THEMELI ISLAMIK PAGAN I TERRORIZMIT 

Kapitulli 6 | DITA E GJYKIMIT

MUHAMEDI, THEMELUESI I ISLAMIT, u lind në Mekë nga fisi Kurejsh rreth vitit 570 pas Krishtit. Nuk ka burime të njohura jomyslimane për biografinë e tij dhe vetëm dy burime kryesore islamike: Jeta historike e Muhamedit, nga Ibën Is’haku (Ibn-Ishaq) (768 pas Krishtit), redaktuar nga Ibën Hishami (Ibn Hisham) (833 pas Krishtit); dhe Ekspeditat e Muhamedit, nga Al-Uakidi (Al-Waqidi) (822 pas Krishtit). Hadithet e shumta (thëniet dhe veprat e Muhamedit të rrëfyera nga shokët e tij më të ngushtë) japin gjithashtu mendime rreth jetës së profetit të islamit.

      Kurejshët e Mekës kishin një tregti fitimprurëse si rojtarët e Qabesë, një tempull idhujsh i mbushur me rreth treqind e gjashtëdhjetë shëmbëlltyra që përfaqësonin hyjnitë e ndryshme fisnore të adhuruara nga kushdo që mund të udhëtonte me një karvan të madh tregtar përmes Mekës. Allahu (një trajtë e Al-ilah, fjalë për fjalë: “perëndia prijës”) u pranua si prijësi i idhujve në Qabe. Ai ka qenë perëndia zyrtar i fisit të Muhamedit shekuj para se të lindte ai.

      Muhamedi filloi të merrte “zbulime” në rrethana aq të çuditshme dhe tmerruese saqë kishte frikë se mos po mashtrohej nga Satani. Sipas burimeve islamike ai mendonte se ishte pushtuar nga një demon dhe ndonjëherë vepronte sikur të ishte i pushtuar. Hatixheja, gruaja e tij, e ngushëllonte, duke e siguruar se po i fliste Allahu. Ibën Is’haku shkruan se kur fryma erdhi një herë tjetër, Hatixheja e vuri në provë:

      Ajo i tha të dërguarit të Allahut: «O bir i xhaxhait tim, a je në gjendje të më thuash për vizitorin tënd, kur ai vjen te ty?». Ai iu përgjigj se ai mundej dhe ajo e pyeti t’i tregonte kur të vinte.
Kështu, kur Xhebraili (Gabrieli) erdhi tek ai, ashtu siç e kishte zakon, i dërguari i tha Hatixhes: «Ky është Xhebraili që sapo ka ardhur tek unë».
«Çohu, o bir i xhaxhait tim» – tha ajo – «dhe ulu në kofshën time të majtë». I dërguari veproi ashtu dhe ajo i tha: «A e shikon atë?».
«Po» – tha ai.
Ajo tha: «Atëherë kthehu dhe ulu në kofshën time të djathtë».
Ai veproi ashtu dhe ajo i tha: «A e shikon atë?». Kur ai tha se e shikonte, ajo i tha atij që të lëvizte dhe të ulej në prehrin e saj. Kur ai veproi ashtu, ajo e pyeti përsëri nëse ai e shikonte dhe kur ai i tha po, ajo zbuloi trupin e saj [pra, hoqi rrobat] dhe hodhi mënjanë vellon. Duke pasur të dërguarin në prehër ajo i tha: «A e shikon atë?».
Ai iu përgjigj: «Jo».
Ajo i tha: «O bir i xhaxhait tim, gëzohu dhe merr zemër, sepse ai është një engjëll nga Allahu dhe jo nga satani»1Ibën Is’haku, Jeta e Muhamedit, përkthyer nga Guillaume, 1967, 107..

      Muhamedi pranoi atëherë se frymëzimi i tij ishte nga Allahu përmes “engjëllit Xhebrail”. Këto zbulime (përveç atyre që humbën – se humbën disa) formojnë Kuranin sot.

      Megjithatë, dyshimet vazhduan të mundonin Muhamedin dhe ai u përpoq të kryente vetëvrasje disa herë gjatë disa viteve më pas2Sahih Buhariu, Vëll. 9, numër 111, dhe burime të tjera myslimane si Ibën Is’haku, Ibën Sa’d, Taberiu, etj... Pasi mori suren e nëntëdhjetë e gjashtë, “frymëzimi” u ndërpre për disa muaj. Muhamedi, i pikëlluar nga kjo, mendoi përsëri të vriste veten. Prirjet e tij për të vrarë veten, pranuar nga të gjitha autoritetet islamike, zor se duken të jenë shenjat e një udhëheqësi të madh frymëror me frymëzim hyjnor.

      Këto zbulime të supozuara (kishte përfundimisht njëqind e katërmbëdhjetë sure) paraqisnin një ide revolucionare: Allahu nuk ishte thjesht perëndia prijës në Qabe, por perëndia i vetëm kudo qoftë; Muhamedi ishte profeti ekskluziv i Allahut dhe tërë bota duhet sjellë në nënshtrim ndaj Allahut. Natyrisht, kjo doktrinë e re u kundërshtua nga banorët e Mekës. Nuk u duk se qe një ide e mirë për ata që të hiqnin të gjithë perënditë e tjerë përveç Allahut – kjo do të dëmtonte seriozisht tregtinë e tyre fitimprurëse në Qabe.

      Muhamedi, përballë kundërshtimit gjithnjë e në rritje për “zbulimet” e tij dhe duke pasur vetëm një grusht ndjekësish, u largua nga Meka më 622 pas Krishtit, në atë që njihet si Hixhreti, nga ku edhe daton kalendari mysliman. A.H. (Anno Hexhra, në vitin sipas Hixhretit) është si p.K. (pas Krishtit). Ai u vendos në qytetin e Jathribit, që sot njihet si Medina. Këtu ishte qendra e tij deri në kthimin plot ngadhënjim si pushtues i Mekës tetë vjet më vonë.

      Pasi iku në Jathrib dhe ndërsa siguroi fuqi dhe numri i ndjekësve të tij rritej, zbulimet e Muhamedit nga Allahu u bënë tepër ndërluftuese. E tërë bota jo vetëm që duhet t’i nënshtrohet Allahut (islam do të thotë “nënshtrim”), por duhet të detyrohet të bëjë një gjë të tillë me shpatë nën kërcënimin me vdekje të atyre që refuzojnë të pranojnë vetëm Allahun dhe Muhamedin si profetin e tij.

FILLIMI I NJË “FEJE PAQEJE”

      Muhamedi, i sfiduar të kryente mrekulli si Krishti, nuk mund të bënte asnjë të tillë –  por ishte një strateg i zgjuar ushtarak. Në 16 mars 624, si profet i Allahut dhe për lavdinë e Allahut, Muhamedi udhëhoqi treqind luftëtarë në një sulm të lig afër Bedrit ndaj një karvani të madh nga Meka të ngarkuar me pasuri dhe të mbrojtur nga një forcë prej tetëqind vetash. U vranë rreth 40 banorë të Mekës dhe gjashtëdhjetë u morën robër, me humbjen e vetëm katërmbëdhjetë myslimanëve. Kjo fitore kundër një force më të madhe u pa si një mrekulli vërtetuese nga Allahu për të cilën kishte nevojë Muhamedi. Që nga ajo kohë, radhët e myslimanëve u shtuan prej atyre që kishin një etje për të qenë pjesë e plaçkës që Allahu premtonte në ketë jetë dhe në Parajsë. Një zbulesë e kohës shpallte: «Kush lufton në rrugë të Allahut dhe vritet ose fiton, Ne padyshim do t’i japim shpërblim të madh»3Surja 4:74..

      Muhamedi, pasi kishte provuar trimërinë e tij ushtarake, e forcoi fuqinë e tij përmes vrasjes së më shumë se njëzet e pesë vetëve të cilët e kishin kundërshtuar. I pari qe al-Nedri (al-Nadr), një armik i vjetër nga Meka. I zënë rob në betejën në Bedrit ai i kujtoi Muhamedit se Kurejshët nuk i vrisnin robërit. Muhamedi, duke mos treguar mëshirë, i preu kokën në vend, duke lënë shembullin për ndjekësit e tij për atë që do të bëhej vrasja e pamëshirshme e miliona vetëve. Ai e justifikoi veprimin duke i shtuar Kuranit një “zbulesë” tjetër tronditëse: «Asnjë Profeti nuk i është lejuar të mbajë robër derisa të mos ngadhënjejë (ta ketë dërmuar me luftë [armikun]) në tokë»4Surja 8:67.. “Zbulimet” në kohë vinin nga Allahu sa herë që Muhamedi kishte nevojë për to, zakonisht për përftimin e tij vetjak.

      Për shembull, Muhamedi shkoi të vizitonte djalin e tij të birësuar, Zejdin. Gruaja e tij, Zejnabi, kushërirë e Muhamedit, erdhi te dera për të thënë se Zejdi nuk ndodhej atje dhe e ftoi profetin brenda. Ajo nuk ishte plotësisht e veshur dhe Muhamedi u mahnit me bukurinë e saj dhe e dëshiroi me pasion. Ai refuzoi të futej, por i thirri me zë të lartë Allahut: «Si i kthen zemrat e njerëzve!». Zejnabi më vonë ia përsëriti fjalët e profetit Zejdit, i cili nga detyra ofroi të ndahej nga e shoqja, që atë të mund ta merrte Muhamedi. Zejnabi u ngazëllua nga shansi për t’u martuar me profetin e Allahut. Në fillim Muhamedi refuzoi, por nuk mund të shuante pasionin e tij për të. I ulur pranë Aishes, gruas së tij të preferuar, me të cilën u martua kur ajo ishte nëntë vjeç, një frymëzim për t’u shtuar në Kuran erdhi befas te Muhamedi ku Allahu i kërkonte atij që të martohej me Zejnabin – siç duket për t’u treguar myslimanëve se nuk është mëkat të martohesh me gruan e birit të birësuar, edhe sikur të jetë kushërira e tij5Surja 33:36-38.. Zejdi, sigurisht, iu bind zbulesës. As ai, as ndonjë tjetër nuk mund të vinte në dyshim vullnetin e Allahut. Kështu Zejnabi iu shtua numrit gjithnjë e në rritje të grave të Muhamedit.

      Shumë prej vrasjeve të viktimave nga Muhamedi ishin poetë të cilët e kishin tallur me poezi. E para ishte poetesha Asma bint Marwan, së cilës iu mbyll goja duke e goditur për vdekje me thikë ndërsa po ushqente fëmijën e saj më të vogël. Poeti Ebu Afak (thënë se ishte më tepër se njëqind vjeç) u vra më pas. Për të justifikuar këto vrasje, Kuranit iu shtua një zbulesë tjetër, që shpjegonte se të gjithë poetët ishin të frymëzuar nga Satani6Surja 26:221-27.. Një ish-mysliman shkruan: «Gjakësitë, vrasjet, mizoria dhe tortura duhet të merren në konsideratë për çdo gjykim të karakterit moral të Muhamedit»7Ibn Warraq, Pse nuk jam mysliman? (Amherst, NY: Prometheus Books, 1995), 99..

NUK KA LIRI TË FJALËS NËN ISLAM

      Myslimanët, duke mos u përpjekur aspak për të fshehur atë që ndërgjegjja normale do ta quante si një të keqe shumë të madhe, flasin hapur për një egërsi të tillë si normale për islamin – nga shembulli i lavdërueshëm i vendosur nga vetë Muhamedi dhe që ia vlen të përsëritet sot. Sigurisht, në të njëjtën kohë ata pohojnë se islami është një fe paqeje që cakton standardin më të lartë për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

      Në tetor të vitit 2004, Magdi Ahmad Hyseini (Hussein), Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës të Egjiptit, foli në televizion Al-Jazeera në mbrojtje të terrorizmit. Ai lavdëroi si vetëvrasësit me bomba, të cilët kishin shënjestër gratë dhe fëmijët, ashtu edhe prerjen e kokës së të burgosurve. Hyseini, si përgjigje mbrojtëse për atë që ne do të shpresonim dhe luteshin se është një siklet gjithnjë e më i madh midis shumë myslimanëve për praktikat e shumta barbare të kryera në emër të islamit, e mbështeti terrorizmin nga shembulli i Muhamedit:

      Kështu, si ka mundësi që disa zëra në lëvizjen islamike dhe nga klerikët zyrtarë na thonë se vrasja e të burgosurve është jo-islamike? Jo, si Kurani ashtu edhe biografia e Profetit e lejojnë vrasjen e të burgosurve. Kjo ekziston në ligjin tonë islamik…. Pse klerikët qeveritarë e injorojnë vrasjen e të burgosurve gjatë kohës së Profetit? Rreth 600-700 [në fakt 900 të burgosurve, të cilët u rrethuan dhe iu premtua siguri, iu pre koka] u vranë gjatë sulmit ndaj fisit Kurajza [të judenjve]. Pse e mbajnë këtë të fshehtë? Pse e fshehin faktin se Profeti dha urdhrin për të ekzekutuar disa poetë – për të ekzekutuar! Jo në veprime ushtarake, por ekzekutime individuale?8Instituti Kërkimor Mediatik për Lindjen e Mesme, 18 tetor 2004.

      Midis të ekzekutuarve ishte poeti jude Ka’b bin al-Ashrafi. Vrasja e Ka’bit, duke mos qenë aspak një siklet për myslimanët sot, vazhdon të justifikohet si themelore për islamin. (Nuk është për t’u çuditur që një autor e titulloi librin e tij rreth terrorizmit islamik: Përbindëshat e Muhamedit!9David Bukay, ed., Përbindëshat e Muhamedit: Një udhëzues i lehtë për islamin radikal për audiencën perëndimore (Green Forest, AR: Balfour Books, 2004).). Një faqe interneti myslimane e njohur, duke e zbukuruar rrëfimin me ngjyrat më të hapura të mundshme me hollësi të trilluara, zbulon përkufizimin karakteristik të islamit për “paqe” dhe “drejtësi”:

      Ka’bi ishte bërë një rrezik i vërtetë për shtetin e paqes dhe besimin e ndërsjellë, që Profeti po përpiqej të arrinte në Medinë…. Profeti ishte i shumë i irrituar me të…. E tërë kjo qe pjesë e procesit të gjatë… që e ndihmoi islamin të përhapej dhe të vendoste themelet e tij të drejtësisë dhe mëshirës10https://www.islam101.com/history/people/companions/maslamah.html.

      Vrasjet dhe kërditë janë të barabarta me “drejtësinë dhe mëshirën” në islam! Nuk ka të drejta të njeriut. Ata që e kundërshtuan apo qoftë edhe e vinin në dyshim profetin, duhej të eliminoheshin. Dhe kështu është edhe sot. Të bësh një pyetje të arsyeshme rreth Kuranit apo Muhamedit në ndonjë vend ku janë në pushtet myslimanët të sjell dënimin me vdekje. Jo shumë ditë në të kaluarën, kur Pakistani kishte vetëm një kanal televiziv, e fillonte gjithmonë ditën duke i paralajmëruar shikuesit se islami nuk duhej vënë në dyshim. Gjithashtu askush nuk guxon të ngrenë një pyetje dyshimi sot.

      Autorit Salman Ruzhdiut (Salman Rushdie) (dhe të gjithë simpatizantëve të tij), ngaqë shkroi një libër më 1988, për të cilin klerikët myslimanë janë të mendimit se është një sulm ndaj islamit dhe profetit të tij, iu dha vendimi me vdekje. Rushdiu është akoma i fshehur nga frika për jetën dhe me një shpërblim për kokën e tij. Nuk është dëshmi e mirë për një fe që duhet të ruajë veten përmes kërcënimeve dhe vrasjeve, e jo përmes besimit vullnetar dhe besnikërisë së vullnetshme si përgjigje ndaj së vërtetës.

      Mjafton vetëm pak studim për të mësuar se myslimanët kanë domethënien e tyre karakteristike të fjalëve që u jep mundësinë për t’u dukur paqësorë kur, në fakt, nuk janë. Për shembull, për të “vërtetuar” se islami e kundërshton terrorizmin, citimi i mëposhtëm që i atribuohet Muhamedit si në hadithin e Buhariut ashtu edhe atë të Muslimit: «Në emër të Allahut, ai nuk është një besimtar i vërtetë, nga ligësia e të cilit fqinjët e tij nuk ndihen të sigurt»11http://www.islamfortoday.com/terrorism.htm. Megjithatë fqinjët e Muhamedit nuk mund të ndiheshin të sigurt; ai mund t’i vriste në çfarëdo kohe të donte, sidomos po të ishin poetë apo judenj. As fshatrat fqinjë apo karvanët që kalonin nuk mund të ndiheshin të sigurt nga sulmet e tij, madje as gjatë ramazanit – një kohë paqeje për paganët! Fjalët e Muhamedit duken bindëse, por në mënyrë të qartë kishin një domethënie të veçantë. Fqinjët mund të ndiheshin të sigurt për paqen nëse i nënshtroheshin islamit dhe nuk e kundërshtonin profetin-diktator të tij.

RRËNJËT E HERSHME TË TERRORIZMIT TË SOTËM ISLAMIK

      Mënyra se si Muhamedi e vendosi fenë e tij të re në Arabi – duke sulmuar karvanë e fshatra, duke u vënë shpatën të mundurve për t’i frikësuar dhe për t’u diktuar arabëve të tjerë vullnetin e tij, nuk është gjë tjetër veç terrorizëm. Nuk ka fjalë tjetër në fjalorin e sotëm për ta përshkruar. Blezë Paskali (Blaise Pascal), në veprën e tij Pensées (Mendime), bën një krahasim: «Muhamedi ngriti një fe duke i vrarë armiqtë e tij; Jezu Krishti duke i urdhëruar ndjekësit e tij që të jepnin jetët e tyre». Një autor tjetër shprehet në këtë mënyrë: «Xhihadi… pritej [nga] Kurani si fjala e drejtpërdrejtë e Perëndisë [Allahut]. Askush nuk kishte vështirësi të pajtonte fetarinë dhe pangopësinë. Muhamedi jo vetëm që e kishte bërë të lehtë që ata të vepronin kështu, por e kishte bërë virtyt, duke e paraqitur plaçkitjen dhe luftën si shtigje të drejta drejt Parajsës»12Paul Fregosi, Xhihadi në Perëndim: Pushtimet myslimane nga shekulli i 7-të deri në atë të 21 (Amherst, NY: Prometheus Books, 1998), 61..

      Terrorizmi është tipik për islamin, sepse për shekuj ka qenë pjesë përbërëse e shoqërisë pagane arabe ku u lind Muhamedi dhe nga ku lindi islami. Një ish-profesor i historisë islamike në Universitetin Al-Azëhar në Kajro, Egjipt (ndërtuar rreth xhamisë el-Azhar dhe qendra më autoritare e doktrinës islamike në botë), e përshkruan atë shoqëri të Arabisë së shekullit të shtatë:

      Vetëm më të fortët mbijetuan … këto fise luftuan vazhdimisht për ekzistencën. Kjo mendësi u shfaq në një stil jete bazë: Plaçkitni pasurinë e atyre që mposhtni … pushtojini të tjerët për të fituar pozitë dhe pasuri…. Kur pushtonin një vend armik, ata i vrisnin të gjithë meshkujt dhe i merrnin gratë dhe fëmijët si skllevër.
Islami nuk ndryshoi asnjë prej këtyre karakteristikave apo të ndikonte në sjelljen e arabëve. Në vend të kësaj, islami e përqafoi mendësinë arabe dhe e përdori për të përmbushur programin e tij. Xhihadi (lufta ndaj armikut të Allahut deri në vdekje) si një besim bazë i islamit erdhi në mendësinë arabe jo si një sjellje e re, por si diçka me të cilën ishin shumë të njohur…. Muhamedi lindi në një kulturë ku pushtimi dhe gjakderdhja ishin norma [dhe] u ndërfutën në islam përmes konceptit të xhihadit13Mark A. Gabriel, Islami dhe Terrorizmi: Çfarë mëson në të vërtetë Kurani për krishterimin, dhunën dhe qëllimet e xhihadit islamik (Lake Mary, Florida: Charisma House, 2002), 67, 75..

      Perëndimori i zakonshëm përfytyron se terrorizmi është diçka e re që filloi më 1990 me Intifadën në Izrael dhe që është përkeqësuar qysh atëherë, duke u përhapur në mbarë globin. Shumë besojnë se kjo justifikohet kundër izraelitëve për shkak të keqtrajtimit të tyre të palestinezëve, por shihet si një krim i tmerrshëm kur kryhet diku tjetër. Myslimanët e kanë praktikuar terrorizmin, sidomos kundër judenjve (dhe madje kundër vetes së tyre), për shekuj me radhë, por me një forcë gjithnjë e në rritje sapo Kombet e Bashkuara e ndanë Palestinën më nëntor të vitit 1947.

      Në trazirat kundër judenjve të dhjetorit të vitit 1947, turmat dogjën pjesën më të madhe të sinagogave në Alepo (Halepi), Siri, shkatërruan njëqind e pesëdhjetë shtëpi judenjsh, pesë shkolla judaike, pesëdhjetë dyqane dhe zyra, një jetimore dhe një klub të rinjsh. Pergamenat u shkatërruan dhe një dorëshkrim i çmuar i lashtë i Dhiatës së Vjetër u dogj, ndërsa zjarrfikësit shikonin pasivisht dhe policia «i ndihmonte aktivisht sulmuesit»14Agjencia judaike e Pasqyrës së Shtypit dhe Ndodhive, 28 dhjetor 1947.. Një letër nga disa rabinë të Alepos, e datës 28 prill 1948 (dy javë para se Izraeli të shpallte pavarësinë e tij), dërguar kongregacionit Mogen David në Bruklin, Nju Jork, kërkonte: «Kjo është e treta ditë që rrimë të fshehur. Turmat arabe po shfryjnë dhe kërcënojnë jetët tona. Lutuni për ne. Veproni për hirin tonë para qeverisë tuaj. Jetët tona janë në rrezik të plotë… na ndihmoni!».

JUSTIFIKIMI I VRASJES NË KURAN

      A i mërzit myslimanët e sotëm se vrasja, përdhunimi, plaçkitja dhe skllavëria e njerëzve të pafajshëm ishte mënyra e pranuar e jetës në të cilën Muhamedi i drejtoi ndjekësit e tij dhe mbi të cilën është ngritur dhe vepron akoma islami? Shumica e myslimanëve nuk janë të vetëdijshëm për historinë e islamit; dhe shumë prej tyre që e dinë të vërtetën mizore duken se janë krenarë për të. Sikurse të gjitha sistemet , Ashtu si të gjitha sistemet tiranike, islami u themelua mbi parimin se «forca bën ligjin». Dhe kjo është mënyra se si e mbështet veten sot sa herë të jetë e mundur, duke i vrarë të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen.

      Jathribi është themeluar nga judenjtë. Muhamedi ua tregoi “zbulesën” e tij atyre, si edhe të krishterëve që jetonin në afërsitë aty. Kur ata nuk pranuan as Allahun (të cilin e dinin se ishte idhulli prijës në Qabe) si Perëndi, as Muhamedin si profetin e tij, ai u kthye kundër të krishterëve dhe judenjve, duke i vrarë të gjithë ata që refuzonin të bëheshin myslimanë dhe që nuk ishin në gjendje të arratiseshin. Pasi iu nënshtruan forcës më të madhe myslimane në shkëmbim të kërkesës për siguri, çdo mashkull jude në moshë për luftë në Jathrib u vra gjithsesi dhe trupat e tyre u dogjën në sheshin e pazarit. Gratë dhe fëmijët u morën si “gra” apo skllevër. Emri i qytetit u ndryshua në Medinë, që do të thotë “qyteti i profetit”. Këtu u varros vetë Muhamedi dhe varri i tij ekziston deri në ditën e sotme.

      Përfundimisht, çdo jude në Arabi ose u vra ose u arratis. Sot qëndron ligji se asnjë këmbë judeu nuk mund të shkelë në Arabinë Saudite – dhe asnjë jude nuk do të guxonte të hynte. (Sekretari i Shtetit Henri Kisingeri dhe Senatori Xhozef Libermani kanë qenë dy përjashtimet e vetme). Çdo jude në Arabinë Saudite duhet të vritet – një ndëshkim që sauditët do ta kryejnë në “sheshin e bërjes copa-copa” në Riad pa ndonjë ndjenjë turpi para botës së sotme. Prerja e kokës është dënimi zyrtar i dekretuar nga Muhamedi, i cili zbatohet ndaj çdo myslimani që kthehet në çfarëdo feje tjetër. Me urdhër të Muhamedit, vetëm islami mund të praktikohet në Arabinë Saudite – dhe kështu duhet të jetë në mbarë botën nëse islami do të përmbushte pushtimin e përbotshëm, për të cilin Allahu i ka urdhëruar të gjithë myslimanët për të luftuar dhe realizuar.

      Kur Arabia Saudite u kërkoi amerikanëve ta mbronin nga ushtritë e Sadam Hyseinit (“fuqia bën ligjin” përsëri), që kishin dhunuar Kuvajtin dhe synonin të pushtonin pjesën tjetër të Shteteve të Gjirit [Persik], ata përcaktuan që asnjë jude të mos futej në Arabi. Amerikanët u përgjigjën se judenjtë ishin pjesë përbërëse e forcave të tyre të armatosura dhe do të vinin, u pëlqente apo jo sauditëve. Atëherë u kuptua se nëse trupat irakiane do të kapnin një ushtar amerikan, pulla metalike e të cilit e identifikonte si jude, ata do ta rripnin të gjallë në tërë kuptimin e plotë të fjalës. Kështu u shpik një kategori e re: «Protestantë B». Ky emërtim u shtyp më pas në pullat metalike të personelit ushtarak të judenjve të caktuara në zonat myslimane.

      Udhëheqësit e botës nuk shqetësohen që islami është një fe e dhunshme (e cila kërkon vdekjen e të gjithë judenjve për t’i shuar të gjithë). Politika nuk pretendon që të jetë morale. Sot shumë agjentë të OÇP-së vazhdojnë të punojnë për shërbimin e fshehtë britanik. Britania, duke vazhduar favorizimin e myslimanëve në kurriz të Izraelit dhe duke luajtur fshehtazi në të dy krahët, e furnizonte në mënyrë të pacipë Sadam Hyseinin me materiale dhe pajisje që përdoreshin për përpunimin e municioneve gjashtë javë të plota pas pushtimit të tij të Kuvajtit.

TË LUFTOSH TERRORIZMIN NË NJË GJENDJE MOHIMI

      Të gjithë jomyslimanët shihen si paganë. Dikush habitet se pse paganët, të cilët nuk i janë nënshtruar akoma islamit, fesë paqësore, kërkojnë të sjellin paqe midis vendeve myslimane në luftë. Ne duhet të besojmë se islami është një fe e paqes, siç ngulin këmbë Presidenti Bush dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe fetarë, nëse myslimanët do të ndalonin të vriteshin me njëri-tjetrin dhe të pushonin vrasjet ndaj nesh. Në fakt, myslimani urdhërohet Allahu dhe Kurani t’u shpallë jomyslimanëve: «Kjo është një fe paqeje! Dhe nëse refuzon të pohosh se “islami është paqe”, do të të vras për ta vërtetuar!».

      Më 1990, për të lejuar trupat pagane amerikane të futeshin në Arabinë Saudite në mënyrë që ata ta mbronin nga ushtritë pushtuese islamike të Irakut, sheiku Abdul Aziz bin Bazi, autoriteti fetar kryesor i Arabisë Saudite, shpalli këtë fetva: «Edhe pse amerikanët … nuk janë myslimanë, ata meritojnë mbështetje sepse ndodhen këtu për të mbrojtur islamin»15Dore Gold, Mbretëria e Urrejtjes: Si e mbështet Arabia Saudite Terrorizmin e Ri Global (Uashingon, D.C.: Regnery Publishing, Inc., 2003), 159.. Të mbrosh islamin, fenë e paqes, kundër myslimanëve që praktikojnë fenë e paqes, duket kontradiktore. Nuk është më pak e pabesueshme se ata të cilët islami i shikon si armiq për t’u vrarë duhet të mbrojnë islamin. Sigurisht që trupat amerikane nuk e kuptuan se ai ishte misioni i tyre. Megjithatë udhëheqësit vazhdojnë të lavdërojnë këtë fe të dhunshme si paqësore.

      Asnjë udhëheqës i botës nuk shpreh një arsyetim të terrorizmit dhe vendosmëri për ta dhënë më qartë e më me zjarr se sa Presidenti Xhorxh W. Bushi. Megjithëkëtë, në të njëjtën kohë, ai në mënyrë naive (apo me qëllim për hir të “korrektësisë politike”) ngul këmbë duke e quajtur islamin një fe paqeje dhe me kujdes e shmang përmendjen e tij në të njëjtën fjali me terrorizmin. Kjo mungesë kontradiktore është verbuese, duke parë, për shembull, fjalimin e tij në 29 janar 2002, në raportimin vjetor para Parlamentit të Shteteve të Bashkuara:

      Zbulimet tona në Afganistan … na treguan fushën e vërtetë të detyrës që kemi përpara … [se] thellësia e urrejtjes së armiqve tanë … barazohet nga marrëzia e shkatërrimit që caktojnë. Kemi gjetur diagrame të impianteve të fuqive bërthamore amerikane dhe pajisje për ujin publik, udhëzime të hollësishme për të bërë armë kimike, harta vëzhgimi të qyteteve amerikane dhe përshkrime të plota të gurëve kufitarë në Amerikë dhe në mbarë botën.
Ajo që kemi gjetur në Afganistan konfirmon se … lufta jonë kundër terrorit vetëm sa ka filluar…. Mijëra vrasës të rrezikshëm, të edukuar në metodat e vrasjes, zakonisht të mbështetur nga regjimet e paligjshme, janë përhapur tashmë në mbarë botën si bomba me sahat, të kurdisur për t’u shpërthyer pa paralajmërim.
      Qindra terroristë janë arrestuar. Megjithëkëtë, dhjetëra mijëra … janë akoma të lirë. Këta armiq e shohin tërë botën si një fushë beteje dhe ne duhet t’i ndjekim kudo ku ndodhen. Për aq kohë sa veprojnë kampet e përgatitjes, për aq kohë sa kombet i strehojnë terroristët, liria është në rrezik. Dhe Amerika dhe aleatët tanë nuk duhet dhe nuk do ta lejojnë këtë.
      Kombi ynë do të vazhdojë të jetë i palëkundur, i durueshëm dhe këmbëngulës në arritjen e dy objektivave të mëdha. Së pari, ne do të mbyllim kampet terroriste, do të prishim planet terroriste dhe do të nxjerrim terroristët para drejtësisë. Dhe, së dyti, duhet të parandalojmë terroristët dhe regjimet që kërkojnë armë kimike, biologjike apo bërthamore për të mos kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën.
      Ushtria jonë ka nxjerrë jashtë loje kampet e përgatitjes së terroristëve të Afganistanit, megjithatë ekzistojnë kampe në të paktën dymbëdhjetë vende. Një botë e krimit terrorist – ku përfshihen grupet si Hamasi, Hezbollahu, Xhihadi Islamik, Ushtria e Muhamedit – vepron në xhunglat dhe shkretëtirat e largëta dhe fshihet në qendrat e qyteteve të mëdha….
      Shtetet [që financojnë terrorizmin] dhe aleatët e tyre terroristë përbëjnë një bosht të së keqes, duke kërcënuar paqen e botës. Duke kërkuar armë të shkatërrimit në masë, këto regjime përbëjnë një rrezik të rëndë dhe në rritje. Ata mund t’i sigurojnë këto armë për terroristët, duke u dhënë atyre mjetet për të përmbushur urrejtjen e tyre. Ata mund të sulmojnë aleatët tanë apo të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të dyja rastet, çmimi i indiferencës mund të jetë katastrofike.
      Ne do të punojmë bashkë me koalicionin tonë për të penguar terroristët dhe shtetin e tyre që financon materialet, teknologjinë dhe ekspertizën për të bërë dhe dërguar armët e shkatërrimit në masë. Ne do të zhvillojmë dhe do të zhvillojmë në mënyrë të frytshme mbrojtjet me raketa për të mbrojtur Amerikën dhe aleatët tanë nga sulmet e menjëhershme. Dhe tërë kombi duhet të dijë: Amerika do të bëjë atë që është e domosdoshme për të siguruar sigurinë tonë kombëtare.

      Vështirë të kuptohet njëkohësisht ndjekja e terroristëve dhe të injorohen rrënjët nga ku e ka burimin terrorizmi dhe që i jep jetë. Rrënjët e tij nuk janë të fshehura, por mund të shihen nga të gjithë në një fe pagane arabe të njohur si islam.

MYSLIMANËT DHE PAGANËT SË BASHKU

      Muhamedi, më 628 pas Krishtit (viti 6 sipas Hixhretit), iu afrua Mekës me disa nga ndjekësit e tij – të gjithë të sapo kthyer në këtë fe të re të islamit. Ata dëshironin fort që të merrnin pjesë në haxh, në pelegrinazhin e përvitshëm drejt Qabesë së mbushur me idhuj, ku një idhull shumë i spikatur e përfaqësonte Allahun si perëndinë prijës midis qindrave. Muhamedi dhe ndjekësit e tij myslimanë dëshironin të përtërinin të njëjtat rite besëtytnore që kishin praktikuar para se të bëheshin myslimanë dhe që paraardhësit e tyre i kishin zbatuar prej shekujsh. Do të ishte hera e parë që Muhamedi ishte përpjekur të merrte pjesë në haxh që kur u arratis nga Meka.

      Mekanët ishin akoma shumë më të fortë se Muhamedi dhe e detyruan të kthehej pas. Megjithatë, duke kërkuar të bënin paqe me këtë armik të fuqishëm dhe të dhunshëm, ata lidhën një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në historinë islamike, Traktati i Hudejbijes, një armëpushim dhjetë vjeçar i quajtur Hudna. Ai dokument caktoi ligjin islamik të luftës e paqes dhe caktoi precedentin për politikën e ardhshme islamike që qëndron deri në këtë ditë. Asnjë drejtues mysliman nuk ka autoritetin të rishikojë vendimin e Muhamedit për të bërë paqe të vërtetë me jomyslimanët. Mund të hyhet vetëm në një Hudna dhe ajo jo për më tepër se dhjetë vjet. Qëllimi, duke ndjekur shembullin e Muhamedit, nuk është arritja e një fundi të sinqertë ndaj armiqësive, por për të mashtruar armikun me premtimin e paqes që të fitohet kohë dhe përparësi për të pushtuar përfundimisht “bashkëpunëtorin e paqes”, i cili nuk dyshon për keq. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi i Arafatit dhe, që nga vdekja e tij, vazhdon të jetë qëllimi i OÇP-së në të ashtuquajturin “proces të paqes” me Izraelin.

      Ky traktat i lejoi Muhamedit dhe ndjekësve të tij myslimanë t’i bashkoheshin haxhit vitin e ardhshëm me kusht që Muhamedi të pranonte se nuk ishte profeti i Allahut. Muhamedi e gëlltiti krenarinë e tij dhe firmosi. Kështu, më 629, me myslimanët e tjerë, u fut në Mekë dhe u bashkua me arabët paganë duke i rënë shtatë herë përqark Qabesë së mbushur me idhuj, duke e puthur gurin e zi në një cep dhe duke prekur një gur tjetër në cepin jemeni (jugor), sa herë që i ra përqark. Myslimanët e rinj, me Muhamedin si kreun e tyre, morën pjesë në të gjitha ritet e tjera tradicionale pagane, duke u ngjitur në malin Sefa aty afër, duke vrapuar që andej para e pas shtatë herë drejt majës së Merves, që supozohet se përkujtojnë kërkimin për ujë nga Agari. Ata iu ngjitët malin Arafat, pastaj nxituan për në Muzdalife, një vend midis Minës dhe Arafatit, në kohën e lutjeve të pasdites.

      Të nesërmen, myslimanët e rinj, bashkë me turmat e paganëve, shkruan te Lugina Mina, ku secili hodhi shtatë gurë në secilën prej tri kolonave që përfaqësonin Satanin. Dhe kështu vazhdoi (hollësitë e plota janë tepër të gjata për t’u përfshirë këtu). Këto rite të lashta pagane u transportuan të gjitha në islam dhe praktikohen edhe sot në haxh, për të cilat pjesa më e madhe e njerëzve, si myslimanë ashtu edhe jomyslimanë, imagjinojnë në mënyrë naive se ishte nismë e Muhamedit si pjesë e islamit në bindje ndaj “zbulesave” nga Allahu. Por e vërteta është shumë larg këtyre imagjinatave.

ÇFARË NDRYSHOI MUHAMEDI?

      Më 630 pas Krishtit, dy vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Hudejbijes, ushtria e Muhamedit ishte aq e fortë sa të pushtonte Mekën. Ai e bëri një gjë të tillë, duke i shkatërruar idhujt e Qabesë, përfshirë atë të Allahut, por duke e mbajtur këtë të fundit [emrin e idhullit] pa shëmbëlltyrën e tij si perëndia i islamit. Ai i lejoi për njëfarë kohe paganët të vazhdonin praktikën e haxhit, duke u bashkuar me myslimanët e rij në ritet e tyre tradicionale pagane. Pastaj ai u dha paganëve katër muaj kohë për t’u kthyer në islam ose përndryshe do të vriteshin. Paskëtaj, vetëm myslimanët mund t’i afroheshin Mekës dhe Qabesë, që mbetet rregulli edhe sot e kësaj dite. Vepra e fundit zyrtare publike e Muhamedit fare pak para vdekjes së tij ishte udhëheqja e dyzet mijë ndjekësve të tij në po të njëjtat rite, duke e përjetësuar këtë praktikë pagane shumë të lashtë si pjesën më të rëndësishme të islamit.

      Kurani pohon se Qabeja ishte «tempulli i parë i ndërtuar për njerëz[imin] … ku ka qëndruar Ibrahimi [dhe u lut]; dhe… të vizituarit (pelegrinazhi i haxhit) i Shtëpisë, për hir të Allahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë, është obligim»16Surja 2:125; 3:96-99; 5:97.. Ai pohon gjithashtu se Abrahami dhe Ismaeli e ndërtuan së bashku Qabenë17Surja 2:127.. Në fakt Abrahami (Ismaeli nuk ishte më me të, duke u dëbuar bashkë me të ëmën, Agarin) jetoi në Hebron në Kanaan. Ideja që ai do të bënte udhëtimin e lodhshëm përgjatë qindra kilometrave të shkretëtirës arabe drejt Mekës – dhe të ndërtonte një tempull idhujsh për t’u përdorur nga arabët paganë – është një fabrikim mizor në kundërshtim me logjikën, për gjithçka që thotë Bibla për Abrahamin dhe pa ndonjë histori për ta mbështetur.

      Besnikëria familjare ka qenë për një kohë të gjatë norma midis arabëve, të cilët luftonin fiset rivale dhe plaçkitnin karvanët kalimtarë si stil jete. Muhamedi e ndryshoi besnikërinë fisnore në përkushtim ndaj islamit. Kurani i urdhëronte myslimanët të detyronin nënshtrimin ndaj Allahut tek e gjithë bota dhe kërkonte që ata që refuzonin të nënshtroheshin të vriteshin. Luftimi dhe plaçkitja e zakonshme e praktikuar gjatë nga fiset arabe u zhvillua si më përpara, por tani në emër të Allahut dhe për të përhapur fenë “e re” që të gjithë duhet të përqafojnë, përndryshe të vdesin. Askush nuk e kishte imagjinuar kurrë të quante islamin “fe të paqes”, derisa kjo gënjeshtër u sajua si pjesë e korrektësisë politike të kohës së sotme.

      Dhe, sikurse kërkohet, kemi një shpatë në flamurin e Arabisë Saudite. Xhamia më e shenjtë për myslimanët syni është Xhamia e Madhe në Mekë. Imami i saj, i caktuar nga qeveria saudite, është «gjëja më e afërt në islam me papën». Predikimet e tij «bëjnë thirrje që judenjtë “të asgjësohen” dhe nxisin përmbysjen e civilizimit perëndimor». Faqja kryesore e Departamentit të Çështjeve Islamike të Ambasadës së Arabisë Saudite në Uashington, Qarku i Kolumbias, shpall në mënyrë të patrazuar: «Myslimanëve u kërkohet të ngrenë flamurin e xhihadit për ta bërë Botën e Allahut supremen në këtë botë»18Anthony Browne, “Triumfi i Lindjes”, The Sunday Mail (Brisbane, Australi), 5 shtator 2004, 54..

RRUGA E PAKTHYESHME DREJT DORËZIMIT

      Deklarata të tilla të guximshme, se islami duhet të pushtojë botën, e që ofshëtijnë gati përditë nga udhëheqësit myslimanë në dënimet e tyre ndaj Perëndimit, duken se kalojnë pa u vënë re ndërsa udhëheqësit perëndimorë e lavdërojnë islamin si fe të paqes – dhe madje mirëpresin në sallonet e qeverisë armiqtë e shprehur qartë, të cilët janë të vendosur të na shkatërrojnë. Në 19 mars 2004 Instituti i Paqes së Shteteve të Bashkuara (themeluar nga Kongresi [Parlamenti Amerikan]) drejtoi një panel ekspertësh rreth reformimit të islamit. Një prej ekspertëve të ftuar ishte Myzamil Sidiqi (Muzammil Siddiqi), ish-president i Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut. Por Sidiqi, në një grumbullim kundër Izraelit jashtë Shtëpisë së Bardhë në 28 tetor 2000 e kërcënoi hapur SHBA-në për mbështetjen e saj ndaj Izraelit: «Amerika duhet të mësojë … nëse ju mbani anën e padrejtësisë [pra, duke mbështetur Izraelin], zemërimi i Allahut do të vijë». Ai ka kërkuar të zbatohet ligji i sheriatit në Shtetet e Bashkuara dhe ka lavdëruar kamikazët vetëvrasës, të cilët i konsideron se janë lajmëtarë të drejtësisë. Në mënyrë të pabesueshme Sidiqi ka qenë një mysafir i ftuar në ngjarje administrative ku ka qenë i pranishëm Presidenti Bush dhe është ftuar të drejtojë lutje gjatë mëngjesit kombëtar të lutjes menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 200119Worldnetdaily.com/news/asp?ARTICLE_ID=37660.. Si mund të jemi kaq të marrë?!

      Shtetet e Bashkuara për shumë vjet kanë dalë nga rruga e tyre duke u bërë propozime paqeje myslimanëve. Në 21 qershor 1979 Kongresi dhe Senati bënë rezoluta të njëjta ku pranonin «kontributin e pasur fetar, shkencor, kulturor dhe artistik që [islami] ka bërë për njerëzimin që nga themelimi i tij». Rezoluta 43 e Senatit të Shteteve të Bashkuara pohonte pjesërisht:

      Ndërsa 21 nëntori i vitit 1979 shënon përvjetorin e njëmijë e katërqind të themelimit të islamit [datë e gabuar: Muhamedi ishte vetëm 9 vjeç]…; dhe
      Ndërsa islami është një prej feve më të mëdha të njerëzimit … që përfshin çdo zonë kryesore të botës; dhe
      Ndërsa fjala “islam” rrjedh nga gatishmëria e Abrahamit për të pranuar të gjitha urdhrat e Perëndisë…; dhe
      Ndërsa islami përpiqet për një komunitet botëror i cili … nuk pranon ndryshimet sipërfaqësore të racës….
      Vendosur nga Senati (në përputhje me Shtëpinë e Përfaqësuesve), Kongresi shënon kontributin e islamit dhe i uron suksese përkujtimores së katërmbëdhjetë shekujve … [dhe] zoton përpjekjet e tij për të arritur mirëkuptim më të mirë, ulje të tensioneve dhe arritjen e marrëdhënieve të përmirësuara me të gjitha kombet e botës [dhe] kërkon që Presidenti t’i përcjellë një kopje të kësaj rezolute Kreut të Shtetit të çdo vendi ku islami ka ndjekës të konsiderueshëm….

      Deri tani lexuesi ka informacion të mjaftueshëm për të ditur se sa shumë kjo deklaratë e shtyrë politikisht, por e pafryt, i çorienton amerikanët dhe botën gjerësisht. «Komuniteti botëror» që islami synon të arrijë është me anë të forcës, nën kërcënimin e terrorizmit dhe vdekjes. Është e vërtetë se nuk pranon «ndryshimet sipërfaqësore të racës» – por vetëm midis myslimanëve. Ai nuk do t’i tolerojë fetë e racave të ndryshme. Është e paarsyeshme të lavdërosh islamin për kontributin e tij pa pranuar gjithashtu vrasjet, skllavërimin dhe shtypjen e tij ndaj miliona njerëzve. Korrektësia politike është armiku i së vërtetës dhe drejtësisë.

ÇFARË MUND TË THEMI PËR RAMAZANIN?

      Ramazani, sikurse haxhi, u transportua në islam pothuaj i pandryshuar nga mënyra që fiset arabe (që adhuronin idhujt) e kishin praktikuar prej shekujsh. Ramazani fillonte gjithmonë për paganët (siç vazhdon për myslimanët sot) me vështrimin e parë të hënës së re në muajin e nëntë të kalendarit hënor mysliman. Gjysmëhëna, aq shumë e spikatur në minaret dhe flamujt e vendeve myslimane, i ka fillesat tek adhurimi i hershëm para islamik arab i Allahut si perëndia i hënës. Ndonëse Allahu nuk ka bir, siç pohon Kurani, ky perëndi besohej tradicionalisht se kishte tri bija: Allat, Manat dhe Uza.

      Paganët kishin rënë dakord prej kohësh që të mos luftonin gjatë ramazanit (një kohë agjërimi nga lindja e diellit deri në perëndim – megjithatë konsumimi i ushqimi rritet, në fakt), por për të caktuar tridhjetë ditë gjatë vitit që të ishin të lira nga luftimet fisnore. Pas tre sulmeve të dështuara kundër karvanëve, një “zbulesë tjetër” që iu shtua Kuranit në kohën e duhur u dha myslimanëve lejën nga Allahu që të luftonin gjatë atij “muaji të shenjtë”20Surja 2:217. Kjo u dha avantazhin e befasisë dhe realizoi plaçkitjen e parë të suksesshme të Muhamedit të një karvani të pasur (afër Bedrit), të cilit i jemi referuar edhe më parë. Që atëherë islami filloi të rritet, ndërsa të tjerë u bashkuan për të ndarë plaçkën që Allahu i premtoi atyre që luftojnë për kauzën e tij.

      Sot ramazani kremtohet si një festë që filloi me ardhjen e islamit. Por kjo nuk është e vërtetë për ramazanin, sikurse për haxhin. Ai është kremtuar nga fiset arabe prej shekujsh para lindjes së Muhamedit dhe praktikës që i bëjnë atij myslimanët sot, pothuaj njëlloj. Vetë Kurani thotë: «Muaji Ramazan është ai në të cilin filloi të shpallet Kurani…»21Surja 2:185.

NDERIMI I PAGANIZMIT

      Festa kremtuese në fund të ramazanit njihet si Fitër Bajrami. Në 1 shtator 2001 (vetëm dhjetë ditë përpara se nëntëmbëdhjetë myslimanë, për lavdi të Allahut, të sulmonin në mënyrë të dhunshme Shtetet e Bashkuara në Nju Jork dhe Uashington, Qarku i Kolumbias), Shërbimi Postar i SHBA-së nxori një pullë 34 qindarkash Fitri në konventën e përvitshme të Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut në Des Plaines, Illinois. Veprime të tilla dashamirëse dhe paqësimi vetëm sa i nxisin myslimanët në pushtimin e tyre të vendosur të botës për Allahun. Pulla Fitri përkujton dy festat më të rëndësishme, ose Fitret, në kalendarin islamik: Eid al-Fitr, Festa e Ramazanit dhe Eid al-Adha, Festa e Kurban Bajramit. Kjo e fundit kremtohet në përkujtimin e supozuar të ofrimit të Ismaelit nga Abrahami mbi altarin – dhe jo që u ofrua Isaku, siç deklaron Bibla.

      Presidenti Bush, në fjalimin e tij në Qendrën Islamike të Uashingtonit, Qarku i Kolumbias, në 10 dhjetor 2002, tha: «Jam i kënaqur që jam me ju sot në kremtimin e Fitrit, kulmin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit…. Islami i ka fillesat e tij te thirrja e Perëndisë ndaj Abrahamit. Dhe ramazani përkujton zbulesën e fjalës së Perëndisë në Kuranin e Shenjtë ndaj profetit Muhamed».

      Si mundet Presidenti Bush, i deklaruar një i krishterë, të nderojë Muhamedin si një profet të Perëndisë dhe të quajë Kuranin «fjalën e shenjtë të Perëndisë»? Kurani është krejtësisht kundër krishterimit, e kundërshton Biblën në gati çdo pikë të rëndësishme, përfshirë mohimin e hyjnisë së Krishtit, mohimin e vdekjes së Tij në kryq për mëkatet tona, mohimin e ringjalljes së Tij dhe shpall se ata që besojnë Trininë shkojnë në ferr (Surja 5:72-74). A nuk është kjo një tendosje për Bushin për të realizuar «korrektësinë politike»? Të shmangësh fyerjen ndaj myslimanëve duke shtypur të vërtetën është shumë keq; të blasfemosh Perëndinë e vërtetë duke e bërë shok me paganizmin është shumë më keq.

      Presidentët e Shteteve të Bashkuara e kanë nderuar prej kohësh ramazanin si një muaj të shenjtë islamik, duke organizuar një darkë të veçantë iftari në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqësit politikë amerikanë dhe të huaj, bashkë me udhëheqësit fetarë myslimanë, në fund të agjërimit tridhjetë ditor të ramazanit. Në 14 tetor 2004 Presidenti Bush u dërgoi «përshëndetje të ngrohta myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën ndërsa filluan ritin e ramazanit, sezonit më të shenjtë të besimit të tyre [duke përkujtuar] zbulimin e Kuranit ndaj Muhamedit». Në mënyrë të ngjashme, më 1967, Vatikani ftoi të krishterët të jepnin urimet e tyre më të mira ndaj myslimanëve në fund të agjërimit të ramazanit «me vlera të vërteta fetare».

      Fjalimi i Presidentit Bush në darkën e Iftarit në 10 nëntor 2004 përfshiu këto fjalë: «Ndërsa mblidhemi gjatë këtij muaji të shenjtë … nderojmë traditat e një besimi të madh…. Në vitet e fundit amerikanët … kanë mësuar më tepër rreth vëllezërve dhe motrave tanë myslimanë…. Ne ndajmë të njëjtin besim në drejtësinë e Perëndisë dhe përgjegjësinë morale të njeriut. Ne ndajmë të njëjtën shpresë për një të ardhme në paqe. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. Përsëri, ju uroj një ramazan të bekuar. Dua t’ju falënderoj që erdhët te ne në Shtëpinë e Bardhë për këtë iftar dhe Perëndia ju bekoftë të gjithëve»22https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2004/11/20041110-9.html.

      A e imagjinon me të vërtetë Bushi se ky veprim i sinqertë i mirëdashjes do të pranohet nga myslimanët në mbarë botën dhe do t’i bëjë ata më të mirë ndaj nesh? A shpreson ai se kjo mund të shtyjë myslimanët të tradhtojnë Muhamedin, Allahun dhe Kuranin duke braktisur pushtimin e njerëzimit të kërkuar nga xhihadi? A nuk e kuptoi ai se përkrahja e tij e islamit si një fe e pranueshme e Perëndisë do të shihet vetëm si një vepër pëlqimi dhe nxitje të terroristëve për të besuar se pavarësisht se çfarë mizorie kryejnë, islami do të lavdërohet gjithsesi në Perëndim si “feja e paqes”? Apo thjesht korrektësia politike po i shpëtonte nga duart?

A ËSHTË KJO FJALA E PERËNDISË?

      Bushi me siguri duhet ta dijë se Allahu i islamit nuk është Jahve i Biblës. Gjithashtu islami nuk ka ndonjë lidhje me “thirrjen e Abrahamit nga Perëndia”. Ajo thirrje e çoi atë në vendin që “Perëndia i Izraelit”23Eksodi 5:1; Eksodi 24:10; Eksodi 32:27; Eksodi 34:23; Jozueu 7:13; Gjyqtarët 4:6; 1 Samuelit 1:17; Ezdra 6:22; Psalmi 69:6; Isaia 37:21; Mateu 15:31; Luka 1:68 dhe 191 referime të tjera. i premtoi pasardhësve të Tij përmes Isakut dhe Jakobit. Muhamedi i urrente dhe vriste këta pasardhës, të cilët Perëndia i quan popullin e Tij të zgjedhur: «bebja e syrit të Tij»24Ligji i Përtërirë 32:10. Bibla paralajmëron: «Ai që ju prek, prek beben e syrit të tij»25Zakaria 2:8. Është islami që shtyn myslimanët të kërkojnë shkatërrimin e Izraelit dhe zotërimin e asaj toke me anë të pasardhësve të Ismaelit! Si mund të nderojë me seriozitet Bushi kontradiktat e Kuranit me mësimin e pagabueshëm të Biblës?

      A është Kurani, i supozuar i frymëzuar nga Allahu përmes Gabrielit, Fjala e Perëndisë? Në kontrast me mijëra dorëshkrime të lashtë që kemi për Biblën, Kurani është shkruar në gjethe palmash, degë, gurë, lëvore, kocka dhe gjithçka të mundshme kur Muhamedi filloi të rrëfejë. Disa zbulime u sollën ndërmend nga kujtesa pa pasur gjë të shkruar për ta mbështetur. Gruaja e preferuar e Muhamedit, Aisheja, tha se më tepër se njëqind vargje mungonin vetëm nga njëri kapitull, pasi ishin ngrënë kafshët shtëpiake ndërsa ajo i kishte në zotërim.

      Katër kalifët, të cilët e pasuan menjëherë Muhamedin, quhen “kalifët e udhëzuar drejt”. Kurani (i cili u “zbulua” për një periudhë gjashtëmbëdhjetë vjeçare) nuk u përpilua gjatë jetës së Muhamedit, por shumë vjet më vonë nën Osman ibën Afani, kalifi i tretë. Kur iu propozua Ebu Bekrit, vjehrrit dhe pasuesit të parë të Muhamedit, që ai të bashkonte një version zyrtar të Kuranit, ai refuzoi sepse Muhamedi nuk kishte thënë gjë për të bërë një gjë të tillë. Disa që e kishin mësuar përmendësh Kuranin gjatë jetës së Muhamedit protestuan se versioni i Osmanit nuk ishte i saktë. Ai iu përgjigj këtyre shqetësimeve të sinqerta duke i shkatërruar të gjitha kopjet rivale.

      Një sërë suresh në Kuran26Surja 36; 38; 50; 68, etj.. kanë tituj aq të çuditshëm, saqë edhe studiuesit myslimanë nuk dinë se çfarë nënkuptojnë: “Ta Ha”, “Jasin”, “Sad”, “Qaf”, “Nun”, etj.. Të tjera sure kanë emra të pakuptimtë siç është “Milingona”27Surja 27. Ai kapitull përshkruan një betejë midis ushtrisë së Salomonit të përbërë nga xhinde (qenie frymërore, mundësisht të mirë, por zakonisht të këqij), njerëz dhe zogj dhe një ushtri milingonash. Salomoni dëgjon një milingonë që quhej Tahina duke folur 4 kilometër e gjysmë larg. Kemi edhe një zog me kreshtë me vonesë, sepse kishte qenë me mbretëreshën e Shebës. Salomoni e dërgon mbrapsht për t’i predikuar “ungjillin”. Dhe kjo qenka zbulesë nga Allahu!

      Një pjesë e mirë e Kuranit tingëllon në lexim si rrëfenja arabe për fëmijë. “Elefanti” flet për një betejë midis elefantëve dhe hutave. “Lopa” flet për judenjtë që u shndërruan në majmunë ngaqë kishin shkelur ligjin e të shtunës (kjo është arsyeja se pse zakonisht myslimanët i quajnë judenjtë “majmunë”), për dy engjëj që joshin njerëzit në Babiloni me magji dhe për një jude të vrarë nga një kushëri. Perëndia i thotë Moisiut të vrasë një lopë dhe të godasë të vdekurin me pjesë të saj. Njeriu i vdekur merr jetë, tregon se kush e vrau dhe pastaj vdes prapë.

      Muhamedi, nën frymëzimin e Allahut, tha se kur një person zgjohet nga gjumi duhet të shfryjë hundët tri herë për të shpëtuar nga Djalli, i cili e kalon natën në vrimat e hundës së njeriut28Sahih Buhariu, IV, 516; Muslimi I, 462.. A është kjo Fjala e Shenjtë e Perëndisë, themeli i fesë së vetme të vërtetë? Në fakt, fjeta mund të jetë shumë e rrezikshme për një mysliman. Muhamedi ka thënë se «Gogësima është nga Satani»29Buhariu IV, 509.. Sa për myslimanët që i zë gjumi ndërsa luten, profeti tha se Satani urinon në veshët e tyre30Buhariu, II:245. Për më tepër, dikush duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos ngrejë sytë lart kur është duke u lutur. Ebu Hurejre dëgjoi profetin të thoshte: «Njerëzit duhet të mos i ngrenë sytë e tyre lart qiellit ndërsa përgjërohen në lutje, përndryshe sytë e tyre do t’u nxirren»31Muslimi I, 863. Për më tepër, me sa duket Allahu nuk i pranon lutjen nga ata që kanë erë të keqe ngaqë kanë ngrënë qepë apo hudhra të gjalla. Kemi fjalën e profetit për këtë, i cili ka thënë në më shumë se një herë: «Kushdo që ka ngrënë hudhra apo qepë… nuk duhet t’i afrohet xhamisë tonë»32Buhariu, 1:812-15; VII: 362-363.

      Në aspektin pozitiv, Muhamedi kishte një zgjidhje edhe për ata që ishin në ferr. Një ditë, duke kaluar pranë dy varreve, profeti themelues i islamit ndaloi, mori një gjethe jeshile hurme, e ndau dhe vuri nga një gjysmë në secilin prej varreve. «“O i Dërguari i Allahut! Pse e bërë këtë?” – i thanë njerëzit. Muhamedi u përgjigj: «Shpresoj që ndëshkimi i tyre [në ferr] të lehtësohet derisa ato [pra, gjethet e hurmës] të thahen”»33Buhariu, II:443. Megjithatë, gratë duhet të shqetësohen në mënyrë të veçantë, sepse Muhamedi pohoi se atij i ishte dhënë mundësia të shikonte në ferr dhe shumica e banorëve atje ishin gra34Buhariu, I:28, 301; II:161.

TË KRISHTERËT NDEROJË ALLAHUN DHE ISLAMIN

      Pjesa më e madhe e të krishterëve janë të paditur për atë që është islami, megjithatë shumë e lavdërojnë pa e kuptuar. Billi Grehami (Billy Graham) ka thënë në mënyrë naive: «Islamin e kanë keqkuptuar… Muhamedi kishte një respekt të madh për Jezusin, e quante Atë profetin më të madh përveç vetes. Unë mendoj se jemi më afër islamit nga sa mendojmë se jemi…». Po, aq afër sa ç’është largësia midis ferrit dhe parajsës – dhe myslimanët do të bien dakord për këtë! Sikurse e kemi parë, islami është tërësisht kundër krishterimit. Besimi në Trininë e dërgon një njeri në ferr (Surja 5:72-74).

      Billi Grehami ka qenë një mik dhe admirues prej kohësh i Robert Shulerit (Robert Schuller). Ishte Grehami që i tha Shulerit më 1969 se ai duhej të transmetonte në televizion shërbesat e tij të kishës. Grehami madje dha idenë se duhej të quhej Ora e Fuqisë. Billi ishte i kënaqur kur Shuleri i tha atij se më tepër se një milion myslimanë e shikojnë programin e tij çdo javë35Nga teksti i emisionit Ora e Fuqisë, 1 dhe 8 qershor 1997.. Ungjilltari i madh dukej i pashqetësuar që programi Ora e Fuqisë i Shulerit do të ishte aq popullor për ndjekësit e një feje që është krejt kundër krishterimit dhe kundër Izraelit.

      Në emisionin Larry King Live të CNN-së, Shuleri (që po intervistohej nga Lindja e Mesme) i tha z. King me entuziazëm se kishte bërë tri vizita të mrekullueshme në shtëpinë e «mendimtarit dhe udhëheqësit kryesor mysliman të botës, myftiut të madh të xhamisë së madhe të Damaskut». Ftesa e Myftiut për të folur në xhaminë e tij e kishte çuar Shulerin atje. Në mënyrë të pabesueshme Shuleri ngazëlleu duke thënë: «Rrallë kam rastisur të takoj një njeri [me] të cilin të ndjeja një lidhje të menjëhershme fryme dhe një pajtim besimi e filozofie si ajo me myftiun e madh të besimit»36Nga teksti i emisionit Larry King Live, Mbrëmja e Krishtlindjes 1999.. Shuleri më vonë mirëpriti birin e imamit (edhe ai një imam) në transmetimin e tij Ora e Fuqisë dhe u rrëqeth (sikurse edhe auditori) kur i riu shpalli se të gjithë myslimanët besojnë në Jezu Krishtin dhe se të gjithë sirianët janë të krishterë. A mund të ketë gënjeshtër më të madhe se kjo?

      Shuleri ka financuar në Katedralen e tij të Kristaltë në Garden Grove, Kaliforni, një Institut të përbashkët kristian-mysliman për Paqen. Ai i tha imamit, Alfred Muhamedit, se nëse të gjithë pasardhësit e tij (pra, të Shulerit) do të bëheshin myslimanë, nuk do të përbënte një shqetësim, mjafton të mos bëheshin ateistë. Mos nuk arrin të kuptojë vallë se çfarë po thotë?

      Dy muaj pas 11 shtatorit, Shuleri, i cili të dielave në mëngjes ka spektaklin më të madh fetar në televizion, shijoi brohoritjen e myslimanëve në xhaminë Villa Park, Illinois. Shuleri drejtoi eventin “Mbrëmja e Solidaritetit Fetar” me imamin W. D. Muhamed. Një prej mysafirëve të nderuar, pseudo-myslimani Luis Farakani (Loius Farrakhan), e lavdëroi Shulerin si një “gjigant të madh frymëror”, programin televiziv të të cilit Ora e Fuqisë e kishte parë me miratim për rreth tridhjetë vjet37FinalCall.com, 11/14/2001..

      Farakani pasoi Elia Muhamedin, i cili kishte qenë kreu, deri me vdekjen e tij, i [organizatës fetare dhe politike] Kombi i Islamit në Amerikë (NOI). NOI, pavarësisht nga emri, ka pak lidhje me islamin. Kur Malkolm X (i cili themeloi disa tempuj të NOI-it dhe ishte i dyti pas Elia Muhamedit) e kuptoi ndryshimin, ai u kthye në islamin ortodoks. Në prill të vitit 1964 ai shkoi në Mekë në Arabinë Saudite, bëri haxhin e tij të parë dhe e ndryshoi emrin në El-Hajj Malik El-Shebazz. Ai e demaskoi NOI-n se ishte larg nga islami i vërtetë dhe u etiketua për vdekje. Ai dhe familja e tij i mbijetuan një zjarrvënie me bombë që iu bë shtëpisë së tyre në Nju Jork në 14 shkurt 1965. Pastaj, një javë më vonë, ndërsa do të fillonte një fjalim në Sallën Audubon të Manhatanit, u qëllua për vdekje nga tre anëtarë të NOI-t. Sigurisht, dolën zëra se Farakani ishte përgjegjës, por kjo nuk u vërtetua asnjëherë.

      Farakani pohon se ka kaluar një kohë duke u këshilluar me paraardhësin e tij, Elia Muhamedin, në një anije kozmike gjigante që rrotullohej rreth tokës (pararendësi i një flote të UFO-ve që do të vijnë në këtë planet për të shkatërruar njeriun e bardhë). Ky trillim i qartë nuk përbën ndonjë ndryshim për Shulerin, që ka shpallur me zemërgjerësi se «t’u kërkosh njerëzve të ndryshojnë besimin e tyre është tepër qesharake». Për sa i përket mbrojtjes së fesë më mizore dhe të dhunshme të historisë, Shuleri ngul këmbë: «Kjo është një kohë për të mos hedhur sulme kundër fesë…. Ka qenë nderi im të njihem me udhëheqësit e fuqishëm të islamit pozitiv. Dhe ka pasur dhe akoma ka një shprehje propagande të fortë kundër islamit në këtë botë»38FinalCall.com, 11/14/2001.. Islam pozitiv? Muhamedi nuk ka dëgjuar kurrë për këtë! «Propagandë kundër islamit»? Askush nuk mund t’i japë islamit një emër më të keq nga ai që Muhamedi, Kurani dhe shekujt e vrasjeve kanë bërë prej fillimit – dhe kjo nuk është propagandë!

NJË FE KUNDËR E KRISHTERË

      Në dallim me këtë, Xheri Faluelli (Jerry Falwell) (i cili ka folur hapur në mbështetje të Izraelit shumë herë39Merrill Simon, Xheri Faluelli dhe Judenjtë (Middle Village, NY: Jonathan David Publisher, Inc., 1984).) shpalli në emisionin 60 minuta se Muhamedi ishte një terrorist40CBS, 60 Minuta, 6 tetor 2002. dhe, ashtu siç ka thënë Franklin Grehami, se islami është «i keq dhe i lig»41MSNBC Lajmet e Natës www.msnbc.com/news/65907.asp.. Revista Krishterimit Sot i qortoi ata për këto vërejtje, duke thënë se «islami nuk do të ishte bërë feja e dytë më e madhe në botë nëse do të kishte… kaq i keq sa sugjerojnë këto komente»42“Jo më fobia myslimane” Editorial, Krishterimi Sot, 9 dhjetor 2002, f. 28.. Pra, e keqja nuk mund të rritet dhe lulëzojë, siç ka bërë islami, me anë të shpatës? Jezusi tha diçka për «rrugën e gjerë»43Mateu 7:13-14 dhe Salomoni për «një rrugë që njeriu i duket e drejtë»44Fjalët e Urta 16:25, të cilat që të dyja të çojnë në shkatërrim.

      Henk Hanegrafi (Hank Hanegraff), nga Revista e Studimeve të Krishtera, shpalli këtë në një artikull të titulluar «Allahu nuk i përket islamit»: «Allahu është Perëndia që adhurojnë të krishterët arabishtfolës. Bibla arabike është e mbushur me fjalën Allah, duke filluar nga Zanafilla deri te Zbulesa. Jezu Krishti madje quhet biri i Allahut në Shkrimet arabe…. Allah është thjesht fjala apo termi për Perëndinë në një gjuhë tjetër [arabe]… e barasvlershme me… Perëndinë në shqip… Dieu frëngjisht… Dios spanjisht…. Ne mund të bashkohemi me vëllezërit dhe motrat tanë arabë në Krishtin të cilët thonë shpesh: “U lavdëroftë Allahu”!»45Helen Louise Herndon, Revista e Studimeve të Krishtera, vëll. 25, nr. 1 (2002)..

      Disa udhëheqës të krishterë, në zellin e tyre për të zbutur myslimanët, shqiptojnë gjepurat më mizore nën çadrën e “erudicionit”. Në fakt, “Allah” nuk është një term i përgjithshëm, por emri, ashtu siç e kemi parë, i një hyjnie specifike pagane – prijësi i idhujve në Qabenë e lashtë. Fjala e përgjithshme për termin “Perëndi” është ilah, që gjendet në tërë Kuranin, si për shembull: «Allah! Nuk ka asnjë Ilah përveç tij…. Allahu është Ilah i vetëm»46Surja 2:255; 4:171; 6:102; 10:69-70, etj.. Rrëfimi që duhet të bëjë dikush, ose të vdesë – «La ilahe il-la Allah Muhamed resulu Allah» – shpall «S’ka ilah veç Allahut»47Surja 5:73.

      Për Allahun Kuranin thotë: «Prandaj besoni Allahut … dhe mos thuani: “Janë tre!”. Mjaft e ka! … Allahu është vetëm një Zot, Qoftë lavdëruar Ai! Vallë Ai të ketë djalë?!»48Surja 4:171, etj.. Atëherë si mund ta quajë Bibla arabike Jezusin “bir i Allahut”? Gjashtëmbëdhjetë herë në Kuran mohohet që Allahu të ketë bir. Çfarë blasfemie, pra, të përdorësh termin “Allah” për “Perëndi” në Biblën arabike! Çfarë mund të nënkuptojnë vargjet «Sepse Allahu e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin… Ati e dërgoi Birin për të qenë Shpëtimtari i botës»49Gjoni 3:16-17?

      Për më tepër, Allahu nuk ka asnjë nga karakteristikat e Jahvesë, Perëndisë së Biblës. Allahu është i panjohshëm, ndërsa Perëndia i Biblës u zbulon Veten të tijve. Krishti madje pohoi se jeta e përjetshme është vetëm për ata që e njohin Atë dhe Atin. Allahu e ndryshon mendjen dhe zbulesat e tij50Surja 2:106; 16:101, ndërsa Perëndia i Biblës nuk ndryshon kurrë51Malakia 3:6, etj., as Fjala e Tij52Psalmi 119:89, etj.. Allahu kërkon që myslimanët të vdesin për të, por Perëndia i Biblës zbriti në tokë përmes lindjes nga një virgjëreshë dhe vdiq për ne, duke paguar ndëshkimin e plotë për mëkatet tona në kryq. Allahu nuk ka bazë të drejtë për faljen e mëkateve të njeriut, por Perëndia i Biblës po. Ai i fal mëkatet në mënyrë të drejtë, sepse ndëshkimi i plotë për të gjitha mëkatet e njerëzimit u pagua nga Krishti.

      Sigurisht, kjo herezi e rëndë që Allahu dhe Jahve janë i njëjti dhe njësoj është nxitur prej vitesh nga Kisha Katolike Romane. Këshilli i Dytë i Vatikanit shpalli: «Por plani i shpëtimit përfshin edhe ata që pranojnë Krijuesin, ku vendin e parë e zënë myslimanët … bashkë me ne ata adhurojnë Perëndinë e vetëm dhe të mëshirshëm…»53Austin Flannery, O.P., Gen. Ed., Këshilli i Dytë i Vatikanit: Dokumentet këshillimor dhe post-këshillimor (Northport, NY: Costello Publishing Company, 1988), Vëll. 1, 367.. Më 1969, në Universitetin mysliman Al-Azëhar, Kajro, kardinal Koenig shpalli se myslimanët dhe të krishterët besojnë në të njëjtin Perëndi. Në 24 prill 1974 kardinal Pignedoli, President i Zyrës së Vatikanit për Çështjet jo të Krishtera, bëri një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, duke i përcjellë «madhërisë së tij mbretit Faisal si kreu më i lartë i botës islamike… përshëndetjet e Shenjtërisë së Tij [papa Pali VI], i shtyrë nga një besim i thellë në bashkimin e botëve islamike dhe të krishtera në adhurimin e një Perëndie të vetëm»54Le Monde, 25 prill 1974..

      Është një blasfemi fyese për Perëndinë e Biblës ta barazosh Atë me hyjninë pagane Allah. Megjithatë kjo është tipike e gatishmërisë së të krishterëve deklarues për të shtypur të vërtetën në zellin e tyre për të zbutur myslimanët. Lajka të tilla të lëpira nuk do të qetësojnë islamin, por vetëm do të nxisin terrorizmin dhe pushtimin e tij të dhunshëm. Po ashtu një pështjellim i tillë komprometues nuk do të ndihmojë myslimanët të njohin Perëndinë e vërtetë, të cilin një person duhet ta njohë për t’u shpëtuar.

      Vetë Kurani pranon se Perëndia i «Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut» është Perëndia i vërtetë (Surja 2:133). Perëndia i Abrahamit ishte Jahve, i quajtur “Perëndia i Izraelit” 203 herë. Me siguri ai e mësoi Ismaelin (siç e mësoi Isakun) të besonte te Jahve dhe e rrethpreu në atë besim (Zanafilla 17:9, 10; 23-27), pavarësisht nëse e ndoqi apo jo. Kemi treguar tashmë se Jahve, Perëndia i Biblës, nuk është Allahu. Gjithashtu Kurani u thotë myslimanëve të besojnë «çka na është shpallur neve edhe çka i është shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit [Jakobit], dhe pasardhësve dhe çka i është dhënë Musaut [Moisiut] dhe Isait [Jezusit]…” (2:136). Nuk kemi ndonjë të dhënë se i është zbuluar diçka Ismaelit, por e tërë Bibla flet për atë që iu zbulua të tjerëve – dhe kjo nuk pajtohet me Kuranin, e nuk e pranon Allahun, por vetëm Jahvenë si të vetmin Perëndi të vërtetë.

Në një intervistë në 12 mars 2006 në Nju Orlins, Franklin Grehamin e pyetën nëse kishte «ndryshuar mendjen» për islamin. Ai shpalli se nuk e kishte ndryshuar. Duke pranuar se myslimanët donin ta «indoktrinonin», ai shpalli: «Kam njohuri për islamin. Nuk ka nevojë për një edukim nga islami». Ai përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se «perëndia i islamit nuk është … Perëndia i besimit të krishterë».

[previous][next]

POSHTËSHËNIME

  • 1
    Ibën Is’haku, Jeta e Muhamedit, përkthyer nga Guillaume, 1967, 107.
  • 2
    Sahih Buhariu, Vëll. 9, numër 111, dhe burime të tjera myslimane si Ibën Is’haku, Ibën Sa’d, Taberiu, etj..
  • 3
    Surja 4:74.
  • 4
    Surja 8:67.
  • 5
    Surja 33:36-38.
  • 6
    Surja 26:221-27.
  • 7
    Ibn Warraq, Pse nuk jam mysliman? (Amherst, NY: Prometheus Books, 1995), 99.
  • 8
    Instituti Kërkimor Mediatik për Lindjen e Mesme, 18 tetor 2004.
  • 9
    David Bukay, ed., Përbindëshat e Muhamedit: Një udhëzues i lehtë për islamin radikal për audiencën perëndimore (Green Forest, AR: Balfour Books, 2004).
  • 10
    https://www.islam101.com/history/people/companions/maslamah.html
  • 11
    http://www.islamfortoday.com/terrorism.htm
  • 12
    Paul Fregosi, Xhihadi në Perëndim: Pushtimet myslimane nga shekulli i 7-të deri në atë të 21 (Amherst, NY: Prometheus Books, 1998), 61.
  • 13
    Mark A. Gabriel, Islami dhe Terrorizmi: Çfarë mëson në të vërtetë Kurani për krishterimin, dhunën dhe qëllimet e xhihadit islamik (Lake Mary, Florida: Charisma House, 2002), 67, 75.
  • 14
    Agjencia judaike e Pasqyrës së Shtypit dhe Ndodhive, 28 dhjetor 1947.
  • 15
    Dore Gold, Mbretëria e Urrejtjes: Si e mbështet Arabia Saudite Terrorizmin e Ri Global (Uashingon, D.C.: Regnery Publishing, Inc., 2003), 159.
  • 16
    Surja 2:125; 3:96-99; 5:97.
  • 17
    Surja 2:127.
  • 18
    Anthony Browne, “Triumfi i Lindjes”, The Sunday Mail (Brisbane, Australi), 5 shtator 2004, 54.
  • 19
    Worldnetdaily.com/news/asp?ARTICLE_ID=37660.
  • 20
    Surja 2:217
  • 21
    Surja 2:185
  • 22
  • 23
    Eksodi 5:1; Eksodi 24:10; Eksodi 32:27; Eksodi 34:23; Jozueu 7:13; Gjyqtarët 4:6; 1 Samuelit 1:17; Ezdra 6:22; Psalmi 69:6; Isaia 37:21; Mateu 15:31; Luka 1:68 dhe 191 referime të tjera.
  • 24
    Ligji i Përtërirë 32:10
  • 25
    Zakaria 2:8
  • 26
    Surja 36; 38; 50; 68, etj..
  • 27
    Surja 27
  • 28
    Sahih Buhariu, IV, 516; Muslimi I, 462.
  • 29
    Buhariu IV, 509.
  • 30
    Buhariu, II:245
  • 31
    Muslimi I, 863
  • 32
    Buhariu, 1:812-15; VII: 362-363
  • 33
    Buhariu, II:443
  • 34
    Buhariu, I:28, 301; II:161
  • 35
    Nga teksti i emisionit Ora e Fuqisë, 1 dhe 8 qershor 1997.
  • 36
    Nga teksti i emisionit Larry King Live, Mbrëmja e Krishtlindjes 1999.
  • 37
    FinalCall.com, 11/14/2001.
  • 38
    FinalCall.com, 11/14/2001.
  • 39
    Merrill Simon, Xheri Faluelli dhe Judenjtë (Middle Village, NY: Jonathan David Publisher, Inc., 1984).
  • 40
    CBS, 60 Minuta, 6 tetor 2002.
  • 41
    MSNBC Lajmet e Natës www.msnbc.com/news/65907.asp.
  • 42
    “Jo më fobia myslimane” Editorial, Krishterimi Sot, 9 dhjetor 2002, f. 28.
  • 43
    Mateu 7:13-14
  • 44
    Fjalët e Urta 16:25
  • 45
    Helen Louise Herndon, Revista e Studimeve të Krishtera, vëll. 25, nr. 1 (2002).
  • 46
    Surja 2:255; 4:171; 6:102; 10:69-70, etj.
  • 47
    Surja 5:73
  • 48
    Surja 4:171, etj.
  • 49
    Gjoni 3:16-17
  • 50
    Surja 2:106; 16:101
  • 51
    Malakia 3:6, etj.
  • 52
    Psalmi 119:89, etj.
  • 53
    Austin Flannery, O.P., Gen. Ed., Këshilli i Dytë i Vatikanit: Dokumentet këshillimor dhe post-këshillimor (Northport, NY: Costello Publishing Company, 1988), Vëll. 1, 367.
  • 54
    Le Monde, 25 prill 1974.