të jetë akoma një tallje. Shtypi është i kontrolluar. Një gazetar arab me përvojë shkruan: «Çdo gazetar që dëshiron të intervistojë një zyrtar të rëndësishëm palestinez duhet të pajiset me këto mjete: arkivol, vendvarrim për veten dhe familjen dhe një vullnet të përgatitur mirë që më përpara»29“Plani i Arafatit për demokraci: Liri nga shtypi”, Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, 3 dhjetor 1993..

      E vërteta nuk vlente farë për Arafatin apo partnerët e tij në krim, të cilët (sikurse kanë bërë gjithmonë komunistët) e shpikin “historinë” sipas nevojës së tyre. Disidentët sovjetikë kishin një thënie që vlen njëlloj për palestinezët: «Bashkimi Sovjetik është vendi i vetëm me një të shkuar të paparashikueshme». Statuti Kombëtar i OÇP-së zbulon një mendësi të shthurur. Përballë bollëkut të historisë për të kundërtën, ata guxojnë të shpallin (dhe bota i beson me ëndje të tilla gënjeshtra):

      Pohimet për lidhje historike apo fetare të judenjve me Palestinën janë të papërputhshme me faktet e historisë…. Judenjtë nuk përbëjnë as një komb të vetëm me një identitet më vete; ata janë qytetarë të shteteve që u përkasin.
Sionizmi është një lëvizje politike … raciste dhe fanatike në natyrën e saj, agresive, ekspansioniste dhe koloniale në qëllimet e saj dhe fashiste në metodat e saj. Izraeli është … një bazë gjeografike për imperializmin botëror, i vendosur në mënyrë strategjike në mes atdheut arab për të luftuar shpresat e kombit arab për çlirim, bashkim dhe progres. Izraeli është një burim i vazhdueshëm kërcënimi në lidhje me paqen në Lindjen e Mesme dhe tërë botën30Statuti i OÇP-së, paragrafët 20, 22..

      Kjo është edhe më keq se prit të të heq qimen kur ke trarin në sy! Arafati vdiq në 11 nëntor 2004. Palestinezët donin ta varrosnin në xhaminë Al-Aksa në Malin e Tempullit, por Izraeli refuzoi, duke shmangur me kujdes që t’i jepnin armiqve ndonjë pretendim tjetër për vendin më të shenjtë të Izraelit. Si kompromis, midis një turme të tërbuar duke gërthitur për të prekur qivurin, ai u varros me nderime të mëdha në Ramallah, atje ku OÇP-ja ka qendrën. Megjithatë, trupi i tij u vendos në një qivur betoni, që të lëvizej në Al-Aksa kur Izraeli të jetë dëbuar përfundimisht nga vendi. Pothuaj menjëherë pas kësaj, udhëheqësit botërorë erdhën të bënin homazhet e tyre te varri i këtij kryekrimineli. Kryeministri britanik Toni Bler (Tony Blair) e bëri një gjë të tillë nga fundi të dhjetorit 2004, duke qëndruar në një largësi të respektueshme. Midis atyre që vendosën kurora te varri qenë Ministri i Jashtëm italian Xhankarlo Fini (Giancarlo Fini) dhe Presidenti i Bankës Botërore Xhejms Ulfensoni (James Wolfensohn)31http://www.mmorning.com/articleC.asp?Article=2036&CategoryID=6.

KJO QENKA “PAQE”?

      A janë OKB-ja, BE-ja dhe udhëheqësit botërorë si Bushi dhe Bleri të verbuar para qëllimeve të vërteta të arabëve? Kjo duket e pamundur, duke parë se sa shpesh arabët përsërisin hapur vendosmërinë e tyre për të zhdukur Izraelin. Ky përcaktim karakteristik i “paqes” pohohet qartë në Statutin e OÇP-së:

      Meqë çlirimi i Palestinës do të shkatërrojë praninë e sionistëve dhe imperialistëve dhe do të kontribuojë në vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, populli palestinez pret mbështetjen e të gjitha forcave përparimtare dhe paqësore … në betejën e tij për çlirimin e atdheut të tij32Statuti i OÇP-së, paragrafi 22..

      Kur AP-ja mori kontrollin e Bethlehemit para festës së Krishtlindjes më 1995, Arafati erdhi me helikopter dhe iu drejtua me ngadhënjim turmës të çmendur nga gëzimi prej dhjetëra mijëra vetash: «Ky është vendi i lindjes së Zotit tonë, Mesisë, palestinezit, palestinezit”». Fjalimi i tij bëri të duket se Jezusi ishte një luftëtar për çlirimin e Palestinës kundër Izraelit. Mirëpo papa Gjon Pali II e pranoi me gëzim ftesën e Arafatit për të qenë me të në Bethlehem për të kremtuar «Jezu Krishtin tonë». Jezu Krishtin tonë?

       “Jezusi palestinez”, të cilit iu referua (“Isa” në Kuran) nuk është Biri i Perëndisë që vdiq për mëkatin në vendin tonë. Dikush vdiq në vend të Isait. I marrë i gjallë në qiell ai duhet të kthehet për të përjetuar një vdekje natyrore. Po ky shtrembërim i Jezusit nga Arafati nuk e ndaloi papën të bekonte «luftën palestineze për liri!».

      Islami dhe Allahu i tij janë të njohur për urrejtjen e tyre ndaj Izraelit dhe të gjithë judenjve. Allahu nuk është qartazi Perëndia i Biblës. Urrejtja xheloze e pasardhësve të Ismaelit kundër trashëgimtarëve të Isakut ka lënë një njollë në histori të paarritshme madje edhe nga Hitleri.

      Nazistët nuk ishin më pak të vendosur se myslimanët sot për të shfarosur të gjithë judenjtë, madje ishin partnerët e tyre në këtë qëllim makiavelian gjatë Luftës II Botërore. Por nazistët nuk e konsideruan shfarosjen e judenjve një mandat hyjnor; dhe as nuk ofroi Hitleri nuk ndonjë parajsë me seks të vazhdueshëm me qindra virgjëresha (siç bëri Muhamedi) për ata që vdisnin në procesin e vrasjes së judenjve. Nazistët thjesht kryen detyrën e tmerrshme sistematike, sikurse dikush do të shfaroste kacabunjtë apo minjtë nga shtëpia. Me nazistët kjo ishte shkencë: por me myslimanët shfarosja e judenjve është një ritual fetar që i pëlqen Allahut, është tema e lutjeve të zjarrta nëpër xhami dhe ofron shpërblim të madh këtu dhe në botën e përtejme.

      Ajo që e demaskon më së qarti gënjeshtrën se terroristët janë ekstremistë që po i japin islamit një emër të keq është vlerësimi kaq i lartë që marrin këta vrasës të judenjve nga myslimanët në mbarë botën. Sheiku Abdul Rahman Al Sudais, i dashur në mbarë botën islamike, imam i Xhamisë së Madhe në Mekë, është një shembull i tillë. Në 23 tetor 2005 ai u nderua si «personaliteti islamik i vitit» në Çmimet Ndërkombëtare të Kuranit të Shenjtë në Dubai. Në fjalimin e tij të pranimit ai u mburr: «Mesazhi i islamit dhe myslimanëve është … drejtësi … simpati, harmoni dhe mirësi».

      Mirëpo në Xhaminë e Madhe në Mekë para 2 milionë myslimanëve, Al Sudais iu lut Allahut për t’u “dhënë fund” judenjve dhe i përshkoi ata si «zhuli i njerëzimit, horrat e tërë botës … derrat dhe majmunët». Thirrja e tij ndaj arabëve dhe myslimanëve ngado për të «braktisur nismat për paqe me Izraelin» u transmetua në mbarë botën nga Reuters dhe Associated Press. Askush (me siguri asnjë mysliman) nuk e quajti atë një «ekstremist» që po i jepte islamit një emër të keq. Ai u brohorit nga tërë bota islamike si një udhëheqës me «një histori të nderuar në shërbimin ndaj islamit dhe myslimanëve»33https://www.wnd.com/2005/10/33052.

Na shfaqet vetvetiu në mendjen tonë imazhi i bezdisshëm dhe tmerrues i të prangosurit Daniel Perli (Daniel Pearl), i lindur në Nju Xhersi (shiko Shtojca C), Phi Beta Kappa nga [Universiteti] Stanford, me armën te koka, i një babai të ardhshëm që e donte jetën dhe kërkonte të vërtetën në mbarë botë si gazetar për Gazeta The Wall Street. Kapësit e tij myslimanë bënë një video për t’i treguar botës punën e tyre. Ai duket gati i qetë, duke shprehur vullnet të mirë, ndërsa bindet që të rrëfejë se është një jude. Befas i pritet fyti, i pritet koka dhe shfaqet në mënyrë sfiduese, duke u ngritur disa herë. Unë jam jude. Fjalët, të përsëritura përgjatë trupave të vrarë dhe të gjymtuar të shpalosura gjatë njëmijë e treqind vjetëve të historisë islamike, duket se dalin jo vetëm nga buzët e Perlit, por nga miliona të tjerë. Gradualisht po del e vërteta e sëmurë: kjo është “Palestina” e tëra dhe e bëra. Një thirrje indinjate del nga fyti i dikujt – më pas heshtje. Askush nuk po dëgjon.


[previous][next]

POSHTËSHËNIME

  • 1
    Shkëputur nga Paraqitja e David A. Harris, Drejtori Ekzekutiv, Komiteti Amerikano-Jude, para Komitetit të Përvetësimeve të Senatit, Nënkomitetit të Punës, Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore dhe Edukimit; Dëgjesë me temën “Edukimit palestinez – Mëson paqen apo luftën?”, 30 tetor 2003. Mbështetur në një analizë prej 93 tekstesh shkollore të botuara nga Ministria Saudite e Edukimit dhe në qarkullim midis viteve 1999 – 2002 [ku tregohet] përbuzje ndaj civilizimit perëndimor dhe ndjekësve të feve të tjera.
  • 2
  • 3
    Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, Fundi i javës, 6 janar 1996, f. 3.
  • 4
    Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, Fundi i javës, 23 dhjetor 1995, f. 10.
  • 5
    Ezekieli 13:6-16.
  • 6
    http://www.ipc.gov.ps/ipc_new/english/details.asp?name=1707
  • 7
    Al-Misri, 11 tetor 1949.
  • 8
    Zanafilla 17:8.
  • 9
    1 Kronikave 16:15-18.
  • 10
    Zanafilla 15:19-21.
  • 11
    Ligji i Përtërirë 9:4-5.
  • 12
    Cituar te Eliyahu Tal, I kujt është Jeruzalemi? (Tel Aviv: Forumi Ndërkombëtar për një Jeruzalem të Bashkuar, 1994), 93.
  • 13
    Zanafilla 21:21.
  • 14
    Eksodi 15:14; Isaia 14:29, 31; Joeli 3:4.
  • 15
    Psalmi 60:8; Psalmi 87:4; Psalmi 108:9.
  • 16
    Myftiu i AP-s `Ikrama Sabri cituar në Khalid Amayreh: «Myftiu i Palestinës: Alqods është Motra e Mekës dhe Medinës», Shoqata islamike për Palestinën, 6 gusht 2000; Hasan Ebu `Ali, një adoleshent gurëhedhës, cituar në Associated Press, 30 shtator 2000.
  • 17
    Posta e Jeruzalemit, 29 gusht 2000.
  • 18
    www.pna.gov.ps/subject_details2.asp?Docld+263.
  • 19
    Surja 2:145.
  • 20
    Gjoni 17:1.
  • 21
    Reuters, 12 gusht 2000.
  • 22
    Revista Koha, 4 prill 1988.
  • 23
    Benjamin Netanjahu, Një vend midis kombeve: Izraeli dhe bota (Nju Jork: Bantam Books, 1993), 188.
  • 24
    Benjamin Netanjahu, Një vend midis kombeve: Izraeli dhe bota (Nju Jork: Bantam Books, 1993), 188.
  • 25
    Thomas Kierman, Jaser Arafati (Londër: Sphere Books, 1976), 138.
  • 26
    Jill Becker, OÇP-ja: Ngritja dhe Rënia e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (Nju Jork: St. Martin’s, 1984), 14.
  • 27
    John Laffin, Lidhjet e OÇP-së (Londër: Transworld, 1982), 18.
  • 28
    John Laffin, Lidhjet e OÇP-së (Londër: Transworld, 1982), 18.
  • 29
    “Plani i Arafatit për demokraci: Liri nga shtypi”, Posta e Jeruzalemit, Edicioni Ndërkombëtar, 3 dhjetor 1993.
  • 30
    Statuti i OÇP-së, paragrafët 20, 22.
  • 31
    http://www.mmorning.com/articleC.asp?Article=2036&CategoryID=6
  • 32
    Statuti i OÇP-së, paragrafi 22.
  • 33