“PAQJA” E URREJTJES

Kapitulli 7 | DITA E GJYKIMIT

KUR MUHAMEDI VDIQ MË 632 PAS K. (helmuar si hakmarrje nga vejusha e njeriut që kishte vrarë), një pjesë e mirë e Arabisë, e detyruar të kthehej në “besimin” e ri me anë të shpatës, u përpoq të dezertojë, duke menduar se ata mund të braktisnin Islamin. Profeti përgjegjës për nënshtrimin e tyre kishte vdekur dhe me vdekjen e tij kishte mbaruar çdo besnikëri për të cilën ishin detyruar të rrëfenin për këtë fe shtypëse. Ata ose kishin harruar ose nuk kishin më frikë nga dekreti që kishte shpallur Muhamedi nga Allahu: «Kushdo braktis besimin e tij, vriteni!». 

Gjatë dy viteve që pasuan (632 – 634 pas K.), në bindje ndaj urdhrit të Allahut për t’u prerë kokën atyre që mohonin besimin, pasuesi dhe vjehërr i Muhamedit, Abu Bakr dhe luftëtarë besnikë myslimanë, vranë rreth shtatëdhjetë mijë ish-myslimanë. Të bindur ndaj urdhrit dhe shembullit të Muhamedit, Abu Bakr dërgoi përpara trupat e tij: «Urdhëroni ata [që kanë mohuar besimin] të pranojnë Islamin; por nëse refuzojnë, mos kurseni asnjë prej tyre. Digjini me zjarr dhe i vrisni me forcë dhe merrni gratë si të burgosura» (1). 

Këta ishin të gjithë arabë të vrarë nga arabët, ish-myslimanë të vrarë nga myslimanët dhe vrasja e tyre ka rrjedhur nga historia si «Luftërat e apostazisë». Kështu Arabia u kthye përsëri në Islam dhe mbeten edhe sot ledhi i tij. 

Dekreti i Muhamedit që ata që mohojnë besimin duhet të vriten është akoma themelore për Islamin. Dhe edhe sikur dikush të mos ketë qenë kurrë mysliman, Kurani shpall se paganët (emërtim dhënë të gjithë jomyslimanëve përveç të krishterëve dhe judenjve, të cilët janë “njerëzit e librit”), të cilët refuzojnë mundësinë e ofruar t’i nënshtrohen Islamit duhet të vriten. Edhe pse me siguri duke mos përkrahur Islamin në pjesën më të madhe të rasteve të terrorizmit (as në historinë e gjatë e të dhunshme të tij), oferta e kthimit, në rast të kundërt vdekje, kërkohet sa herë që të jetë e mundur, madje në Perëndim. 

Familja Armanious (baba, nëna dhe dy vajza të vogla) u qëlluan me thikë dhe grykët e tyre u prenë në mesin e janarit 2005 në shtëpinë e tyre në New Jersey. Babai, një i krishterë koptik imigruar nga Egjipti, kishte debatuar me myslimanë përmes një internet kafeje në Lindjen e Mesme dhe nuk ishte zmbrapsur nga kërcënimet e tyre: «Më mirë të ndalësh këtë, përndryshe do të të gjejmë… dhe do të të vrasim!». Po, mund të ndodhë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është hedhur dyshimi nëse kjo ka qenë një vrasje hakmarrëse myslimane, por fakti që të katër grykët u prerë në të njëjtën mënyrë, është e vështirë për t’u injoruar (2). 

Policia refuzoi të shikonte ndonjë «arsye fetare» te vrasjet, pavarësisht nga kërcënimet e përsëritura nga myslimanët dhe faktit që qyteti i New Jersey-t ka një histori të dhunës islame kundër qytetarëve amerikanë. Si në këtë rast, po ashtu edhe në shumë raste të ngjashme përqark vendit, autoritetet duken se janë më tepër të interesuar të shmangin fyerjet ndaj myslimanëve se sa të gjejnë vrasësit. 

MBULIMI ME QËLLIM

Vrasja e vitit 1990 të anëtarit të Parlamentit izraelit, Rabi Meir Kahane, në Manhatan, nga terroristi egjiptian El Sayyid A. Nosair, iu atribua në fillim nga policia një ilaçi të marrë me recetë që Nosair e merrte për depresionin. Edhe pse Nosair e qëlloi Kahane-n në kokë, ai u shfajësuar për vrasjen dhe u fajësua vetëm për armëmbajtje pa leje. Përplasja me dashje në vitin 2002 e një aeroplani të vogël në një shumëkatësh të Tampas nga një simpatizant i bin Laden-it u fajësua për shkak të një ilaçi për akne akute. Më vrasjen e vitit 2003 dhe gati prerjen e kokës të një izraeliti nga një arab saudit, policia e Hjustonit nuk ishte në gjendje të gjente «ndonjë evidencë» për arsye fetare. 

Në mënyrë të ngjashme përplasja me dashje e vitit 1990 e avionit të agjencisë EgyptAir 990 (duke vrarë 217 vetë) nga një bashkëpilot, i cili dëmtoi aparaturat e kontrollit dhe e drejtoi për nga oqeani ndërsa lavdëronte Allahun, mbeti e pashpjeguar nga Këshilli i Sigurisë për Transportin Kombëtar të SHBA-së. Policia kanadeze refuzoi të quante si «krim urrejtje» vrasjen e një judeu hasidik me anë të një “tullac” me gojë të keqe jashtë një picerie judaike në Toronto. Përfshi Kullat Binjake, zhgënjimi popullor nuk duhet të shqetësohet se “Islami është paqe”. 

Serge Trifkovic na kujton për bashkëfajësinë e qeverive perëndimore në të keqen islame për hir të shmangies së fyerjes: 

Qytetarët amerikanë mund të mbahen nën arrest pa kufi [në Arabinë Saudite] për kënaqësi të babait të tyre mysliman saudit që i rrëmbeu nga nëna e tyre amerikane. [Si shembull], kjo ndodhi me Patricia Roush, vajzat e të cilës, Alia dhe Aisha, janë të veshura tani nga maja e kokës te këmbët me ferexhe të zezë (3). 

Bota perëndimore, e njohur me seriozitetin e sfidës me të cilën përballet, duhet të zgjohet. T’u lejosh myslimanëve liri në Perëndim që u mohohet perëndimorëve dhe madje qytetarëve të vet në kombet myslimane do të thotë të nxisësh Islamin drejt qëllimeve të tij të sundimin botëror. Duke shmangur fyerjen e botës myslimane me çdo kusht nuk është rruga drejt paqes, por drejt nënshtrimit përfundimtar. Ish-terroristi i OÇP-së, Walid Shoebat, jeta e të cilit u shndërrua me anë të besimit në Jezu Krishtin dhe i cili është përkushtuar tani në shtjellimin e të vërtetës për Islamin, përshkruan atë që ai ishte një herë e një kohë duke shpallur me sinqeritet: 

Këta përbindësha veprojnë kundër çdo termi të dashur nga shoqëritë e civilizuara. Ata nuk pranojnë as etika as kode morale jashtë strukturës së tyre të shtrembëruar shoqërore. Ata janë një kërcënim për mbarë botën dhe bota duhet t’i japë fund kësaj epidemie barbarizmi. Në vend të kësaj, pjesa më e madhe e botës struket (4). 

Brenda Arabisë Saudite, «praktikimi i çdo feje përveç Islamit është po aq e ndaluar rreptësisht tani sa edhe gjatë jetës së Muhamedit. Ndërsa sauditët vazhdojnë të ndërtojnë xhami në mbarë botën, mijëra të krishterë midis qindra mijëra punëtorë të huaj [në Arabinë Saudite] nga India, Evropa, Amerika dhe Filipinet duhet të adhurojnë në fshehtësi, nëse nuk zbulohen. Ata arrestohen, fshikullohen ose dëbohen për shfaqje publike të besimeve të tyre» (5). Megjithatë, politika e shtypjes të së vërtetës vazhdon. Për shembull: 

Më korrik 1977 një anglez me një kamerë të vogël qe në gjendje të filmonte, gjë e cila tronditën botën… ekzekutimi publik në Jeddah i princeshës Mushael bint Fahd bin Mohammed… dhe të fejuarit të saj, Khalid Muhallah. Atë e qëlluan gjashtë herë në kokë, atij i prenë kokën. Filmimi u bënë pjesë e dokumentarit televiziv të Anthony Thomas: “Vdekja e princeshës”. Ky lajm i tërboi sauditët dhe qeveritë perëndimore nxituan të shtypnin shfaqjen e filmit. Më 1980 Administrata e Karterit kundërshtoi fuqishëm programin që shihej në PBS (Shërbimi Transmetues Publik) (6). 

E vërteta është vetëm një kërcënim për ata që përpiqen të fshehin pas saj gënjeshtra dhe e vërteta është një kërcënim për Islamin. Është e paarsyeshme dhe jashtë logjike, megjithatë udhëheqësit fetarë e politikë perëndimorë ndihmojnë myslimanët në mashtrimin dhe mbulimin e tyre. Dhe cili është qëllimi? Me siguri mbyllja e syve tanë dhe groposja e kokave tona në rënën e mohimit nuk do të sjellë paqe me një armik për të cilin gënjeshtrat janë një armë e madhe! 

PRERJET E KOKAVE: NJË MËNYRË JETE (DHE VDEKJE) E MYSLIMANIT

Ashtu siç ka qenë në fillim, po ashtu është edhe tani: nuk lejohet asnjë kthim mbrapa nga Islami. Mbetet ligji islamik që çdo mysliman që kthehet në çdo fe tjetër duhet të vritet, më mirë do të ishte me prerje koke. Ky ndëshkim kryhet akoma në mënyrë të paturpshme në ekzekutimet publike ose privatisht nga familja e dikujt, ku qëndron përgjegjësia kryesore. Në Arabinë Saudite, ekzekutimet ndodhin para turmave të shumta në të paturpshmet «sheshe të prerjes copa-copa». Megjithatë bota perëndimore mbyll njërin sy. Për talebanët, ishte një sport i ri në stadiumet e papërdorura të futbollit, për të cilën edhe ata që nuk duan detyrohen të dëshmojnë dhe të fshehin mosmiratimin e tyre nga frika e vetë jetës së tyre. Talebanët nuk ishin fanatikë, por myslimanë të vërtetë, të cilët u përpoqën, ashtu si Muhamedi, të detyronin Islamin tek ata që nuk duan. 

Fshikullimi (shifra është katër mijë goditje të kryera publikisht në Arabinë Saudite ndaj një egjiptiani) dhe gjymtimi përdoren gjerësisht si ndëshkime juridike. Të burgosurit nuk marrin zakonisht paralajmërim se do të ekzekutohen. Ata çohen në një shesh publik, me sy të mbyllur, detyrohen të gjunjëzohen dhe u pritet koka para shikuesve që brohorasin (7). Ky ndëshkim është kryer kohët e fundit ndaj një babai dhe të birit që ishin bërë ndjekës të Krishtit. Numri i prerjeve të kokave në Arabinë Saudite u trefishua nga 59 në 1994 në 191 më 195 (8). 

Prerjet e kokave ranë rreth pesëdhjetë deri në njëqind më 2002 dhe ishin gati njësoj më 2003, edhe pse numrat e saktë janë të vështirë për t’u patur. Arabia Saudite është vendi i vetëm që praktikon zyrtarisht prerjen e kokës për mohimin e besimit, gjë që e cila e shënon si vendin më islamik në botë. Bota perëndimore tronditet kur terroristët myslimanë u prenë kokën viktimave të tyre, megjithatë nuk i kushtojnë vëmendje të njëjtën gjë që praktikohet nga qeveria saudite. Në fakt, kjo praktikë është si bindje e mësimeve të Islamit dhe shembullit të Muhamedit. Tarik Allagany, mbikëqyrësi i informacionit në Ambasadën e Arabisë Saudite në Uashington, Qarku i Kolumbias, duke mbrojtur praktikën, duke mbrojtur praktikën shpjegoi se prerjet e kokave të të tre njerëzve në fillim të janarit 2002 nuk u bënë «për shkak të homoseksualizmit të tyre, por ngaqë e kishin praktikuar ndaj djemve të vegjël. “Mendoj se ka homoseksualizëm që ndodh përditë në Arabinë Saudite… por nuk ndodhin ekzekutime çdo herë” – tha ai» (9). A nuk është kjo ngushëlluese që e mësuam?! 

KULTIVIMI ISLAMIK I URREJTJES

Me anë të dekretit të Muhamedit, nderuar akoma si ligj islamik (ashtu siç e kemi thënë), asnjë jude nuk mund të futet në Arabinë Saudite. Ai shtet shtypës ka realizuar atë që Hitleri vetëm sa e kishte ëndërruar, një shoqëri pa judenj, duke vazhduar atë që Muhamedi krijoi trembëdhjetë shekuj më parë. A është ky Nazizëm i ringjallur? Jo, ky është Islami ashtu siç ka qenë shumë kohë para Hitlerit. Kujtoni, Muhamedi shpalli që të gjithë judenjtë në mbarë botën duhet të vriten para se çdo mysliman, që ka vdekur, të ringjallet dhe para se dikush, përveç martirëve të xhihadit, mund të futet në Parajsë. Nuk mund të ketë shtysë tjetër më bindëse për antisemitizmin, deri në vdekje. 

Për këtë qëllim, që nga fëmijëria e hershme, myslimanët në Arabinë Saudite, si në vendet e tjera myslimane, mësohen të urrejnë judenjtë me një pasion. Më 1 tetor 2004 kanali televizor IQRA i Arabisë Saudite transmetonte intervista të njerëzve në rrugë. Më poshtë janë disa nga pyetjet dhe përgjigjet e transmetuara me krenari. Ato zbulojnë në mënyrë të qartë pasojën e besimeve themelore islamike të transmetuara nga Muhamedi dhe nga propaganda përkrahëse kundër judenjve që bombardon vazhdimisht myslimanët në mbarë botën, sidomos në Lindjen e Mesme, ditë e natë: 

Intervistuesi: Ti si qenie njerëzore, a do të ishe gati të shtrëngoje duart me një jude? 

I intervistuari 2: Jo, sepse judenjtë janë armiq të përjetshëm. Judenjtë vrasës shkelin të gjitha marrëveshjet [dhe janë] plot me urrejtje kundër meje. 

Intervistuesi: A do të refuzoje të shtrëngoje duart me një jude? 

I intervistuari 4: Sigurisht, kështu nuk do të kem merak të më presin duart më pas. 

Intervistuesi: Nëse një fëmijë të pyet: “Kush janë judenjtë?”, si do të përgjigjeshe? 

I intervistuari 5: Armiqtë e Allahut dhe profetit të tij. 

I intervistuari 6: Judeu është pushtuesi i tokave tona. 

I intervistuari 7: Vrasësit e profetëve: sigurisht, armiqtë tanë të përjetshëm. 

I intervistuari 8: Nëse vetëm [myslimanët] do të shpallnin xhihadin… ata do t’i kthenin ata [judenjtë] në kërma të kalbura nën këmbët e tyre (10). 

Më 7 janar 2005 Sheik Ibrahim Madira shpalli në mesazhin e tij të përjavshëm, i cili transmetohet në televizion e Autoritetit palestinez: «Judenjtë janë judenj. Karakteri dhe zakoni i tyre janë korrupsioni dhe shkatërrimi i këtij vendi. Ne vazhdojmë t’ju paralajmërojmë: judenjtë janë një kancer që përhapet brenda trupit të kombit islamik dhe arab…. Ne duam të kthehemi te kufijtë e vitit 1948 [para shtetit të Izraelit]… ne nuk mund të harrojmë dhe nuk do të harrojmë kurrë… Britania dhe të gjitha qeverisjet që kanë ndihmuar atë shtet [Izraelin] për t’u vendosur në këtë tokë… një shtet i rremë…». Ai vazhdoi të shpallte se Amerika dhe Izraeli duheshin fajësuar për tsunamin e dhjetorit 2004 që vrau afërsisht treqind mijë në Azinë Juglindore dhe se «Amerika, sot, është financuesi i terrorit në këtë vend [Palestinë]. Amerika… është drejt greminës [ferrit]» (11). Lajmet e televizioni Al-Jazeera, i njohur në vendet myslimane, jepnin seriozisht disa teori, përfshi paditë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dinte për fatkeqësinë tsunami kohë përpara, por me dashje nuk paralajmëroi askënd, ose se një bombë atomike u aktivizua nën ujë nga Izraeli dhe/ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (12). 

ARABIA SAUDITE: MODEL I ISLAMIT TË VËRTETË

Nuk ka nevojë të pyesësh apo të debatosh për natyrën e vërtetë të Islamit. Mjafton vetëm të shikosh mbretërinë feudale të Arabisë Saudite, ku jeta e përditshme zbulon të vërtetën për këtë fe vrasëse dhe urryese. Atje filloi Islami, atje ku ndodhen vendet e tij më të shenjta dhe ku praktikohet akoma në përputhje me Kuranin dhe shembullin e Muhamedit ashtu siç shkruhet në hadith. Çdo mysliman mund të ketë katër gra, t’i rrahë nëse nuk plotësojnë nevojat e tij dhe t’i ndajë duke përsëritur thjesht tri herë fjalët: «Të ndaj». Ibn Saud, themelues i Arabisë Saudite (i cili u financuar nga Britania në krijimin e këtij shteti të ri), kishte midis dyqind deri treqind gra, por në bindje ndaj Islamit, ai kurrë, me aq sa dimë, nuk ka patur më tepër se katër njëherësh. Nuk është për t’u çuditur tani se familja mbretërore ka disa mijëra që jetojnë si princa dhe princesha! 

Saleh al-Sayeri, një tregtar saudit gjashtëdhjetë e katër vjeçar që jeton në shkretëtirë 800 kilometër në perëndim të Riyadhit dhe që u detyrua të martohej kur ishte katërmbëdhjetë vjeç, është martuar me pesëdhjetë e tetë gra në pesëdhjetë vjet dhe ka harruar emrat e shumicës së tyre. Ai kujton dhjetë bij dhe njëzet e pesë vajza. Ai ka harxhuar për shpenzime martesore dhe divorce më tepër se 1.6 milion dollarë amerikanë. Ai e mban çdo grua në një vilë të veçantë dhe ndonjëherë madje në qytet të ndryshëm për të ruajtur paqen dhe siguron secilën se ajo është e pëlqyera e tij. Al-Sayeri është martuar me gra nga rreth tridhjetë fise të ndryshme. «Si udhëheqës i një fisi, nuk mund të martohem me një person çfarëdo» – tha ai. Martesa e tij e fundit ishte me një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare, të cilën ai e quan «moshën e përsosur». Ishin të pranishëm dhjetë mijë mysafirë. Çdo divorc dokumentohet me letra nga gjykata që bëhen nga një deklaratë e thjeshtë bërë gruas: «Je e ndarë». Al-Sayeri ka synim të vazhdojë të martohet derisa numri i grave që do të marrë të barazohet me numrin e viteve që ka jetuar: e tërë kjo e pranueshme në mënyrë të përsosur në Islam (13). 

Vetëm myslimanët mund të jenë qytetarë të Arabisë Saudite. Nuk ka dallim midis kishës dhe shtetit. Ligji fetar sundon tërë vendin. Nuk mund të ndërtohet asnjë vend jomysliman. Praktika e çdo feje përveç Islamit është e ndaluar. Askush nuk mund të guxojë të mbajë një Bibël hapur në rrugë. Madje edhe një studim biblik në fshehtësi në shtëpinë e dikujt mund të sjellë burgimin apo dëbimin nga vendi për çdo të huaj. Për një mysliman që kthehet do të thotë vdekje. 

Nuk ka asnjë nga liritë që i konsiderojnë të shtrenjtë demokracitë perëndimore: liria e fjalës, e medias, e shtypit, e ndërgjegjes, e fesë, e votës së vërtetë, etj.. Ky është Islami! Dhe kështu do të jetë në Amerikë, Evropë dhe çdo vend tjetër, nëse myslimanët do të përmbushin urdhrin e Allahut për të pushtuar botën me forcë. Atëherë do të ketë “paqe” në çdo vend: paqen e Islamit. 

Ky nuk është fanatizëm, por Islami i vërtetë ashtu siç është vendosur dhe praktikuar nga Muhamedi dhe pasuesit e tij dhe nga i cili asnjë mysliman nuk ka të drejtën të ndryshojë. Mos u mashtroni: kështu do të jetë jeta në çdo vend në botë kudo ku fondamentalistët myslimanë do të detyrojnë shari’a-tin (ligjin islamik sipas Kuranit dhe mësimet e shembulli i Muhamedit) ashtu siç kanë bërë në Iran, Arabi Saudite, Sudan, në pjesë në Nigerisë dhe Indonezi dhe ashtu siç bënë talebanët kur ishin në fuqi në Afganistan; dhe ashtu siç praktikohet nga terroristët myslimanë kudo ku munden. 

Islami nuk mund të lulëzojë ku ka liri të vërtetë. Prandaj, regjimet myslimane kanë qenë tepër kundër vendosjes së demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Afganistan dhe Irak. Liria mund të përhapet dhe t’i japë fund tiranisë së tyre: dhe Islamit po ashtu. Urrejtja e demokracisë shihet në egërsinë me të cilën terroristët përpiqen të parandalojnë qytetarët irakianë për të votuar në zgjedhjet e para të lira në atë vend dhe kanë vazhduar vrasjet e tyre që nga ajo kohë. Pjesa më e madhe e terroristëve në Irak janë të huaj që janë ndërfutur në të nga vende të tjera myslimane. Ata janë myslimanë që vrasin myslimanë për bashkëpunim me Perëndimin e urryer në vendosjen e demokracisë. Megjithatë udhëheqësit myslimanë nuk kishin asnjë ankim kundër regjimit vrasës të Sadam Hysejnit dhe myslimanë të tjerë jashtë Irakut (jo brenda) e lavdëruan atë. 

NJË PROBLEM SHUMË SERIOZ

 Megjithatë, zgjedhjet demokratike nuk garantojnë demokracinë për Irakun. Ata nuk e ndryshojnë Irakun në një vend laik dhe këtu përballemi me një problem shumë serioz për të cilin nuk mund të ketë zgjidhje nëse Amerika do t’u japë irakianëve autonominë e premtuar, gjë të cilën duhet ta japë. Gjashtëdhjetë për qind e irakianëve janë myslimanë shiitë. Aleanca e Bashkuar Irakiane (ABI) e Ajatollahut të madh Ali al-Sistani (kleriku drejtues irakian i shiitëve) fitoi 140 vende në Asamblenë Kombëtare prej 275 anëtarësh, por edhe pse shumë afër pjesës më të madhe prej dy të tretave atyre u duhet të zgjedhin presidentin. Kurdët nga veriu fituan 75 vende, të cilët i japin atyre një pozicion të fuqishëm ujdie. Fatmirësisht, ABI duhet të bashkëpunojë me kurdët për të formuar një koalicion dhe të zgjedhin presidentin, i cili do t’i japë atëherë një mandat kryeministrit. 

Nuk është e qartë nëse masa të tjera mund të vendosen nga një votim thjesht më i madh, rast në të cilin ABI do të ketë të paktën dorë të lirë për të drejtuar vendin. Sistani (gati ashtu si çdo politikan tjetër irakian) ka vazhduar të thotë se ai nuk favorizon shari’atin, por dredhi të tilla janë marifete të kota. 

Një prej grupeve më të fuqishme brenda ABI-t është Këshilli i Lartë për Revolucionin Islamik në Irak (KLRII), një grup rezistence me përkrahje iraniane që u formua në Teheran, Iran, më 1982. Tani kjo është organizata më e mirë organizuar dhe më e madhe politike në Irak. Ata kanë kërkuar që të vihet me detyrim ligji i shari’atit. Do të ishte një goditje e rëndë të zbulohet se gjaku amerikan është derdhur për të zëvendësuar Sadam Hysejnin me një diktator fetar i cili mund të jetë po aq i keq sa edhe i pari. 

Oficerët ushtarakë britanikë kanë njoftime për gjykata të paligjshme të shari’atit që veprojnë nëpër xhami dhe pohojnë se grupe ushtarakësh të kthyer në politikanë po përpiqen të detyrojnë norma të rrepta fetare. Është një situatë e vështirë! 

Një student universitar, i cili është rrahur se ka kapur për dore të fejuarën e tij në publik, tha: «Nuk dua një sistem rrënjësor të sundojë në Irak ashtu si në Iran; do të ishte një fatkeqësi. Do të përfundonim në faqe të ndryshme të të njëjtës monedhë, nga diktatura në sundim fetar». 

Një ankesë e madhe e terroristëve është mbështetja amerikane e diktaturës shtypëse në vendet myslimane. Megjithatë ata dëshirojnë të vendosin regjime fetare që do të jenë të barabartë, për të mos thënë më tepër, shtypës përmes sundimit të shari’atit. Sigurisht, kjo e fundit do të bëhej në emër të Islamit dhe kështu, në mendjet e tyre, do të justifikojë plotësisht në mohimin e tij liritë themelore dhe në praktikën e tij ekzekutimet përmbledhëse të fyesve. 

ME MIQ SI NE…

Konsiderohet e ndershme për një mysliman të gënjejë një jomysliman për të nxitur apo mbrojtur besimin e tij. Ambasada Saudite në Uashington, Qarku i Kolumbias, ka siguruar në mënyrë të përsëritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës se vendi i tij nuk mbështet ndonjë grup të dyshuar terrorist. Megjithatë në dokumente të siguruara nga forcat izraelite, zyrtarët sauditë premtojnë se ata do të vazhdojnë të mbështesin terrorizmin palestinez kundër Izraelit (14). Zbulimi perëndimor ka verifikuar se qeveria saudite ka financuar organizata terroriste si Al Kaedën e Osama bin Ladenit, OÇP-në, Hamasin, Hizbollahun dhe të tjerë. Vetëm terrorizmi palestinez është mbështetur me më shumë se 4 miliardë dollarë amerikanë nga vitit 1998 deri më 2003. 

Më janar të vitit 2002 princi Naif, Ministri i Brendshëm saudit, shpalli se Arabia Saudite do të paguante 5333 dollarë amerikanë për çdo anëtar të familjes së “martirit”. A nuk është kjo mbështetje e terrorizmit? Mbreti Fahd Abd Al-Aziz premtoi të mbështeste një mijë familje të “martirëve” palestinezë. Nuk kishte me siguri asnjë ulje në terrorizmin palestinez kundër Izraelit ndërsa rritej “procesi për paqe”! Çdo nënshtetas saudit nxitet të ndihmojë në këtë përpjekje me dhurime për Fondin Intifada Al-Quds (15). Sheiku Saad Al-Buraik, klerik i spikatshëm qeveritar saudit, prezantoi një transmetim për ngritje fondesh dy ditësh që siguroi 109 milion dollarë amerikanë nga shikuesit sauditë për familjet e “martirëve” palestinezë. Në një xhami qeveritare Riyadh më prill të vitit 2002, Al-Buraik shpalli: 

Unë jam kundër Amerikës deri sa të mbarojë kjo jetë…. Ajo është rrënja e çdo të keqe dhe paudhësie në tokë…. Vëllezër myslimanë në Palestinë, mos kini aspak mëshirë, as dhembshuri ndaj judenjve…. Gratë e tyre janë tuajat për t’u marrë…. Allahu i bëri ato tuajat… bëni xhihadin… plaçkitini (16). 

Megjithatë Arabia Saudite del si bashkëpunëtori ynë në luftën kundër terrorizmit! Pas një studimi një vjeçar i më tepër se dyqind dokumentesh origjinalë publikuar në Arabinë Saudite dhe shpërndarë nëpër xhamitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grupi i të drejtave njerëzore, Shtëpia e Lirisë (Freedom House), në një relacion prej tetëdhjetë e nëntë faqesh shpalli se Arabia Saudite po përhap “propagandën e urrejtjes”. Literatura tregon myslimanë të zakonshëm që marrin pjesë në xhami «për të urryer të krishterët dhe judenjtë dhe për të vrarë çdo mysliman që kthehet në një fe tjetër… për t’u sjellë [në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] ashtu sikur të ishin në një mision përtej vijës së armikut». 

Në një rast klasik të të folurës hapur me gojë plot, Arabia Saudite, përmes Abdulmohsen Alyas, zëdhënës për ambasadën saudite në Uashington, Qarku i Kolumbias, shpalli: «Arabia Saudite dënon ekstremizmin apo shprehjen e urryer midis njerëzve kudo ku ndodhen në botë». Me sa duket, urrejtja dhe vrasja e të krishterëve dhe judenjve në emër të Allahut nuk shihet si ekstremizëm apo urrejtje. Në fakt, ky është detyrimi që Islami vë ndaj çdo myslimani të vërtetë (17). 

TË DREJTAT NJERËZORE?

Bota perëndimore shqetësohet me të vërtetë për lirinë individuale. Duke menduar për këtë shqetësim, më 10 dhjetor 1948, pas disfatës së regjimeve fashiste në Gjermaninë Naziste dhe Japoni dhe përballë kërcënimeve arabe për të shfarosur Izraelin, u përshtat «Shpallja e Përbotshme e të Drejtat të Njeriut» si Rezoluta 217 e OKB-së. Megjithatë, liritë themelore që përkrah kundërshtohen në mënyrë fetare nga Islami. Megjithatë Arabia Saudite dhe vende të tjera myslimane mbeten në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke rrëfyer liritë që myslimanët gëzojnë në Perëndim, por që mohohen në vendet e tyre. Tridhjetë e dy vjet më vonë, ndërsa duke akuzuar Izraelin demokratik se ishte “një regjim fashist”, myslimanët u treguan botës “liritë” që përkrahin duke përshtatur shpalljen e tyre. 

“Shpallja e Përbotshme Islamike e të Drejtat të Njeriut” u shpall me krenari në Konferencën Ndërkombëtare rreth Profetit Muhamed dhe Mesazhit të tij të mbajtur në Londër më prill të vitit 1980 dhe u përshtat nga kombet myslimane më 19 shtator 1981. në mënyrë të pabesueshme ajo shpall: «Islami i dha njerëzimit një kod ideal të të drejtave të njeriut katërmbëdhjetë shekuj më parë… mbështetur në Kuran dhe Suna (mësimet dhe shembulli i Muhamedit]…». Mbështetet mbi shari’atin (ligjin Islamik) si garancia ideale e lirisë njerëzore! Myslimanët e vërtetë e konsiderojnë të rëndësishme këtë dhe ka si qëllim të detyrojnë këtë “liri” ndaj pjesës tjetër të botës! 

Si mund të arrihet një paqe domethënëse dhe e paanshme apo madje një arsyetim bazë, me ata që barazojnë shari’atin me lirinë? Islami dhe Perëndimi flasin gjuhë të ndryshme. Disa nga fjalët duken të njëjta, por domethënia është dukshëm plotësisht e huaj. 

Pesëmbëdhjetë nga nëntëmbëdhjetë qytete veriore të Nigerisë kanë përshtatur shari’atin, me “të drejtat e tij njerëzore” islamike. Çfarë ndodhi? Mijëra të krishterë janë vrarë dhe qindra kisha të krishtera janë shkatërruar. Më 1983 qeveria e Sudanit në Kartoum në veri detyroi shari’atin në tërë vendin. Si rezultat paraprak i detyrimit të Islamit (dhe faktit se nafta dhe gazi gjenden në jug), më tepër se dy milion jomyslimanë në jug janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë torturuar apo shitur në skllavëri. Ka një treg aktiv skllevërish në botën myslimane sot në të cilin Kedafi i Libisë blen skllevër për pesëmbëdhjetë dollarë secili. Pjesa më e madhe e kësaj vdekjeje dhe shtypjeje është një përpjekje për të detyruar të gjithë Sudanin në Islam, si një hap tjetër drejt qëllimit për të pushtuar tërë botën për Allahun. 

Më tepër se pesë mijë kisha kanë djegur në Indonezi (kombi më i madh mysliman në botë), rreth tre mijë në tre vitet e fundit dhe mijëra të krishterë janë vrarë dhe shumë janë detyruar në Islam nën kërcënimin me vdekje. Legjislacioni i dekretuar më 2002, quajtur “Karta e Vendimit numër 137”, lejon kishat në Xhakartën e perëndimit të mbyllen për tekën e komunitetit vendor, një rregull i përcaktuar për t’u përdorur nga myslimanët. Kjo janë “Të Drejtat Islamike të Njeriut”. 

Myslimanët quajnë “të drejtat e njeriut” dhe “liri vetjake” siç përkrahet në Perëndim kërcënimi “më i rrezikshëm [dhe] i neveritshëm” që po has bota. Ata justifikojnë Islamin si rojën e vërtetë të të drejtave të njeriut duke injoruar shtypjen dhe terrorin e krijuar duke detyruar Islamin dhe duke treguar të keqen e krijuar nga “liria” perëndimore: 

Amerika… si superfuqia e parë dhe komisionari i vetëm i fuqisë në botë… po drejton… këtë sulm të furishëm [kundër Islamit] nën parullat e Demokracisë, Pluralizmit, të Drejtave të Njeriut dhe Ekonomisë së Tregut. Më e rrezikshmja nga këto parulla është ajo e të Drejtave të Njeriut… një prej themeleve të politikës së saj të huaj. Ajo përdor këtë parullë si pretekst për të ndërhyrë në punët e vendeve të tjera [dhe] i mendon të Drejtat e Njeriut si ligj që duhet të mbeten…. 

Liria vetjake është aspekti më i neveritshëm i këtyre lirive, sepse, sipas tyre, do të thotë se njeriu është i lirë të zgjedhë sjelljen që pëlqen, si të jetë, për shembull, homoseksual, kurvar, apo të përdorë pije dehëse… kështu pangopësia është një kushtetutë morale midis ndjekësve të kësaj ideologjie (18). 

Në dallim me Allahun dhe Kuranin, Perëndia i Biblës, i cili e quan Vetveten “Perëndia i Izraelit”, i dha njeriut liri morale për të veruar me përgjegjësi pa shtrëngim. Nuk ka mundësi që njeriu të mund të dojë, të shpresojë dhe të besojë në Perëndinë dhe të marrë dhuratën e shpëtimit që parashikon dhe e ofron Ai në Krishtin pa lirinë për ta refuzuar dhe dashurinë e shpëtimin që Ai i ofron me hir tërë njerëzimit. Prandaj, Perëndia i Biblës nuk detyron askënd të bëjë vullnetin e Tij. Ai dëshiron bindje të vullnetshme që buron nga zemra, jo hipokrizi që është detyruar nga kërcënimet për të mohuar në jetën e dukshme atë që dikush praktikon në fshehtësi apo në imagjinatë. 

Perëndia i Biblës, duke i dhënë njeriut lirinë e zgjedhjes, nuk nxit njerëzit të mëkatojnë, aq më pak ajo liri të jetë një leje për të keqen. Nga ana tjetër, Ai ndalon çdo mëkat në ligjin moral që Ai ka shkruar në çdo ndërgjegje njerëzore (19). Ai gjithashtu ka caktuar që qeveritë duhet të jenë shërbëtorë të Tij për drejtësinë duke detyruar moralin për të ruajtur rregullin në botë (20). Megjithatë vetë Perëndia nuk mund të detyrojë njeriun të dojë në zemrën e vet ajo që kërkojnë ligjet e Tij në sjelljen e jashtme. Ai do zemrat tona, por ne duhet t’i jepemi vullnetarisht. Kur Krishti pranohet vullnetarisht si Zot dhe besohet e pranohet si Shpëtimtar, ky shndërrim ndodh brenda, si mirënjohje dhe dashuri për Atë që pagoi ndëshkimin e plotë për mëkatet tona dhe na çliroi nga gjykimi që meritojmë. 

Jezusi shpalli se të joshësh në zemër është njësoj sikur ke kryer mëkat (21). Ai dënim vlen për biznesmenët e pasur myslimanë apo anëtarët e familjes mbretërore, të cilët, kur vizitojnë Perëndimin nga Arabia Saudite apo vende të tjera rreptësisht myslimane, shijojnë pijet alkoolike, prostitucionin dhe mëkate të tjera të cilët i rrëfejnë se i shmangin dhe dënojnë kur janë në shtëpi. Fjalët e Krishtit dënojnë njësoj imoralitetin e perëndimorëve, përfshi ata që e quajnë veten të krishterë me buzët e tyre, por mohojnë Perëndinë si Krijuesin e tyre me anë të sjelljes. 

HISTORIA E KEQE ISLAME

Mjafton që vetëm të shikojmë historinë e Islamit për të parë frytin e “molarit të detyruar”. Ka patur më tepër revolucione, vrasje dhe akte terroriste në vendet myslimane, myslimanë kundër myslimanëve, se sa në të gjithë pjesën tjetër të botës. Gjatë viteve 1940 i riu Yaser Arafat, duke u përgatitur në terrorizëm, ishte një anëtar i zellshëm i grupit qasemit Amin al-Husseini, i cili luftonte familjen rivale arabe Nashashibi (të gjithë këta myslimanë “të mirë”) në një armiqësi gjakatare. Edhe në përpjekjen e tyre të bashkuar për të shkatërruar Izraelin më 1947 e 1948, para se të lindte, myslimanët ishin në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. “Paqja” e Islamit nuk ishte në gjendje t’i bashkonte. «Myftiu… dëshironte të ruante në duart e tij kontroll të fuqishëm mbi të gjitha forcat në Palestinë dhe veprimtaritë e tyre. Lidhja Arabe nuk pranonte në asnjë mënyrë Myftiun si “autoritetin e vetëm”. Sapo Myftiu e kuptoi këtë, filloi të vepronte në mënyrë të pavarur, duke caktuar njerëzit e tij si komandantë në zonë të ndryshme të vendit, të cilët konkurronin me komandantët e caktuar nga Lidhja Arabe» (22). 

Siria sulmoi fqinjin e saj mysliman, Jordaninë, më 13 prill 1957. Më 10 qershor 1958, me kërkesë të Jordanisë, dy mijë ushtarë parashutistë britanikë (“paganë” jomyslimanë erdhën për të shpëtuar përsëri) zbritën në Aman për të mbrojtur mbretin Hussein nga kërcënimet e Irakut dhe Egjiptit. Më 1960 kryeministri i Jordanisë dhe dhjetë zyrtarë të tjerë u vranë nga një bombë e vendosur nga agjentët e Naserit dhe që ishte caktuar për mbretin. Presidenti i Tunizisë akuzoi Naserin (në atë kohë konsiderohej si udhëheqësi i botës arabe) për dërgimin e agjentëve sekretë për ta vrarë. Më 1979 forcat e Huseinit vranë rreth dy mijë guerilë të OÇP-së dhe mijëra civilë palestinezë duke dëbuar OÇP-në në Liban. Ayatollah Khomeini, i cili pushtoi Iranin me krime të përgjakshme të organizuara, njihej se kishte komplotuar për të përmbysur kombe të tjera myslimane, përfshi shtetet e Gjirit Persik. 

Nga 1948 deri më 1973 ka patur tetëdhjetë revolucione në botën islamike, tridhjetë prej të cilëve të suksesshëm, përfshi vrasjen e njëzet e dy krerëve të shtetit. Mbreti Abdullah Ibn Hussein bin Talal u vra në Jerusalem më 1951 nga një palestinez. Nipi i tij, mbreti Hussein I, i cili e pasoi, shpëtoi nga një seri përpjekjesh për ta vrarë. Mbreti Faisal i Arabisë Saudite u qëllua për vdekje nga nipi i tij. Myslimanët u përpoqën të vrisnin Naserin e Egjiptit dhe Vëllazëria myslimane arriti të vriste pasuesin e tij, Anwar Sadat, një vepër mori duartrokitjen publike të Arafatit. Nga ana e tij, pasuesi i Sadatit, Hosni Mubarak (komandant i Forcave Ajrore egjiptiane gjatë Luftën Yom Kippur të vitit 1973) mezi arriti t’i shpëtonte një serie përpjekjesh për ta vrarë. Të gjithë këta janë myslimanë që praktikojnë “paqen” e Islamit midis tyre. 

Më 1971 Pakistani Lindor u rebelua kundër Pakistanit Perëndimor (që të dy shtete myslimane) dhe u bë Bangladeshi. Më 1979 një grup i papajtueshëm i myslimanëve pushtoi Xhaminë e Shenjtë në Mekë me Qabenë në qendrën e saj. Garda kombëtare saudite nuk qe në gjendje të përballej me situatën, kështu që sauditët u kthyen përsëri nga Perëndimi “pagan” për ndihmë. Sigurisht, vetëm myslimanët lejohen në Mekë, duke bërë të nevojshme fshehjen e skuadrës shpëtuese jomyslimane, të cilët ishin të gjithë të veshur me uniforma saudite. Si zakonisht, ishte një luftim dhe vrasje mysliman kundër myslimani si nxitje e kësaj feje paqësore, me “paganët” që shkuan për t’i shpëtuar. 

Më shkurt 1982 president sir Hafez Assad dërgoi tanke dhe trupa në qytetin e bukur sir Hama, duke e niveluar në rrënoja dhe duke vrarë rreth njëzet e pesë mijë civilë ndërsa në të njëjtën kohë duke kritikuar gjoja keqtrajtimet izraelite të palestinezëve. Më 1983 Arafati gati u hoq nga pushteti me anë të një rebelimi kundër tij (mbështetur nga presidenti sir Assad dhe udhëheqësi libanez Muammar Qaddafi) brenda vetë organizatës së tij Fatah, e cila aktualisht udhëheq OÇP-në. Shembuj të tjerë mund të jepen me shumicë dhe disa prej tyre do të jepen në fakt. Kjo është “paqja” që Islami ka prodhuar nga fillimi dhe që ka synim ta detyrojë ndaj tërë botës në bindje ndaj Allahut! 

PËRHAPJA E “PAQES” SË ISLAMIT

Abu Bakr dhe kalifët pas tij, duke rivendosur Islamin në Arabi përmes Luftërave të Apostazisë, e përhapën atë menjëherë me anë të pushtimit mizor. Miliona u vranë nga xhihadistët pushtues. Me shpejtësi mahnitëse dhe egërsi tronditëse shpata e pangopur e Islamit krijoi një perandori të paparë: «…më të shpejtë se romakët, më të qëndrueshëm se Mongoli, [në] aktin më mahnitës në historinë ushtarake» (23), duke pushtuar vendet njëri pas tjetrit. Nga Franca e në drejtim të Kinës ata detyruan ata që nuk donin t’i nënshtroheshin paganizmit të tyre ose do të vdisnin. Myslimanët na sigurojnë se ata vetëm bëjnë luftëra “mbrojtëse”. Me të vërtetë? Deri në Kinë? 

Ky mashtrim nxirret në dritë nga më shumë se njëqind vargjet e Kuranit që urdhërojnë myslimanët të përhapin Islamin me anë të shpatës. Vargjet e mëposhtëm janë një shembull i shkurtër: 

Atij që lufton për çështjen e Allahut, qoftë nëse vritet apo siguron fitoren, së shpejti Ne do t’i japim atij një shpërblim me vlerë [të madhe] (4:74). 

Atëherë, kur të kenë kaluar muajt e shenjtë, vritni idhujtarët kudo ku t’i gjeni…. Por nëse ata pendohen dhe kryejnë adhurimin [e Allahut] dhe paguajnë [taksën] e detyruar për të varfrit, atëherë lini rrugën e tyre të lirë [në nënshtrim mizor e përulës nën sundimin mysliman] (9:5). 

Luftoni kundër atyre që u është dhënë Shkrimi [Bibla] sepse nuk besojnë tek Allahu as te Dita e Fundit… derisa ata të paguajnë haraçin menjëherë, duke u përulur (9:29). 

Prandaj, kur të takoni Jobesimtarët [në betejë], thyejuani qafën… kur t’i keni nënshtruar plotësisht, bëni një marrëveshje të qëndrueshme [me ta]… ata që janë vrarë në rrugën e Allahut, Ai kurrë nuk do të lejojë që veprat e tyre të humbasin (47:4). 

Me të vërtetë Allahu i do ata që luftojnë për Çështjen e Tij në radhën e betejës… (61:4). 

Është Ai që dërgon Lajmëtarin e Tij me drejtimin dhe fenë e vërtetë, në mënyrë që Ai të mund të mposhtë fetë, që të gjitha, edhe pse politeistët mund të jenë kundër (61:9). 

Duke përmendur më parë sakatimin dhe vrasjen që Islami do të krijojë në këtë tokë të trazuar, pra, “paqen” e urryer, tre nga katër pasuesit e parë të Muhamedit, njohur si Kalifët e drejtuar me të drejtë”, u vranë nga shokët e vet myslimanë. Vetëm Abu Bakr jo (Përpiqu të imagjinosh apostujt e Krishtit që vrasin njëri-tjetrin!). 

Abu Bakr u pasua si kalif nga Umar Abu Hafsa. Ushtritë e tij siguruan tërë Arabinë. Luftëtarët myslimanë, të patrembur në betejë, u kallnin terror armiqve të tyre. Trimëria e tyre guximtare ishte sekreti i suksesit të tyre të paparë. Këta myslimanë të përkushtuar në fakt donin të vdisnin. Arkeologët kanë zbuluar mbishkrime që datojnë në këtë kohë të cilat thonë: «Të lutem, Allah, më lejo të vdes në betejë!». Vdekja si “martir” në xhihad është mënyra e vetme me anë të cilës një mysliman mund të jetë i sigurt për Parajsën. Dhe kjo është arsyeja që shtyn bombarduesit e sotëm vetëvrasës. 

Megjithatë pjesa më e madhe e myslimanëve nuk janë të vetëdijshëm se as “martirët” e hershëm as “bombarduesit vetëvrasës” të sotëm nuk mund të jenë të sigurt për Parajsës si shpërblim të tyrin. Abu Bakr, pasuesi i parë i Muhamedit, luftoi me besnikëri në xhihad, por ai, të cilit Profeti i premtoi personalisht Parajsën, u ankua: «Nuk kam besim për skemat e Allahut, edhe sikur njëra prej këmbëve të mia të jetë brenda parajsës, cili mund të përcaktojë se cila vepër është e pranueshme dhe cila jo? Ti bën gjithçka që mund të bësh dhe përgjegjësia është e Allahut. Kërkoji atij të të pranojë» (24). 

Një varg në Kuran i referohet atyre që kanë «frikë sepse po kthehen te Zoti i tyre [pra, tek Allahu me anë të vdekjes apo në ditën e fundit]» (25). Aisha, gruaja e tij e preferuar, e pyeti Muhamedin për të shpjeguar këtë varg: «O apostull i Perëndisë, a është ai që ka frikë nga Allahu ai që kryen tradhti bashkëshortore, që vjedh, që pi verë, kështu ai ka frikë nga ndëshkimi?». Muhamedi i dha asaj një përgjigje e cila shpjegon se pse Abu Bakr, babai i saj, nuk kishte siguri se do të shkonte në Parajsë: «Jo… është ai që lutet, që agjëron dhe që jep lëmoshë, kështu ai ka frikë se Allahu mund të mos pranojë këto gjëra nga ai» (26). 

Në dallim me këtë Krishti ka premtuar: «Ai që e dëgjon [pra, beson dhe vepron në] fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë» (27). «Unë jam bariu i mirë… [që] jep jetën e vet për delet; dhe nuk do të humbasin kurrë» (28). Apostulli Gjon u shpalli të gjithë të krishterëve: «Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme…» (29). Shpëtimi i krishterë nuk varet nëse Perëndia do të pranojë veprat e tij të mira apo jo (asnjë prej të cilave nuk është e pranueshme për shpëtim), por sigurohet nga pagesa e Krishtit në vdekjen dhe ringjalljen e Tij për ndëshkimin e plotë për mëkatet e botës. 

Luftëtarët e xhihadit islamik, duke shpresuar të sigurojnë rrugën e tyre për në Parajsë, pushtuan Damaskun më 635, Antiokinë më 636, Jerusalemin më 638, Sirinë më 640 dhe Egjiptin e Persinë më 641. Mijëra u masakruan. Qytete të tëra u vranë më shpatë, midis të cilëve Behnesa, Fayum, Nikiu dhe Aboit në Egjipt, Tripoli në Afrikën e Veriut dhe Euchaita në Armeni. Kartagjena u bë rrafsh me tokën. Kjo qe historia e paqes së Islamit ndërsa rritej e përhapej. 

KAMPIONËT E “PAQES” VRASIN NJËRI-TJETRIN

Më 644, Umari, pasuesi i Abu Bakr-it, u vra nga një mysliman dhe u pasua nga Uthman ibn Affan. Ky kalif i tretë, dhëndër i Muhamedit (Abu Bakr kishte qenë vjehrri i Muhamedit), fuqizoi dhe shtriu perandorinë Islame në rritje. Ashtu siç e kemi thënë më parë, ai standardizoi Kuranin, duke djegur të gjitha kopjet rivale me protestë të atyre që akoma ishin gjallë, të cilët kujtonin lexime dhe vargje të ndryshme të atyre që mungonin. Protestuesit ishin Aisha (vajza e Abu Bakr-it), një prej rreth pesëmbëdhjetë grave që profeti ka patur njëherësh me anë të lejes së shkruar të Allahut dhe tani vejusha e tij, ndaluar (nga një favor i veçantë i Allahut ndaj Muhamedit) për t’u martuar. Muhamedi, i fejuar me të kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç, konsumoi martesën me Aishen kur ai ishte vetëm nëntë vjeç dhe kur lozte akoma me kukullat. 

Uthman-i, gjithashtu, u vra nga një grup mysliman rival. Ai, duke mos u lejuar të varrosej në një varrezë myslimane, u varros, në mënyrë ironike, natën nga miqtë në një varrezë judease

I katërti dhe i fundit i kalifëve “të drejtuar me të drejtë” ishte Ali ibn Abi Talib, kushëri dhe dhëndër i Muhamedit, i cili, i shpallur nga profeti, “u ruajt nga gabimi dhe mëkati në veprimet dhe thëniet e tij». Ai, paditur për bashkëfajësi për vrasjen e Uthman-it (për të mos thënë që ishte ai njëri prej vrasësve, të paktën mbrojti dhe u bashkua me ta), nuk vendosi kurrë plotësisht sundimin e tij nga Damasku. Aisha mbështeti një rebelim kundër tij, duke çuar në Betejën e Kamelit, në të cilën u vranë dymbëdhjetë mijë myslimanë nga myslimanë të tjerë. Aliu fitoi, por problemet e tij vetëm sa u rritën. 

Brenda pak vitesh pas vrasjes së Muhamedit, më tepër se njëqind mijë myslimanë u vranë nga myslimanë të tjerë qoftë në betejë qoftë drejtpërdrejtë. Shokët më të afërt dhe dishepujt më të patundur të Muhamedit (disa prej të cilëve ai i lavdëroi si myslimanë të përsosur dhe të cilëve u premtoi Parajsën pas martirizim) luftuan kundër njëri-tjetrit për pasurinë dhe fuqinë e tij. Betejat u ndezën për shkak se kush do të ishte udhëheqësi i ardhshëm i fesë “paqësore” Islame në rritje, por të ndarë egërsisht. 

Armiku kryesor i Muhamedit nga Meka, Abu Sufyan, ishte “kthyer” në Islam që të mos i pritej koka. Megjithatë, ai kurrë nuk ishte bërë një besimtar i vërtetë, ashtu siç e di mirë çdokush. Megjithëkëtë, rrëfimi i thjeshtë me buzë për të shpëtuar jetën e vet pranohej nga Muhamedi si i mjaftueshëm për ta bërë dikë mysliman. Djali i tij, Mu’awiyah, ishte armiku për vdekje i Aliut në një rivalitet të hidhur për kryesim. Pasi Aliu kishte marrë kalifatin, një mori përleshjesh midis forcave të tyre, në të cilat shumë vetë vdiqën, çoi në betejën e Siffin-it. 

Aliu e kishte urryer Abu Bakr-in dhe kishte kërkuar pjesën e tij të pasurisë dhe pronave të Muhamedit, por Abu Bakr-i kishte refuzuar. Përfundimisht pasuesi i Abu Bakr-it, Umari, bëri sipas kërkesës së Aliut dhe shkeli urdhrin e Muhamedit për të mos shpërndarë pasurinë e tij anëtarëve të familjes. Kur më në fund Aliu pasoi Uthmanin për t’u bërë kalifi “i drejtuar me të drejtë”, u rrethua nga myslimanët të cilët u larguan nga udhëheqja e tij për shkak të gishtit të tij në vrasjen e Uthmanit. 

Aliu, nëse donte të mbante nën kontroll Islamin, duhej të përballej me kundërshtimin gjithnjë e në rritje. Aliu dhe njerëzit e tij, përfundimisht, nga kështjellat e tij në Basra dhe Kufa, në Irak, u vunë kundër Mu’awiyah-ut. Para se të bëhej thirrja për armëpushim, në betejën në Siffin, dhjetëra mijëra myslimanë (sipas disa vlerësimeve) u vranë nga myslimanë të tjerë. 

Aliu, më 661, i fundit nga “kalifët e drejtuar me të drejtë”, u vra gjatë lutjeve të mëngjesit në një xhami në Kufa, në Irak dhe u varros në Najaf, në Irak. Vendi i mauzolës dhe varrit të Aliut atje (shkatërruar disa herë nga myslimanët rivalë, rindërtuar më pas po aq herë) e bën Najafin qendrën e fuqisë dhe pasurisë fetare në Irak (thesaret e tij arrijnë vlerën e 1 miliardë dollarëve). 

NDARJA MIDIS SHI’ITËVE DHE SUNITËVE

Myslimanët që e konsiderojnë Alinë e vrarë dhe bijtë e tij si pasuesit me të drejtë të Muhamedit njihen si shi’itë (shumica në Iran dhe Irak); të tjerët quhen sunitë dhe përbëjnë shumicën shumë më të madhe në vende të tjera. Sadam Husejni dhe sunitët e tjerë si ai, edhe pse ishin në pakicë në Irak, sunduan dhe shtypën shumicën e shi’itëve, duke vrarë më qindra mijëra, deri me përzënien e tij nga forcat e koalicionit më 2003. Këto dy grupe myslimane kanë treguar për një kohë të gjatë se “Islami është paqe” duke luftuar kundër njëri-tjetrit, ashtu si në luftën tetë vjeçare (1980-1988) midis Iranit dhe Irakut, ku u vranë më tepër se një milion luftëtarë. Xhamia e Imamit Ali në Najaf (skena e luftimeve të egra gjatë luftës së Irakut më 2004) është varri më i shenjtë për njëqind e pesëdhjetë milion myslimanë shi’itë në botë. 

Që nga fillimi u zhvilluan luftëra mizore midis myslimanëve rivalë: Kuraishët kundër myslimanëve beduinë, Umayyadët e Medinës kundër ndjekësve hashemitë të Aliut, etj.. Një prej bijve të Aliut, Husayan inb-Ali, kishte synim të vendoste “Islamin e vërtetë” nga Kufah në Irak, por ai dhe pjesa më e madhe e familjes së tij u vranë nga myslimanë rivalë më 680. Meka u rrethua nga trupat e Yezid-it, një umayyad; Qabeja (kthyer më vonë) u dogj deri në rrëzë; Guri i saj i Zi u nda në tri copë. Meka u ripushtua përfundimisht më 692 nga Abd al-Malik (i cili më 691 ndërtoi Kupolën e Shkëmbit në Jerusalem për të zëvendësuar Qabenë). Ai bashkoi përsëri myslimanët me anë të forcës dhe Islami vazhdoi pushtimet e tij. 

Kalifati i Umayyad-it sundoi botën myslimane nga 661 deri më 749, ku të gjithë umayyad-ët u vranë nga Abbasit-ët rivalë përveç një të mbijetuari, Abd-al-Rahman, i cili u arratis në Spanjë, ku vendosi një Kalifat të pavarur. Kështu filloi Kalifati i Abbasid-it, i cili zgjati, pavarësisht nga intrigat, vrasjet dhe kryengritjet, deri më 1258. 

Tradhtia dhe vrasja e myslimanëve në duart e myslimanëve të tjerë vazhdon deri më sot. Zor se një regjim mysliman nuk drejtohet nga një diktator i cili ka marrë pushtet nga myslimanë të tjerë, si në Siri dhe Irak. Revolucioni dymbëdhjetë vjeçar në Algjeri ka kushtuar më tepër se njëqind mijë jetë. Në Afganistan, shefat ushtarakë rivalë myslimanë akoma luftojnë kundër njëri-tjetrit. “Të pabesëve” u është dashur të ndërhyjnë atje, ashtu si në Gjirin Persik. Kjo është paqja e Allahut në botën e Islamit! Vetëm Perëndia i Biblës mund të na çlirojë, por bota perëndimore e ka nxjerrë nga shkollat dhe institutet publike dhe nuk i lejon Atij zë të veçantë në politikat e saj. Kjo është një zgjidhje që Perëndia i vërtetë lejon në këtë jetë, por pas vdekjes vjen gjyqi (30). 

PERANDORIA MË GJAKATARE NË HISTORI

Më 712 keqbërësit myslimanë nën drejtimin e Muhammad Qasun filluan pushtimin e Indisë, duke shkatërruar tempujt e pallatet dhe duke masakruar qytete të tërë. Ashtu si në Kostandinopojë, ku rrugët një ditë mund të përshkoheshin vetëm mbi gjak, vrasjet vazhduan për tri ditë në qytetin port Debal të Indisë. «Masakrat e kryera nga myslimanët në Indi janë të papara në histori, më shumë në numrin e plotë në krahasim me Holokaustin…» (31). Të gjithë kanë dëgjuar për Taj Mahal, por pak kujtojnë se u ndërtua nga një mongol mysliman me njëzet mijë skllevër. Dhe kështu Islami përhapi “paqen” që terroristët myslimanë të sotëm ëndërrojnë për të gjithë botën! 

Pushtimet myslimane (përfshi ata të një grupi mysliman kundër njëri-tjetrit), duke përfshirë masakrat e shumta të miliona vetëve, vazhdoi për më tepër se një mijë e treqind vjet. Dinastia Abbasid sundoi deri më 1258 dhe nën ta perandoria islamike arriti kulmin e saj të fuqisë, begatisë dhe nxënies. Caesarea u dorëzua me marrëveshjen që dy mijë kalorësit e saj të mos vriteshin. Sapo u çarmatosën, ata u masakruan si judenjtë në Yathrib. Antiokia ra, me gjashtëmbëdhjetë mijë të krishterë të vranë dhe njëqind mijë u shitën në skllavëri. 

Në Spanjë (ku u tha se Islami ishte më humani) garnizoni i Muez-it u vra më 920; Pamplona u masakrua me shpatë më 923; më pas u erdhi radha Kordovës, Zaragozës dhe Meredës, duke u vranë të gjithë meshkujt e rritur dhe duke skllavëruar gratë e fëmijët. Judenjtë e Granadës u therën më 1066, tridhjetë e katër vjet pasi gjashtë mijë judenj ishin vrarë në Fez, Marok. Më 1146 Fezi islamik u ekzekutua nga një grup tjetër mysliman, Almohadët, të cilët pushtuan një pjesë të mirë të Afrikës Veriore pas asgjësimit të almoradidëve (myslimanë dhe këta), me rreth njëqind mijë të masakruar dhe njëqind e njëzet mijë të vrarë në Marrakesh. Gjakderdhje të tilla të myslimanëve kundër myslimanëve vazhduan (ne mundëm të citojmë vetëm majën e ajsbergut). Një dhunë e tillë është fryti i pashmangshëm i Islamit ashtu siç ka treguar në mënyrë të përsëritur dhe të qëndrueshme historia, që nga fillimi deri në ditën e sotme. As edhe një shembull i vetëm nuk mund të jepet ku Islami të ketë sjellë paqe ndaj ndonjë populli! 

Sundimi katërqind vjeçar i turqve otomanë, i cili përfundoi më 1917, përfshi rrëmbimet e djemve të rinj jomyslimanë, të cilët u detyruan të “ktheheshin” dhe të shërbenin për gjithë jetën si luftëtarë të skllavëruar turq. Shumë prindër të dëshpëruar i gjymtuan fëmijët e tyre për t’i bërë ata të papërshtatshëm. Të qenit grek, armen, serb apo ndonjë jomysliman tjetër nën sundimin otoman do të thoshte të jetoje përditë me frikë për vrasje, rrëmbim, torturë dhe gjenocid. Deri në ditën e sotme serbët dhe bullgarët urrejnë turqit dhe myslimanët boshnjakë. 

Kur vdiq Sulltan Murati III, biri i tij Muhamedi vrau nëntëmbëdhjetë vëllezërit e tij dhe shtatë konkubinat e të atit të cilat ishin shtatzëna u qepën nëpër thasë dhe u hodhën në Bosfor. Të treqind gratë në haremin e Muratit IV pësuan të njëjtin fat në duart e pasuesit të tij kur ai, ashtu si shumë udhëheqës të tjerë myslimanë, u vra nga myslimanë si ai: gjithçka për interes të vendosjes së “paqes” sipas mënyrës së Islamit. 

VRASJA E TË KRISHTERËVE

Do të duheshin disa vëllime për të filluar për të treguar mizorinë kundër të krishterëve të pushtimeve islamike që demaskon gënjeshtrën e pohimeve të sotme se “Islami është paqe”. Megjithatë, ne mund të citojmë vetëm disa shembuj. «Të krishterët e Damaskut u vranë apo u shitën në skllavëri dhe kishat e tyre u dogjën deri në themel. Sulltani Baibars… i preu kokën tërë popullsisë kur u dorëzua…. Ai dërgoi një trupë për të shkatërruar fshatrat e krishtera të Qaras [afër] Damaskut…. Banorët e rritur u masakruan dhe fëmijët u skllavëruan. Kur të krishterët nga Akre dërguan një delegacion për të kërkuar që të lejonin të varrosnin të vdekurit e tyre, ai refuzoi ashpër, duke thënë se nëse ata dëshironin kufomat e martirëve do t’i gjenin në shtëpi. Për të realizuar kërcënimin e tij, ky mysliman i përkushtuar marshoi deri në breg dhe vrau çdo të krishterë që ra në duart e tij» (32). 

Më 1400 një udhëheqës tjetër tipik i përkushtuar ndaj Islamit, Tamerlani i poshtër (Timuri Sakati) «shkretoi vendin brenda dhe përreth Tifflisit. Më 1403 ai… shkatërroi 700 fshatra të mëdhenj dhe qytete të vegjël, duke masakruar banorët dhe duke rrafshuar të gjitha kishat e krishtera…. Tamerlani, me pretekstin se qindra mijëra të burgosurit hindu përbënin një rrezik të rëndë për ushtrinë e tij, urdhëroi ekzekutimin e tyre me gjakftohtësi… dhe ngriti shtylla fitoreje me kokat e prera…. Tamerlani shkatërroi sistematikisht të krishterët dhe si rezultat nestorianët dhe jakobinët e Mesopotamisë nuk e kanë marrë kurrë veten. Në Sivas 4000 të krishterë u dogjën të gjallë; në Tus pati 10000 viktima. Historianët vlerësojnë numrin e të vdekurve në Saray në 100000; në Bagdad 90000; në Isfahan 70000» (33). Zor se kjo është një numër i vogël vrasjesh. 

Përndjekja e judenjve në Evropën e Kishës Katolike, me tmerrin e saj, ishte i butë krahasuar me që të krishterët dhe judenjtë otomanë duruan për katër shekuj. Vrasja përfshinte më tepër se një milion armenë në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të atij të njëzet, po aq mijëra judenj, grekë, sirianë, libanezë e të tjerë. Në mënyrë tragjike shtypja dhe gjakderdhja u anashkaluan shpesh dhe madje u inkurajua nga fuqitë perëndimore, sidomos Anglia dhe ndonjëherë Amerika. Në masakrën e madhe të vitit 1915: «grave turke iu dha kryqi për t’i dhënë goditja e fundit armenëve që po vdisnin për të fituar pikë [në sytë] e Allahut se kishin vrarë një të krishterë» (34). 

Shkatërrimi i Smirnës së krishterë (duke mos lënë gjë veç periferisë turke/myslimane) më shtator të vitit 1922, me masakrën e hapur të Mustafa Khemal (Ataturku) të rreth dyqind mijë armenëve dhe banorëve grekë, bëhet edhe më e neveritshme kur kuptojmë se anijet angleze, amerikane, italiane dhe franceze ankoronin në porte zmbrapsnin viktimat që arratiseshin në gulçim e sipër ndaj tyre për ndihmë (35). Fuqitë perëndimore, njësoj si me paqësimin e sotëm të Islamit, nuk donin të fyenin Turqinë! George Horton, konsull i SHBA-së në atë qytet fatkeq dhe dëshmitar okular i mizorisë së paparë të Islamit dhe bashkëfajësisë perëndimore, në librin e tij “të nevojshëm për t’u lexuar”, Mallkimi i Azisë, shkruan: «Një prej përshtypjeve më të mprehta që mora me vete nga Smirna ishte ndjenja e turpit që i mbetet racës njerëzore» (36). 

James W. Gerard, ish-Ambasador i SHBA-së në Gjermani, në parathënien e tij përshkruan librin e Horton-it si «historia e plotë e shfarosjes së egër të civilizimit të krishterë [nga myslimanët] gjatë gjithë gjatësisë dhe gjerësisë së Perandorisë Bizantine…». Vetë Horton shkruan: «Ky proces i shfarosjes është kryer për një periudhë të konsiderueshme kohe, me qëllim të caktuar, me sistem dhe hollësi të përpikta; dhe është realizuar me mizori të paparë, duke shkaktuar shkatërrimin e një numër më të madh qeniesh njerëzore që kanë vuajtur në ndonjë përndjekje të ngjashme që nga ardhja e Krishtit» (37). Megjithatë Islami vazhdon të bëjë maskaradë si një fe hyjnore me qëllime paqësore dhe udhëheqësit politikë e fetarë, edukatorët dhe media perëndimore ndihmojnë nxitjen e këtij mashtrimi për vetë shkatërrimin e tyre! 

NJË LLOJ TJETËR KËRCËNIMI

Për turpin tonë, ky tmerr i mizorisë islamike dhe pushtimit të qëllimshëm të botës, ndaj të cilit Perëndimi ka mbyllur sytë, po fshihet nën rrogozin e paqësimit politik e fetar. Ata pak vetë që e njohin të vërtetën dhe rrezikun që kanoset, flasin me urgjencë dhe pasion. Ata, edhe pse me brengë dhe shqetësim të thellë, e shohin gati të pamundur të zgjojnë perëndimorët para fakteve historike dhe kërcënimit të pandryshueshëm dhe të tashëm të Islamit. Ai ka pushtuar Perëndimin në një formë në dukje dashamirëse, duke treguar “paqe” për të gjithë. Më tronditës është pohimi i vazhdueshëm i presidentit Bush dhe udhëheqësve të tjerë politikë e fetarë perëndimorë se “Islami është paqe”! Nëse udhëheqësit perëndimorë vazhdojnë të mohojnë të vërtetën e tmerrshme dhe të mos ndërmarrin hapa të duhur, Perëndimi do të mposhtet. 

Hitleri, i sigurt se edhe krimet e nazizmit do të rrëshqasin së shpejti nga kujtesa e botës, u thoshte nga sa thuhet gjeneralëve të tij: «Shkoni! Vrisni pa mëshirë! Kush e kujton sot shfarosjen e armenëve?». Ndërsa bota perëndimore refuzon të pranojë viktimat e vrasjeve islamike përgjatë shekujve dhe, ose mohon Holokaustin ose e shtyjnë ta kujtojë, po kështu vazhdon të pretendojë se Islami është paqe në mes të therjeve të vazhdueshme në kohën tonë. 

Imamët predikojnë me guxim xhihadin në xhami, ndërsa ndjekësit e Islamit janë të vendosur të pushtojnë, duke mbuluar gënjeshtrën e njohur, se Islami është po aq paqësor sa edhe çdo fe tjetër, ashtu sikur baptistët apo presbiteranët të ishin po ashtu pas terrorizmit të përhapur mbarëbotëror si myslimanët! Sheiku Muhammad bin Abdul Rahman al-Arifi, imam i xhamisë së Akademisë së Mbrojtjes së mbretit Fahd në Arabinë Saudite, në fund të vitit 2002 shpalli: «Ne do të kontrollojmë vendin e Vatikanit; ne do të kontrollojmë Romën dhe do të ndërfutim Islamin në të. Po, të krishterët… do të na paguajnë xhisija [taksë për kokë paguar nga jomyslimanët si dhimis, nën sundimin mysliman] në përulje përndryshe duhet të kthehen në Islam» (38). 

Këtë herë pushtimi nuk është me armiqtë, por me emigrantët. Ndërkohë që myslimanët e deklaruar, duke ndërtuar xhamitë e tyre dhe duke u përmbajtur nga fqinjët përmes zakoneve dhe fesë arabike apo islamike që daton që nga koha e Muhamedit, kjo farë e re e “pushtuesve” islamikë e di se Islami duhet të pushtojë në mënyrë të pashmangshme botën. Nëse ata dështojnë në këtë objektiv, Muhamedi ishte një profet i rremë dhe Allahu një hyjni i rremë, gjë për të cilën asnjë mysliman nuk mund të pranojë pa u damkosur për ndëshkim me vdekje përshkruar si apostazi. 

Kjo ushtri e re pushtuese do të përdorë procese demokratike për të fituar kontroll në komunitete ku emigrimi krijon shumicë myslimane. Dhe kur të jetë mjaft të fortë, duhet të zbatohet shari’a-ti në mënyrë të pashmangshme. Vetë të drejtat e njeriut që mohohen në vendet myslimane përdoren për të shkatërruar botën perëndimore që ua jep atyre. 

Shembuj, si lajmi i i mëposhtëm që mban datën e 25 janarit 2005, mund të jepen me mijëra në mbarë botën jo-islamike: 

Sheiku Omar Bakri Muhammad, një klerik 46 vjeçar lindur në Siri [dhënë azil politik vite më parë në Britani], ka nxitur të rinjtë myslimanë në mbarë botën të mbështesin rebelimin e Irakut si fillim të “xhihadit global” – thonë hetuesit. Ai përdori një ton të tillë sfidues këtë muaj në një mbledhje ku merrnin pjesë 500 njerëz në një sallë në qendër të Londrës, ku një ekran gjigant pas tij shfaqte imazhet e Kullave Binjake (Qendrës Tregtare Botërore) të binin. «Allahu ekber» – «Allahu është më i madhi», bërtitën disa pjesëtarë nga dëgjuesit kur u shfaq imazhi. 

Scotland Yard, pas përgjimit me muaj të tërë të lavdërimit të tij të përnatshëm të rrëmbyesve të avionëve dhe të bombarduesve vetëvrasës të 11 shtatorit, tha javën e shkuar se po hetonte sheikun Omar, udhëheqësin e Al Muhajiroun [i cili, interesante, është arab për “emigrantët”], grupi më i madh mysliman në Britani dhe zyrtarët po kërkojnë nëse mund ta dëbojnë…. 

Të dielën [23 janar 2005] policia gjermane arrestoi një njeri të dyshuar se ishte pjesëtar i Al Kaedës dhe e paditi për rekrutimin të njerëzve për të kryer bombardime vetëvrasëse në Irak. Këto arrestime ishin pjesë e një hetim në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rekrutimet dhe veprimtaritë e tjera terroriste në Evropë…. 

Hetuesit italianë thonë se disa rekrutë nga Italia kryenin sulme me bomba në Bagdad. Zyrtarët zviceranë thonë se janë të shqetësuar se disa klerikë militantë kanë nxitur hapur njerëzit për t’u bërë terroristë…. 

Bohre Eddine Benvahia, imami 33 vjeçar i dëbuar kohët e fundit nga Franca për në Algjeri, kishte nxitur të rinjtë në një fqinjësi të klasës punëtore të L’Arianës, jashtë Niçes, për t’u bashkuar në xhihad, thanë zyrtarët e zbulimit francez…. 

Policia gjermane, me sulme në disa qytete të Gjermanisë më 12 janar, arrestoi 22 njerëz të dyshuar se ishin myslimanë militantë, duke zbuluar dhjetëra pasaporta të falsifikuara dhe kuti me propagandë militante…. 

Zyrtarët britanikë thonë se nëse ata duan të dëbojnë një imam për të cilin kanë frikë se nxit dhunë, procedurat zakonisht mund të zgjasin me muaj apo madje vite. Në Britani, ku jetojnë 1.8 milion myslimanë, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet që policia të lëvizë shpejt kundër disa imamëve të cilët thonë se janë bërë shumë më të zhurmshëm në javët e fundit. Sheiku Omar, i cili ka jetuar këtu që prej vitit 1985… paralajmëroi se Britania duhet të përshkallëzojë për së prapthi ligjet e saj të antiterrorizmit përndryshe do të përballet me një përgjigje “të tmerrshme” nga myslimanët e egërsuar…. 

Në muajt pas 11 shtatorit presioni diplomatik bëri që Britania të vihej kundër imamëve të shprehur qartë. Por kjo nuk ndodhi deri në maj të vitit të kaluar kur zyrtarët britanikë arrestuan klerikun militant e shumëkërkuar, Abu Hamza al-Masei i xhamisë Finsbury Park në Londrën veriore. Ai paditej për nxitje apo shtytje të të tjerëve për të vrarë njerëz që nuk besonin në fenë islame. Zoti Masri ka marrë gjithashtu ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është paditur për 11 raste terroriste, përfshi përpjekjen për të vendosur një kamp stërvitje terroristësh në Oregon…. 

Tani imami Abu Abdullah… duke drejtuar xhaminë [në Finsbury]… tha në një intervistë: «Njerëzit na shohin si ekstremistë sepse ne nuk komprometojmë fenë e Allahut» (39). 

KJO ËSHTË “FEJA E ALLAHUT”

Kështu terroristët nuk janë “ekstremistë” në fund të fundit, por myslimanë të vërtetë, saktësisht siç po dokumentojmë se është e vërtetë. Myslimanët në Angli kërcënojnë një përgjigje “të zemëruar” nëse Britania nuk do të zbusë qëndrimin e saj kundër terrorizmit? Dhe ata bëhen më të egërit nëse ne refuzojmë parullën: “Islami është paqe”! Megjithatë sa perëndimorë janë gati të përballen me të vërtetën? 

Sheiku Omar Bakri justifikon dhunën dhe vrasjen kundër të gjithë amerikanëve (ata që votuan për ta janë po aq fajtorë sa edhe udhëheqësit që kanë zgjedhur) sepse «pas Luftës II Botërore Amerika u shpalli në fakt luftë myslimanëve dhe Islamit… duke u dhënë mbështetje ushtarake, financiare dhe diplomatike izraelitëve». Ai justifikon 11 shtatorin sepse «amerikanët nuk kishin Konventë Sigurie me myslimanët… vetëm studiues të kualifikuar në fiqh (sistemin ligjor islamik) mund të kishin planifikuar këtë, që 19 pseudonimet jomyslimane të përdorura për t’u futur në vend (gjë e cila ligjërisht i lejonte ata [në bazë të ligjit islamik] të vepronin në xhihad). 

Pasi Al-Kaeda pranoi përgjegjësinë, ishte e qartë se ulema-t e kualifikuar (studiuesit islamikë) ishin pas kësaj. Kështu, Al-Kaeda ka gjallëruar kulturën e terrorizmit në Islam pas 200 vjetësh…. Sipas termave të sistemit ligjor islamik, vetëm myslimanët janë të pafajshëm… të gjithë jomyslimanët janë kriminelë rebelë kundër Allahut. Myslimanët që merren me besime të tjera janë femohues [të ndëshkuar me dënim me vdekje]…. Myslimanët nuk e sulmuan SHBA-në… 11 shtatori ishte një vepër shpagimi… për të nxjerrë Amerikën jashtë botën arabe [edhe pse ata shkuan atje si përgjigje ndaj kërkesave të Arabisë Saudite për ndihmë]» (40). Standardi dyfish i pacipë dhe domethënia e veçantë e fjalëve të zakonshme janë të dukshëm dhe alarmues. A po kushtojnë vëmendje ndonjë udhëheqës politik dhe këshilltarët e tyre? 

PERËNDIMI ËNDËRRON!

Peshkopi episkopal Bullen Dolli nga Sudani u mahnit nga qëndrimi që hasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi në Uashington, QK, më tetor 2001, duke përkuar mirëkuptim për dy milion bashkëkombës të tij të vrarë nga myslimanët nga veriu dhe për ata që do të bëheshin viktima pa ndërhyrjen e duhur të perëndimorëve. Qendra Tregtare Botërore sapo ishte rrëzuar dhe Pentagoni ishte sulmuar, megjithatë konferencat për shtyp frekuentoheshin pak dhe ai zor se mund të ngjallte interes kur paralajmëroi se Islami “është një fe militante”. Më kot… 

…ai tregoi se tingëllimi i vdekjes në Sudan është më i fortë se fatkeqësitë e marra së bashku në Bosnjë, Kosovë, Afganistan, Çeçeni, Somali dhe Algjeri. Sudanezët që kanë vdekur gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit janë sa dyfishi i të gjithë të vdekurve në luftë nga amerikanët në 200 vitet e fundit. Por zor se dëgjon ndokush. Prezantuesit e peshkopit nuk mund të gjenin një hapësirë të lirë në NPR, në rrjet, apo në ndonjë skenë të ndjekur nga shumë vetë në krahasim me mikpritjen energjike të ndonjë mullahu kalimtar që lavdëron “Fenë e Paqes dhe Tolerancës”. 

Për Peshkop Dollin mund të duket e pakuptueshme që SHBA-ja ka ndërhyrë ushtarakisht dhe politikisht për të “shpëtuar” myslimanët në Bosnjë dhe Kosovë nga gjenocide të pohuara të kryera nga fqinjët e tyre të krishterë ndërsa mbetet moskokëçarëse ndaj gjenocidit shumë të vërtetë të të krishterëve që është kryer nga myslimanët sundues në Sudan për dy dhjetëvjeçarë. Ai nuk kupton se vetë Krishterimi i grigjës së tij i ka mbrojtur nga viktimat e sigurta në sytë e elitës sunduese perëndimore (41). 

Është ngacmuese dhe trullosëse se ka «një paragjykim të vazhdueshëm amerikan në favor të palët myslimane në gati çdo konflikt me një komb të krishterë» (42). A do të fitojë ndonjëherë Perëndimi bindje morale përballë të vërtetës dhe të veprojë në bazë të saj? Nëse jo, ne jemi gati, dhe pavarësisht nga shumë paralajmërim, duke dhënë ndihmën për vetë nënshtrimin tonë ndaj tmerrit të sundimit islamik. 

Masa e naivitetit të udhëheqësve amerikanë, apo verbëria me dashje ndaj të vërtetës rreth Islamit, shihet në një takim i Micheal Bloomberg, Kryebashkiak i Nju Jorkut, me Omar Mohammedi në Komisionin e të Drejtat të Njeriut në qytetin e tij më 15 tetor 2002. Kjo ndodhi pak më vonë se një vit pasi nëntëmbëdhjetë myslimanë shkatërruar Qendrën Tregtare Botërore dhe sulmuan Pentagonin. Mohammedi është këshilltar i përgjithshëm në Nju Jork i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (KMAI). Për të kuptuar jo vetëm ironinë, por marrëzinë e këtij takimi, shikoni Shtojcën B në faqen 383. 

KMAI ka shprehur interes të madh për çdo diskriminim kundër myslimanëve në Amerikë, por nuk ka bërë asnjë kritikë për myslimanët që rrëmbejnë dhe presin kokat civilëve në Irak, për vrasjen e vazhdueshme të grave e fëmijëve nga myslimanët në Sudan, Indonezi, Nigeri, apo për ndonjë mizori tjetër të përsëritur nga myslimanët në mbarë botën. KMAI ka patur lidhje me grupet terroriste si Hamas, i cili stërvit bombarduesit vetëvrasës dhe përkrah një pushtim mysliman të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë pohon se është një “grup baze për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre” që përkrah “të drejtat e barabarta për të gjithë” përfshi “lirinë e fesë” (43). Mashtrimi i fundit i KMAI-it ishte nisja e një fushate mediatike më gusht 2005 për të bindur publikun amerikan se Islami nuk mbështet dhunën dhe se terroristët nuk janë myslimanë të vërtetë. Tragjedia është se pjesa më e madhe e amerikanëve do të vazhdojnë të besojnë këtë gënjeshtër të përsëritur shpesh. 

A DO TË ZGJOHET PERËNDIMI PARA SE TË JETË SHUMË VONË?

Vetëkënaqësia britanike u trondit në mëngjesin e 7 korrikut 2005 kur, në një sulm të koordinuar terrorist, shpërthyen në mënyrë strategjike katër bomba të fuqishme nga bombardues vetëvrasës të Al Kaedas (tri në metronë e Londrës në pesëdhjetë sekondash nga njëra-tjetra dhe një në një autobus dykatësh pas më pak se një orë) shkaktuan afërsisht gjashtëdhjetë të vdekur dhe të plagosur ishin rreth shtatëqind. Rrjetet e telefonisë celulare nuk ishin në gjendje të mbanin thirrjet e emergjencës. 

E tronditur, gjithashtu, qe besimi në Samitin e G8 të udhëheqësve që takoheshin në Glenglas, Skoci, në atë kohë. Kryeministri Tony Blair nxitoi për në Londër. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj Britanisë që kur një raketë gjermane V2 vrau 131 njerëz në Stepney më 27 mars 1945, afër fundit të Luftës II Botërore. 

Identiteti i njërit prej katër bombarduesve, Mohammad Sidique Khan, ishte zbardhuar tashmë përmes një kompjuteri portativ gjatë një operatori të Al Kaedës arrestuar më gusht 2004 në Lahore, Pakistan. Në mënyrë të pabesueshme, pas vëzhgimit shkurtimit të Khan-it, zbulimi britanik MI5 përcaktoi se ai nuk ishte një kërcënim i pritshëm dhe kështu nuk duhej të vihej nën mbikëqyrje. Për atë kompjuter u tha se përmbante plane për sulme tubash në Londër po ashtu edhe sulme ndërtesash financiare në Nju Jork e Uashington. Në një rast klasik i të shkuarit të punëve keq, të cilin nuk mund t’ia lejojmë vetes në këtë luftë, qeveria amerikane përhapi identitetin e një celule të Al Kaedës në Britani që u zbulua në një kompjuter portativ, duke detyruar policinë në Britani dhe Kanada për të bërë arrestime të parakohshme. Tom Ridge, Sekretari i Sigurisë së vendit të SHBA-së, kërkoi falje, por dëmi i pariparueshëm ishte kryer. 

Dy javë më vonë, ndodhën katër shpërthime të tjera në një sistem transit, por këtë herë ishte vetëm zhurma e kapsollave ndërsa bombat nuk arritën të shpërthenin. Të katër bombarduesit vetëvrasës u rrethuan menjëherë: njëri në Romë, i cili u padit për terrorizëm ndërkombëtar. Megjithatë gatishmëria e Britanisë për të pranuar Islamin si fe paqësore është tronditur me sa duket. Blair, duke iu qepur të njëjtës histori të shqiptuar nga udhëheqës të tjerë të botës, shpalli: «Ne e dimë se këta njerëz veprojnë në emër të Islamit, por dimë gjithashtu se… pjesa më e madhe e myslimanëve këtu dhe gjetiu janë të përmbajtur dhe njerëz që zbatojnë ligjin, të cilët kanë neveri për ata që bëjnë një gjë të tillë…» (44). Çdo mysliman i cili ka neveri një terrorizëm të tillë, i duhet gjithashtu të ketë neveri Muhamedin që ka bërë edhe më keq, po ashtu edhe mijëra udhëheqës myslimanë që kanë ndjekur shembullin e tij që nga ajo kohë. Ata duhet të kenë neveri edhe për mësimet për xhihadin nga Kurani dhe hadithi! 

Fabrika e bombave ndodhej në Leeds dhe eksplozivët u gjetën në një seri shtëpish që u sulmuan në zonat e Leeds-it. Më turbullues ishte fakti se vrasësit apo bombarduesit vetëshpërthyes (tre nga Pakistani, një me prejardhje xhamajkane, fotografitë e të cilëve u morën nga kamerat e mbikëqyrjes) nuk ishin të huaj që kishin pushtuar Anglinë, por vendas, të rinj tërheqës që pëlqenin futbollin dhe kriketin. Rreth tre mijë të rinj britanikë me prejardhje nga Lindja e Mesme janë stërvitur në kampet e Al Kaedës në Afganistan para pushtimit amerikan. 

Asnjë provë tjetër më e mirë nuk mund të jepet për efikasitetit të imamëve, të cilët në xhamitë britanike predikojnë terrorizmin apo xhihadin si një pjesë jetësore e Islamit. As Britania nuk mund të fajësohet se ka filluar të shikojë me dyshim çdo person me lëkurë të zezë nga Lindja e Mesme si një terrorist të mundshëm. Megjithatë, ashtu si Blair, ata nuk ishin akoma gati të përballeshin me të vërtetën rreth vetë Islamit. Sigurisht, Mbretëresha “u trondit shumë” saqë terroristët ishin aktivë në qendër të Londër paqësore e kozmopoletane. Flamuri anglez u ngrit në gjysmë shtizë në Pallatin Mbretëror. A do të bëjë të njëjtën gjë edhe flamuri me yje e viza? 

Sheiku Omar Bakri Mohammed (përmendur më parë, i cili ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur rrëmbyesit e 11 shtatorit dhe i cili ka predikuar urrejtje për vite me radhë kundër vendit që e pranoi si refugjat) ishte betuar në dhjetor 2004 se nëse qeveritë perëndimore nuk do të ndryshonin politikat e tyre, myslimanët do t’u jepnin atyre «një 11 shtator, ditë pas dite». Bakri u largua menjëherë nga Anglia për në Liban, jo para se të shpallte se «nëse ai do të kishte ditur se myslimanët po planifikonin sulme si ai bombardimeve të 7 korrikut në Londër, ai nuk do ta kishte informuar policinë». Ai pohoi se mësimi i Islamit nuk do ta lejonte të tradhtonte myslimanët tek autoritetet: një shpjegim që duhet të ketë rritur ndjenjën e pasigurisë londineze. Sekretari i Shtetit Charles Clarke nxori një urdhër të vonuar parandalimi për Bakrin (i cili duhej të ishte dëbuar me kohë) që të mos shkelte në Angli. Megjithatë KMAI guxon të thotë se ky udhëheqës mysliman, dhe turmat si ai, nuk përfaqësojnë Islamin! 

Ndërkohë terrorizmi islamik, në vend që të zhduket, vetëm duket se po merr vrull. Kjo është e vërtetë edhe brenda Irakut, ku Koalicioni dhe trupat irakiane (që janë myslimanë) kanë luftuar për muaj të tërë për të shtypur këtë vrasje të nxitur nga ana fetare. Një prej incidenteve më të fundit, për shembull, vetëm para se ky libër të botohej për herë të dytë, ishte… 

…seria vdekjeprurëse e bombardimeve vrasëse të një dite të vetme në Bagdad pas disa javësh, edhe pse sulmet vrasëse një nivel më të ulët të vdekjeve ndodh këtu rregullisht…. Dhuna ndodhi ndërkohë që udhëheqësit irakianë rifilluan zhvillimet për bisedime në një moket të kushtetutës së re. Një bombardues me makinë, duke patur si synim policët, shpërtheu mjetin e tij jashtë stacionit të autobusit të Nahdas në qendër të Bagdadit…. Një bombardues tjetër shpërtheu makinën e tij afër spitalit Kindi rreth 30 minuta më vonë ndërkohë që shumë të plagosur po vinin për trajtim… 43 njerëz vdiqën dhe 85 u plagosën…. Në një vend tjetër, gjashtë rekrutë ushtarakë të rinj irakianë u vranë me stil ekzekutimi pasi njerëz të armatosur ndalën furgonin e tyre… [rrugës] një kampi stërvitjeje në Kirkuk (45). 

Kështu tha Fox News më 17 gusht 2005. Por më pak se një muaj më pas, kjo e dhënë u errësua kur sulme të koordinuar vranë më tepër se 190 vetë në Bagdad: 

Kryengritësit besuan se ishin aleatë me grupin e Abu Musab Zarqawi që al Kaeda në Irak vazhdonte të bombardonte në kryeqytet të enjten [15 shtator 2005], duke gjuajtur predha që çoi të vdekurit këtu në më shumë se 190…. Tre makina-bombë në anën perëndimore të kryeqytetit vranë katër punëtorë të postës irakiane dhe 17 komando policë, thanë zyrtarë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Udhëheqësit irakianë dhe amerikanë kanë identifikuar komandot si fronti i Irakut kundër kryengritësve…. Ndërkohë, një polic u vra gjatë një beteje me armë me kryengritësit dhe një tjetër oficer u gjet i prangosur dhe i qëlluar në kokë, thanë agjencitë e lajmeve. Trupat e shtatë njerëzve të paidentifikuar u gjetën në vende përreth kryeqytetit, me sytë dhe duart e lidhur…. Një ditë më parë, të paktën 14 makina-bombë përgjatë Bagdadit vranë më tepër se 160 njerëz, pjesa më e madhe të të cilëve civilë shiitë myslimanë: numri më i madh i të vdekurve në luftë shkaktuar nga sulmet kryengritëse në kryeqytet (46). 

Vrasja e pamëshirë kryehet nga besimi se xhihadi është thirrja më e lartë për çdo mysliman dhe se kryerja e vetëvrasjes gjatë shkatërrimit të sa më shumë “paganëve” të jetë e mundur, është mënyra më e sigurt për në Parajsën myslimane të premtuar nga Muhamedi. Në përpjekjen për të turbulluar qëllimin vrasës të Islamit kundër të gjithë atyre që nuk i nënshtrohen, bombarduesit vetëvrasës vënë në shënjestër civilë të pafajshëm që quhen tani “Operacione Parajsa”. Në faqen e internetit të lajmeve të Al-Xhazirës, një paragraf shkruan: «Ariel Sharon urdhëroi me nxitim ministrin e mbrojtjes, Shaul Mofaz, për të ndërmarrë sulme ndaj lëvizjes së xhihadit islamik, fraksioni ushtarak i të cilës dje ndërmorri “am-ma-li-a al cha-deer-ra”, operacionet parajsa, të cilat vranë pesë izraelitë dhe plagosën dhjetë të tjerë, ose këdo që ishte pranë». Më parë bombardues vetëvrasës janë quajtur “ammaliat in-ta-har-ia-a”: operacione vetëvrasëse (47). 

Ky zhgënjim ushqen këtë lojë vdekjeprurëse. Nëse ai besim do të demaskohej si gënjeshtër që është, nxitur nga një profet i rremë, të ashtuquajturat “Operacione Parajsa” do të ndaleshin. 

Hapi i parë në drejtimin e duhur do të ishte që udhëheqësit fetarë e politikë perëndimorë të ndalnin korrektësinë e tyre politike rreth Islamit si “fe e paqes” dhe të pranojnë e  publikojnë fort të vërtetën: se vetë Islami është përgjegjës për terrorizmin nga myslimanët në mbarë botën. Vetëm atëherë mund të luftohet terrorizmi me ndershmëri, zgjuarsi dhe në mënyrë të frytshme. 

Megjithatë maskimi për të shmangur fyerjet ndaj vendeve myslimane vazhdon të mos pandikohet nga terrorizmi gjithnjë e në rritje. Princi Karl i Anglisë, me gruan e tij sapomartuar, Kamila (Dukesa e Kornuallit), mbërriti në Uashington, më 1 nëntor 2005. «për të bindur Xhorxh W. Bush dhe amerikanët për meritat e Islamit…» (48). Terroristët mund të jenë të sigurt në pamje të parë se pavarësisht se sa shumë njerëz të tjerë të pafajshëm vrasin apo gjymtojnë, Perëndimi do të vazhdojë të besojë se Islami është një fe paqeje që ka marrë një nam të keq nga disa ekstremistë. 

Ata që njohin të vërtetën e tmerrshme le t’i bëjnë thirrje botës perëndimore që refuzon të dëgjojë. Komenti i shkurtër i mëposhtëm nga një luftëtar veteran kundër terroristëve të Islamit na mbarë botën nuk lë të fshehtë zemërimin gurgulues, ngacmimin çmendës, megjithatë vendosmërinë këmbëngulëse për të eliminuar këtë kërcënim për civilizimin: 

Çeçenia ishte dukur gati një pushim. Kishim udhëtuar në zonat e luftimit të Rusisë prej javësh drejt shkretëtirës jugore sudaneze. Vetë lufta e Sudanit ishte më tepër se njëzetvjeçare, duke lënë një trashëgim shkretimi të pakrahasueshëm, njerëz fisnorë të gjymtuar dhe gra të përdhunuara në masë, një nivel i institucionalizuar që krahasuar me përpjekjet më të këqija të Sadam Hysejnit si zona e torturës dhe regjenerimit. Në Sudan skuadra jonë prej pesë vetësh përfshinte veteranë nga njësitë e zgjedhura ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Ndërsa ishim atje, kemi siguruar shërbime shumë të nevojshme sigurie dhe kemi marrë pjesë në çlirimin e më shumë se 3000 skllevërve. Të gjithë këta kanë qenë gra e fëmijë. Fshatarët meshkuj të rritur nuk u morën kurrë: ata ose ishin vrarë në vend gjatë sulmeve apo ishin gjymtuar nga sulmuesit me hanxharë dhe ishin lënë të pengoheshin përgjatë shkretëtirës sa më shumë të mungeshin. Gratë ishin marrë si skllave seksi e pune nga trupat qeveritare dhe nga Fronti Islamik Kombëtar i formuar nga Usama bin Laden (49). 

Verbëria e tmerrshme nga ana e Perëndimit dhe vendosmëria për të mos u përballur me të vërtetën për Islamin ngrihet në nivelet më të larta të naivitetit të arritura ndonjëherë. Aq shumë saqë myslimanët nuk kanë nevojë të fshehin programin e tyre të lig. Faqja e internetit të Hamasit i shpall me guxim botës që refuzon të besojë se tmerri mund të jetë i vërtetë: «Ne jemi një komb që pi gjak dhe… nuk ka gjak më të mirë [më të pëlqyeshëm] se sa gjaku i judenjve». Megjithatë bota perëndimore vazhdon të fajësojë Izraelin se nuk bën “paqe” me armiq të tillë. Rrugës ne hasim zemërimin gjithnjë e në rritje të Perëndisë dhe mbjelljen e farës së vetë shkatërrimit tonë.